web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej rreth 2 orësh vijon seanca në Gjykatën e Lartë për Veliajn/ Pritet vendimi

8 Korrik 2025, 13:44, Aktualitet CNA

Prej rreth 2 orësh vijon seanca në Gjykatën e Lartë për

Prej orës 12:00 ka nisur seanca në Gjykatën e Lartë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjykata po shqyrton rekursin e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë. Prej rreth dy orësh vijon seanca dhe pritet vendimi nga Gjykata e Lartë.

Kryebashkiaku Veliaj është kapur në 9 raste me korrupsion, është nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, për refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit në Bashkinë e Tiranës, pas hetimeve të SPAK-ut, i cili fillimisht ngriti akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më pas Veliajt iu shtua akuza për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Më tej në 22 maj, një tjetër akuzë u shtua ndaj tij, akuza për “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kjo akuzë e re vjen pasi është arritur në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi pasuri të padeklaruara, të lidhura me çiftin, pranë rezidencës “Kodra e Diellit”, ku ata jetojnë aktualisht.

Në lidhje me këtë rast mosdeklarimi, është regjistruar dhe një akuzë e re për bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa.

Pas kësaj akuze, u njoftua dhe sekuestrimi i vilës së Veliajt të Kodra e Diellit.

Ndërkohë pas zbulimit të datës së seancës për Veliajn në Gjykatën e Lartë ka pasur një fushatë sulmi dhe propagande nga mediat që dirigjohen nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës./ CNA





Lajmet e fundit nga