
Në dy muaj, debati publik në Shqipëri ka qenë i fokusuar në një drejtim, arrestimi dhe akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ka pasur zëra që SPAK-u e ka bërë shumë mirë punën e tij, ka pasur zëra që ka qenë e dirigjuar nga Edi Rama, ka pasur zëra se Erion Veliaj kishte marrë veten më qafë.
Gjithashtu ka të pakënaqur, ndër analistët publikë, se Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar për këto akuza që tashmë i ka bërë publike SPAK-u, por duhet t’i faturoheshin inceneratorët, “5D” etj. Ka zëra që thonë se akuzat janë shumë të rënda dhe Erion Veliaj rrezikon të qëndrojë shumë vite pas hekurave. Por përtej tyre, le të shohim se çfarë parashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në lidhje me akuzat që SPAK-u i ka ngritur Erion Veliajt. Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, neni 260 i Kodit Penal, është nga 4 deri në 12 vite burg.
Duhet të kemi parasysh se në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kemi të bëjmë me një, por me të paktën 9 raste, thonë vendimet e njëpasnjëshme të gjykatës. Më i fundit, ai i Engert Pëllumbit, tregon edhe rastet e ngjashme të kolegëve të Erion Veliajt, kryebashkiakë, të cilët janë dënuar nga GJKKO. Akuza e dytë është “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, e cila shkon nga 7 deri në 15 vite burg. Akuza e tretë për “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, e cila sipas nenit 324/a të Kodit Penal, Erion Veliaj rrezikon 5 deri në 10 vite burg.
Në rast se do të mblidheshin në mënyrë matematikore, Erion Veliajt në minimum duhet t’i kërkonin nga 16 në 37 vite burg, por nuk bëhet kështu përllogaritja. Pra, nuk merret mbledhja e minimumit dhe maksimumit në kërkesën që paraqitet nga prokurorët në gjykatë, por merren nenet që kanë, merret vepra. Vitet e tjera të dënimit përthithen nga vepra më e rëndë penale.
Erion Veliaj rrezikon me këto tri vepra, që në gjykatë me akuzë, të shkojë me kërkesë nga 7 deri në 15 vite burg. Ky është shpjegimi që japin avokatët dhe juristët në lidhje me tri akuzat, që i janë bërë me dije kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përtej çdo debati, përtej çdo opinioni dhe përtej çdo diskutimi, Kodi Penal është i ftohtë, i ka të mirëpërcaktuara nenet dhe dënimet dhe kryebashkiaku i Tiranës në minimumin e tij, sipas tri veprave penale që ka konsumuar dhe janë bërë me dije, rrezikon nga 7 deri në 15 vite heqje lirie.
Në rast se do të dënohet nga gjykata, sipas këtyre tri neneve të Kodit Penal, që janë bërë tashmë publike. Më i rëndi është ai i “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, që ka dhe vitet më të mëdha të dënimit, që mesa duket qartazi do t’i paraqiten në gjykatë kryebashkiakut të Tiranës./ CNA
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel...
Prokuroria e Përgjithshme, KQZ dhe prezenca e OSBE-së kanë...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me përfaqësue...
MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen ...
Dy intelektualë të kalibrit të lartë janë përleshur në një...
Për muaj me radhë mediat kanë publikuar detaje nga dosja e...
Operacioni stërvitor ndërkombëtar “Flood North Albania”, s...
Prej ditës së martë është zbardhur vendimin i plotë i gjyq...
Si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posa...
Mediat e komanduara nga Erion Veliaj dhe të paguara nga vë...
Në përgjimet e publikuara nga CNA për bisedat e kryebashki...
CNA ka siguruar vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Apel...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbardhur të plotë vendimin ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Programi i BERZH-it “SME Reboot”, i cili u prezantua sot n...
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit...
CNA ka siguruar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 13 M...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
CNA pas publikimit të përgjimeve ndaj kryebashkiakut Erion...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...