web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori që nuk heton inceneratorët

NDRYSHE NGA ÇDO MEDIA NË SHQIPËRI, që me të drejtë SPAK-u shumicën e tyre i ka akuzuar për shantazh, për presion etj., CNA ka luajtur një rol shumë pozitiv dhe mbështetës ndaj SPAK-ut, ka dhënë një vlerësim maksimal jo vetëm për drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumanin, i cili ka një tjetër frymë dhe ritëm me hetimet për grupet kriminale, politikanët etj., por për gjithë trupën e SPAK-ut. Gjithashtu jemi treguar dhe kritikë të drejtpërdrejtë për çështje të caktuara, që nga i pari tek i fundit, por gjithmonë duke pasur një parim, atë se si duhet të jetë STANDARDI dhe qasja që duhet të kenë prokurorët në procedurat e tyre hetimore. Nuk mund të ndodhë që një prokuror i ka ca të nënës dhe ca të njerkës. Nuk mund të ndodhë që një prokuror i çon hetimet deri në fund dhe tjetri i lë përgjysmë. Shembujt janë, ndaj dhe ne themi që janë të paaftë, të korruptuar apo çfarë? Shembull kemi Edvin Kondilin në rastin e Ilir Beqjës, nuk e çoi deri në fund hetimin, nuk pati kurajë, por e ktheu gjykata dhe i tha heto në këtë drejtim. Kondili e kishte mbyllur njërin sy dhe njërin vesh. Kemi folur për Dritan Prençin, pasi e kemi mbështetur pafund. Ka pasur gjithë kohën në dispozicion të hetojë çështjen e inceneratorëve, sidomos Tiranën e Fierin që janë gropa 165 milionë euro ndoshta dhe më shumë. I kemi vënë në dispozicion çdo dokument që na ka kërkuar, ka në dosje mijëra faqe materiale, e-mail-e, dokumente, fakte, prova, shkresa përcjellëse mes palëve. Dritan Prençi nuk ka nevojë të gjykohet nga ne, por e gjykojnë gjithë shqiptarët se po e zhbën çështjen e inceneratorëve, nuk po e heton. Ka gjetur Lefter Kokën dhe e ka futur në një cep dhe gjithçka ia lë atij, ndërkohë që Erion Veliaj thotë inceneratorin e kam kërkuar unë. Kërkesa është e imja, përgjegjësia është e imja, ndërsa Dritan Prençi nuk e sheh. Jo vetëm kaq, por edhe mediat që kanë marrë para, pasi ato para janë të shqiptarëve dhe Dritan Prençi duhet t’i gjejë, përgjegjësit duhet të shkojnë para drejtësisë dhe të bllokohen llogaritë bankare, paratë duhet të kthehen në buxhet. Dhe, jo vetëm kaq. Dritan Prençi nuk gjen pronat, apartamentet, pasuritë e paluajtshme që njerëzit e inceneratorëve i kanë marrë me klering. Këtë nuk bën Dritan Prençi. Edhe ne si media jemi treguar mjaft të kujdesshëm, e kemi mbështetur dhe tani po sjellim me fakte rast pas rasti atë që një prokuror bën sikur nuk sheh dhe sikur nuk dëgjon. Dritan Prençi nuk është shurdhmemec. Tani është i paaftë apo i korruptuar këtë ne nuk dimë ta themi. Fakti që dosja hetimore e inceneratorëve është bërë copash dhe nuk po çohet deri në fund siç duhet, tregon jo pak për standardin e prokurorëve të SPAK-ut. Dritan Prençi nuk afrohet fare me standardin e Altin Dumanit, por duket si një jurist i ndërmarrjeve të kooperativës në kohën e diktaturës.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi?

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Dritan Prençi

Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish prokurorin e SPAK-ut, Dritan Prençin.

Një njeri që për më shumë se 7 vite qëndron mbi dosjet e inceneratorëve. Ne kemi sjellë fakte, prova, kemi thënë a e shikon këtë dokument, a e shikon këtë dosje.

Dritan Prençi është një nga prokurorët e SPAK-ut si shumë të tjerë që ne i kemi mbështetur vazhdimisht, por kur faktet, dokumentet, dosjet dhe materialet na tregojnë se ka problematika, atëherë lindin disa pyetje, lindin disa dyshime.

Është prokuror i paaftë, është prokuror i korruptuar apo çfarë po ndodh me të?

Dosja e inceneratorëve është dosja e shekullit.

Dritan Prençi e kishte në dorë të tregonte sa profesionist ishte, si hetohet, si investigohet, si zbulohet korrupsioni, sepse hetimet e tij nuk fillojnë thjesht me inceneratorin e Tiranës, por nisin që në Fier.

Dhe, nga Fieri në Tiranë, nëpërmjet personave të njëjtë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, dhe lidhjeve të tyre politike, klienteliste dhe korruptive, nëpërmjet asaj që në fakt para dy vjetësh u quajt grupi i strukturuar kriminal, ku mungojnë shumë emra.

Dritan Prençi deri tani ka marrë në akuzë dhe ka hetuar disa zyrtarë, nga nivelet e ulëta, pra njësitë e zbatimit të projektit, zyrtarët e poshtëm deri te Lefter Koka, të cilin e kanë bërë si një dardhë boksi për gjithçka, a thua se ishte Lefteri personi përgjegjës për çdo gjë sepse ishte në një ministri që nuk kishte fonde për të tilla koncesione që shkojnë në qindra miliona euro.

