
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që janë bërë publikë nga një linjë e vetme politike, fillesa e tyre është Aleanca Kuqezi. Të dy kanë qenë drejtues në këtë parti, në atë kohë e themeluar nga Kreshnik Spahiu.

Ishin të rinj dhe gjithçka ka filluar pas viteve 2010, pra rreth 15 vite më parë. Të rinj apo të vjetër, nuk ka të bëjë me moshën, nuk ka të bëjë vetëm se kur kanë hyrë në politikë, por dhe me sjelljen.
CNA shpesh ka qenë kritike ndaj Lapajt për qindra mijëra apo miliona eurot, për një fushatë kudo në Europë, aktivitete, shpenzime, të cilat ngrinin shumë pikëpyetje. Salla që kushtojnë nga 5 apo 10 mijë euro ora, hotele, avionë, shpenzime deri përtej oqeanit, në SHBA apo Kanada, totalisht të padeklaruara apo të thëna fiktivisht me shifra dhe vlera, që janë krejtësisht të pabesueshme.
Më tej Endri Shabani që shfaqet si kryetar i një partie, e cila s’ka bërë kurrë zgjedhje. Partia fillimisht ka nisur si një faqe në rrjetet sociale të një xhepisti, ish-hajdut i LSI-së, i cili më pas nuk u shfaq më, la atje Pano Sokon dhe Endri Shabanin, i cili kishte ardhur nga Aleanca Kuqezi.
Ndërsa Lapaj themelonte “Shqipëria Bëhet”. Dy lëvizje që në opinionin publik njiheshin si opozitë e re, si njerëz me integritet, të rinj, do të sillnin një mentalitet ndryshe.
I pamë qesharakë gjatë fushatës, po, po, qesharakë. Shqiptarët thanë si janë renditur këta në lista, pse nuk kanë vënë emrin në krye, pse nuk udhëheqin këta vetë, pse nuk hedhin një short, kush është i pari e kush i dyti, Shabani me Lapajn, sepse deklaronin që do të merrnin më shumë se 70 mandate apo nuk do të kishte qeveri Rama pa mandatet e Nismës “Shqipëria Bëhet”. Njëherë thoshin që do të qeverisnin vetë, pastaj thoshin që do të ishin ata që do të mbanin Ramën në pushtet.
Tani së fundmi janë katandisur si klounët e cirkut, sharlatanë dhe palaço politikë, që po zihen se kush do të marrë vendin në Parlament. Siguruan vetëm një mandat në Tiranë, nuk mundën të merrnin kund tjetër.
Një parti pa bosht, dy individë të dirigjuar, të cilët vinin nga e njëjta parti, qëllimi i qartë: të dëmtojmë opozitën. Kuptohet nuk ishin vetëm këta të dy, kishte dhe rryma të tjera që morën nga 150 mijë deri në 200 mijë vota në total, duke i dhënë një goditje të madhe Partisë Demokratike, opozitës reale në Shqipëri, asaj të vërtetës, që përtej votave që i kanë marrë këta klounë politikë, ka përgjegjësi edhe më të mëdha për atë rezultat që ka marrë.
Le të qëndrojmë te këto dy personazhe, Lapaj dhe Shabani, të cilët prej ditësh po bëhen qesharakë me kërcënime, sharje e fyerje. Këta që nxirrnin video kur njerëzit pyesnin pse nuk janë në krye të listës, dhe qeshnin, talleshin me njerëzit.
Pano Soko dhe Adriatik Lapaj, përpara 11 majit
Thoshin kemi vënë njerëzit dhe kushërinjtë tanë se ne jemi të sigurt, do të marrim kaq shumë mandate. Kjo tregon injorancë politike, diku të paditur, sikur dhe me qëllim. Sot po i shohim të bëhen të pështirë në opinionin publik, njëherë me dajën, njëherë me kushëririn. Dikush jep dorëheqjen nga dorëheqja, dikush nuk jep dorëheqjen. Deklarojnë se kanë bërë marrëveshje, “unë jam i pari, ti je i dyti, pse ta marrësh ti, kur mund ta marrë ai”.
Këta janë, me këtë mentalitet. Janë po aq të vjetër, nuk kanë ndonjë ndryshim, nga cila pjesë të duash e vjetruar ta quash, e opozitës apo e pushtetit zullumqar të Edi Ramës, që ka mbushur burgjet plot me ministra dhe zyrtarë. Të njëjtin mentalitet kanë edhe këta. Nuk kanë ndonjë qëllim të madh, të vijnë në pushtet se e duan Shqipërinë.
Shihni si sillen, tani që janë askushi, imagjinoni të kishin marrë pushtetin. Rama do t’u dukej shqiptarëve një lule, kurse këta do të ishin qershia mbi tortën e zullumeve, skandaleve, paaftësisë që shqiptarët e lexuan duke mos i votuar masivisht, por duke i lënë me një mandat për të parë, për të njohur në detaje fytyrën e tyre të vërtetë, mentalitetin e tyre të vjetruar, jo vetëm egoizmin, por diletantizmin e tyre.
Delirancën “ç’fluturon hahet” dhe këta të zgjuarit e botës, që do të tërhiqnin zvarrë shqiptarët me fjalë e broçkulla, me mitingje e takime, të cilat tani kanë përfunduar në një sherr banal, një sherr publik për një mandat deputeti, i cili në fakt nuk duhet të shkojë as në duart e Shabanit, as në duart e Lapajt, por kushdo që është në listën e mbyllur e meriton të jetë në Parlament sepse është më qytetar, me mentalitet më racional, më i vërtetë sesa këta dy klounë politikë, që çdo ditë po i shohim se sa u vlen lëkura.
Janë thjesht dhe vetëm një hiç./ CNA
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...