Sot, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është arrestuar në shkurt të vitit 2025.
Rreth orës 14:00, një njoftim zyrtar ka ardhur nga Gjykata e Lartë ku thuhet se është lënë në fuqi vendimi numër 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, i Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Pra, Gjykata e Lartë ka marrë në SHQYRTIM vendimin e Gjykatës së Apelit të GJKKO-së dhe e ka lënë në fuqi.
E lexuar më thjeshtë. Ka pasur një seancë gjyqësore ku pas rekursit të bërë në Gjykatën e Lartë nga avokatët e zotit Veliaj, ata janë dëgjuar si palë në seancë me pretendimet e tyre, trupa gjykuese ka shqyrtuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit.
Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim që nuk është shqyrtuar apo fjala “lënie në fuqi” thjesht nuk e kanë lexuar.
Gjykata e Lartë kishte një opsion tjetër, i cili mund të ishte mospranimi i rekursit për shkak se rekursi nuk plotësonte kriteret ligjore, por jo.
Gjykata e ka marrë në shqyrtim rekursin, ka dëgjuar avokatët dhe ka vendosur.
Sot kemi të bëjmë me VENDIMIN E KATËRT nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri për Erion Veliajn.
Një shpresë e madhe me një vendim që qartëson fort dhe hedh poshtë zërat abuzues, shërbëtorët dhe mercenarët e Erion Veliajt se në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit nuk është në nivelet më të larta.
Lufta ndaj korrupsionit me vendimin e Gjykatës së Lartë sot shkon në një hap tjetër dhe tregon se Gjyqësori mund të ketë integritet, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë është për t'u falënderuar, megjithëse ata nuk kanë qenë në fakt pre e sulmeve, akuzave, shpifjeve apo fyerjeve si kolegët e tyre në nivelet e mëposhtme të Gjykatave.
Kujtojmë këtu sulmet banale ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili dha vendimin e Shkallës së Apelit, gjyqtarit Erjon Bani, i cili dha dy vendime rresht dhe sulmeve kriminale ndaj tij apo dhe prokurorit të çështjes, Ols Dado.
Gjithsesi, sot jemi përballë faktit që ka një VENDIM TË KATËRT kundër Erion Veliajt që e mban në burg dhe tashmë hapat që priten janë vazhdimi i hetimeve dhe çuarja nga prokurorët në gjykata e 13 akuzave, 9 për korrupsion, 1 për shpërdorim detyre, 1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, 1 për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe 1 për refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe më pas duhet të pritet vendimi për të ecur në shkallët e tjera, për të finalizuar vendimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tashmë Erion Veliaj nuk do të mbahet në burg ashtu siç pretendohet, pa akuzë dhe vendime gjykatash. Të gjithë janë të qartë për tymnajat e ngritura se Erion Veliaj ka një vendim të katërt. Gjykata e Lartë e la në qeli dhe tani duhet të presë që prokurorët të çojnë çështjen në gjykatë për t'u shqyrtuar 13 akuzat ndaj tij.
Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr....
Prej orës 12:00 ka nisur seanca në Gjykatën e Lartë për kr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës me t...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një deklaratë për m...
Guvernatori Gent Sejko u bëri sot thirrje bankave treg...
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirim me kusht ng...
Sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvill...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se banka Raiffeisen ...
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryem...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së d...
Një zjarr ka përfshirë një masiv pyjor në Lurë, duke vënë ...
Sot u mbajt Liturgjia Hyjnore për Shën Prokopin, Mbroj...
Sot në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin ...
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka ndarë...
Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për s...
Sot Gjykata e Lartë do të marrë një vendim për kryebas...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau detaje lidhu...
Eksperti i trajtimit të pronave, Valdrin Pjetri u shpreh s...
Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Dukatit n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar sot vendimi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...