Lirohet nga burgu me kusht Ervin Salianji
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirim me kusht ng...

Guvernatori Gent Sejko u bëri sot thirrje bankave tregtare të shfrytëzojnë programet e ofruara nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare për kreditimin e bujqësisë.
Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e diskutimit për nxitjen e kreditimit në sektorin bujqësor, Sejko theksoi se përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi jetike për një vend dhe popullsinë e tij.
Sejko kujtoi edhe njëherë se ky sektor siguron afërsisht 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, Guvernatori nënvizoi se tendencat e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.
“Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët si pasojë e mungesës së ekonomive të shkallës, – i kemi diskutuar në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre problemeve mbeten ende relevante, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre janë drejt zgjidhjes. Megjithatë, edhe në këtë kontekst sfidues, nivelet aktuale të kreditimit për bujqësinë mbeten të ulëta. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare”, tha Sejko.
Sipas tij, Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor, që ofron një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore.
Së fundmi, edhe qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna ndaj sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet kryesore për kreditimin e bujqësisë, kolateralin.
“Në gjykimin tonë, këto dy projekte zhvillimi ofrojnë një platformë solide për të hedhur një hap të ri cilësor përpara në kreditimin e bujqësisë. Megjithatë, suksesi i kësaj platforme varet në një masë të madhe nga përfshirja dhe angazhimi juaj për shfrytëzimin e instrumenteve të saj.
Në aspektin e ngushtë të interesit të bizneseve që ju drejtoni, dëshiroj të theksoj se shkalla e ulët e kreditimit të sektorit bujqësor nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e problemeve që ekzistojnë në këtë proces, por dhe si tregues potencial i kthimit të lartë që mund të siguroni nga investimi në të. Për këtë arsye, ju ftoj t’i jepni bujqësisë vëmendjen dhe ekspertizën që meriton,” tha Guvernatori.
Ai shtoi se në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sektorit bujqësor në sinkron dhe paralel me sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet parë si një element esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.
“Nga ky këndvështrim, si aktorë primarë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit, ju duhet të konsideroni kreditimin e sektorit bujqësor, si një investim me kthim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.
Si aktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore të vendit, mbështetja e sektorit bujqësor duhet të shihet edhe si detyrim moral ndaj Shqipërisë, vendi në të cilin zhvilloni me siguri dhe rentabilitet biznesin tuaj. Përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi të vërtetë jetike për një vend dhe popullsinë e tij”, u shpreh Sejko.
Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë për bujqësinë ra në 6.3 miliardë lekë, nga 6.8 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa pesha e këtij portofoli kundrejt totalit të kredisë për ekonominë u tkurr më shumë në 1.3%, nga 1.6% që kishte qenë një vit më parë./ Revista Monitor
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirim me kusht ng...
Sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvill...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se banka Raiffeisen ...
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryem...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së d...
Një zjarr ka përfshirë një masiv pyjor në Lurë, duke vënë ...
Sot u mbajt Liturgjia Hyjnore për Shën Prokopin, Mbroj...
Sot në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin ...
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka ndarë...
Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për s...
Sot Gjykata e Lartë do të marrë një vendim për kryebas...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau detaje lidhu...
Eksperti i trajtimit të pronave, Valdrin Pjetri u shpreh s...
Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Dukatit n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar sot vendimi...
Kapitulli 27 i negociatave, që përfshin fusha si menaxhimi...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas publikimit të qëndr...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur sot të pa...
Një tjetër produkt ushqimor që tregtohet në Shqipëri ka nj...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me aksionin për li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...