
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar në vend. Shpesh nga kritika normale e jonormale.
Por, përtej atyre që kanë pakënaqësi apo shohin se prokurorë të caktuar të këtij institucioni hedhin në erë apo kërkojnë që të mbyllin hetime në lidhje me afera korruptive. Ata që duan të mbyllin hetimet për inceneratorët apo për ministrin Ilir Beqja që nuk e përfshinë në hetim e të tjerë prokurorë, që në fakt është rasti për të thënë se pyll pa derra nuk ka. Do të gjenden patjetër njëzet persona flirtues me pushtetin, të adhurueshëm prej korrupsionit.
Por le të shikojmë listën kryesore të armiqve të SPAK-ut, edhe pse ky institucion ka tashmë armiqtë e duhur.
Ka armiqtë e duhur sepse jo pa qëllim shqiptarët e mbështesin në mazhorancë, jo vetëm si institucion, por edhe kreun e tij, Altin Dumani. Edhe në sondazhe. Mjafton të flasësh me qytetarët, të diskutosh, t’i dëgjosh dhe qartazi kupton se mbështetja ndaj institucionit dhe lufta që po i bëhet korrupsionit nga një pjesë tjetër prokurorësh, ndoshta nga shumica prej tyre apo lufta që i bëhet krimit, ka mbështetjen më të gjerë në shumicën absolute të shqiptarëve.
Nga të parët armiq është Sali Berisha. Ai sot drejton opozitën dhe mori një rezultat shumë të dobët nga zgjedhjet e fundit. E sulmon prej vitesh institucionin, megjithëse ka qenë po SPAK-u që ka çuar në bankën e të akuzuarve apo ka ndaluar, apo ngritur akuzë, që nga zëvendëskryeministri, ministra, zyrtarë bashkish, e të tjerë. Berisha nuk e pa asnjëherë SPAK-un si aleat, por gjithmonë qëndroi kundër tij.
Armiku i dytë është Ilir Meta, i cili shtoi edhe akuzat ndaj ish-bashkëshortes në lidhje me këtë institucion. Ilir Meta ndodhet pas hekurave, me akuzë nga ky institucion. Janë kryer hetime. Vazhdon të mbetet armiku më i madh i SPAK-ut. Edhe ky në opozitë, në parti me një thes me vota. Tani, pas betejës me SPAK-un, është katandisur të ketë mbështetje politike sa një furgon me pasagjerë.
Armiku i tretë që u shfaq së fundmi është Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza nga ky institucion, ku prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë zhvilluar hetime dhe kanë siguruar një dosje voluminoze për akuzat që kanë ngritur ndaj Veliajt, i cili edhe pse në burg, vazhdon të qëndrojë në detyrë.
Armiku i katërt është Mero Baze. Këtij i bashkojmë edhe një pjesë shantazhuesish e kërcënuesish të tjerë ndaj një institucioni, të cilët u shfaqën si armiq të SPAK-ut, njësoj si Sali Berisha, njësoj si Ilir Meta, njësoj si Erion Veliaj, menjëherë pasi ky i fundit u arrestua nga SPAK-u pas një periudhe gati njëvjeçare hetimesh.
Të gjithë janë njësoj!
Këtij grupi iu bashkua edhe Edi Rama në një moment të caktuar, por duke i përzgjedhur akuzat, duke mos e bërë në grup ndaj institucionit, por prokurorit Ols Dado, që kishte kërkuar në gjykatë së bashku me Dumanin arrestimin e Veliajt.
Ndryshe nga këta më sipër, Edi Rama bëri një reflektim, e mbështeti institucionin, e mbështeti vetë Dumanin dhe e mbështet reformën në drejtësi, duke i qëndruar këtij parimi, por në këtë pikë ka përballë Berishën, i cili akuzon se e ka “kapur” SPAK-un.
Deri këtu mund të themi se tashmë SPAK-u ka armiqtë e duhur.
Të gjithë këta SPAK-u i ka kundër, por ka me vete shumicën e shqiptarëve. E në rast se dikush mërzitet sepse kërkon që politika të përdorë instrumente dhe komisione alla-Fatmir Xhafaj, për të goditur këtë institucion apo instrumente të tjera nëpërmjet gjyqtarësh e prokurorësh me ankimime vendimesh apo interpretime, thjesht dhe vetëm tregon se është përpëlitje individësh, të cilët nuk do të munden dot kurrë të pranojnë se mund të ketë një institucion të pavarur, mund të ketë një strukturë prokurorësh të posaçëm, ku shumica e tyre mund të jenë të pavarur, të jenë profesionistë, dinjitozë dhe të bëjnë një luftë të vërtetë ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Dhe fakti që të gjithë këta armiq të mësipërm janë armiqtë e duhur për SPAK-un dhe pa asnjë diskutim sepse përveçse janë armiq të luftës kundër korrupsionit, duken edhe armiq të luftës ndaj krimit dhe rezultateve që ka SPAK-u, të cilat të gjithë armiqtë e duhur të SPAK-ut nuk i pranojnë dot!/CNA
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...