Studimi: I nxehti, një "vrasës i heshtur" në Europë
Ngrohja globale ka trefishuar numrin e vdekjeve nga vala e...

Dy studiot e huaja ligjore, Kasowitz dhe Mishcon de Reya, që ndjekin çështjen ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, kanë reaguar sot pas vendimit të dhënë të martën nga Gjykata e Lartë, që la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndj Veliajt.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokatët ndërkombëtarë pretendojnë se është një vendim pa akuzë.
Ndaj Veliajt rëndojnë disa akuza, 9 nga të cilat për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për shpërdorim detyre, 1 për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe 1 për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
Deklarata e plotë e avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt:
“Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.
Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.
Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.
Daniel Fetterman, një ish-prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:
“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj - pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi - është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha:
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten. Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.
Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:
“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”
Kasowitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj”./CNA
Ngrohja globale ka trefishuar numrin e vdekjeve nga vala e...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Papa Leo i XIV i ka dërguar një letër falënderimi Kryepsik...
Nuk ka zgjatur shumë qetësia në Theth. Pas mbërritjes në z...
Zënia e hapësirave publike në qytetin e Korçës po shndë...
Shefi i Komisariatit të Rinasit, Përparim Dema, është riko...
Rruga e Thethit e bllokuar nga banorët e zonës është lirua...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, n...
Banorët e Thethit, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë da...
Avokatja Brizida Gjikondi tregoi sot se gjyqi ndaj Salianj...
Një nga përfaqësuesit ligjorë të ish-deputetit të PD, Redi...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje nga periudha e dënim...
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operac...
Aksioni i prishjes së ndërtimeve në Theth pasditën e kësaj...
Datat 13- 17 Gusht 2025 rikthejnë Festën e Birrës në Korçë...
Në një editorial të gjatë me lot krokodili dhe në fund me ...
Në një dalje mediatike për gazetarin Ervin Paruca në Syri ...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qëndrimet e tij lidhur me çës...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se prokurorët nuk duhet të fle...
Gazetari Elvi Fundo u shpreh sot lidhur me disa prej proce...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...