Vetëm koncesioni i projektuar i Tiranës në 30 vite do të merrte nga qeveria shqiptare 300 milionë euro, iu shtuan qindra miliona euro të tjera nga depozitimi i mbetjeve të Durrësit, pa shkuar më tej te të ardhurat që do të vinin nga prodhimi i energjisë, nga shitja e materialeve të riciklueshme etj.

Në pak vite rreth 130 milionë euro mori kompania ?IEBV?, kompani kjo e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, e cila mori një koncesion dhe dokumentet Dritan Prençi i ka në të gjitha gjuhët, nga Holanda, në dokumente zyrtare në guaska, në Tiranë te përfituesit, me lidhje direkte dhe indirekte.

Një hetim që po zgjat dhe nuk ka kokë, e në rast se Dritan Prençi mendon se koka mbetet Lefter Koka ky është një hetim që nuk do të mbyllet kurrë, pasi media nuk do të ndalet, ne të paktën do të vazhdojmë dhe do të denoncojmë, se nuk mundet që përgjegjës të jetë një ministër, i cili nuk kishte buxhet. Ai mund të ketë gjynahet e tij, fajet e tij, korrupsionin e tij, por kjo është pjesë tjetër.

Deri më tani përqendrimi është Lefter Koka.

Por kush janë të tjerët?

A e bënte dot Lefter Koka pa Erion Veliajn, të cilin e kemi në shkresa që jep miratim në kundërshtim me ligjin dhe me fakte e prova të tjera për shkak se ai është përfituesi dhe ai duhet ta menaxhonte landfillin e Tiranës, në të cilin nuk ekziston inceneratori dhe është në prag të një katastrofe mjedisore. Kështu, zoti e ruajttë Tiranën sepse me atë që ndodhi në Elbasan gjithçka duket si një skenar shumë i frikshëm.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Shkresa e Erion Veliajt

Dhe, përgjegjës për këto situata është dhe vetë prokurori, i cili e ka zgjatur hetimin dhe në fund na ka sjellë dy-tre emra.

Nuk kemi ndonjë ndryshim të madh nga Elbasani, Fieri etj.

Dritan Prençi po fle mbi dosje.

Duket se i ka fikur dritat dhe e ka futur dosjen në errësirë.

Ne i kemi sjellë dokumente dhe fakte që ai i di, i ka aty brenda dhe ende nuk janë çuar në gjykatë si prova, ende nuk ka njerëz të tjerë nën akuzë. Dhe, kur Erion Veliaj merret nga kolegët e tij pas një hetimi të shpejtë me 14 akuza për 4 vepra të rënda penale, Dritan Prençi hesht.

As nuk e sheh minimalisht shpërdorimin e detyrës të Erion Veliajt.

Ndaj dhe shtrohen pyetjet: Është i paaftë?

Po si mund të jetë i paaftë dikush që ka dosjet e dokumentet dhe i lexon?

A është i korruptuar? Kush e ka kapur Dritan Prençin?

Në media janë ngritur aludime, akuza se është takuar me kryebashkiakun e Tiranës.

Ka akuza në publik se ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm, oligarkë. Por këto le të ngelen në kuadër të fjalëve, ama ku janë veprat e Dritan Prençit?

A është i paaftë apo i korruptuar,  sepse nuk u ka shkuar deri në fund hetimeve për të zbardhur deri në fund skemat përfituese. Sepse janë me mijëra katrorë sipërfaqe pronash të paluajtshme, të cilat Dritan Prençi nuk i ka sekuestruar dhe ne po sjellim një rast që e kemi raportuar sot.

Si ky janë me dhjetëra që janë para të paguara nga qytetarët që më pas të hapeshin gropat, të depozitoheshin dherat dhe të përfitonin pasuri të paluajtshme dhe para pa fund Mirel Mërtiri me Klodian Zoton dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Çfarë është Dritan Prençi në të gjithë historinë e hetimit të inceneratorëve? Ai që po i vë kapakun pusetës apo ai që po bën drejtësi?

Drejtësi me copa dhe të pjesshme nuk ka. Sidomos po nuk u gjetën paratë dhe po nuk u ndëshkuan bashkëpunëtorët, sepse historia do të përsëritet. Po nuk mori përgjigje media, ata që u korruptuan dhe morën miliona eurot e shqiptarëve, të cilat duhet t?i kthehen buxhetit të shtetit, nga kushdo që janë vjedhur, me çfarëdolloj skeme, nga çdo lloj kompanie, qofshin edhe mediat më të mëdha apo biznesmenët më të fuqishëm në vend.

Atëherë Dritan Prençi do ta kishte bërë detyrën e tij, por në këtë rast nuk e dimë çfarë është, prokuror apo çfarë?

Deri tani ka ngelur në kuadrin e një njeriu që nuk po bën as më shumë, as më pak, thjesht dhe vetëm po e zgjat në pafundësi hetimin e çështjes së inceneratorëve, e cila në fakt skemën e ka mjaft të mbyllur. Dokumentet Dritan Prençi i ka në dosje, por nuk vepron. Ndoshta dhe nga frika apo paaftësia, por e vërteta është se Dritan Prençi ende nuk i ka dhënë përgjigjen përfundimtare dhe nuk i ka vënë kokën dosjes më famoze, më skandaloze dhe më korruptive si ajo e inceneratorëve.

Edhe pse Elbasanit po i del tymi i zi, Dritan Prençi nuk po u nxjerr dot tym të bardhë hetimeve për Tiranën./ CNA

11 MUAJ ME PARE

Afera e inceneratorëve/ Dokumenti, zbulohen miliona euro pasuri të paluajtshme

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Foto ilustruese

Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga më të diskutuarat dhe të denoncuarat nga mediat në Shqipëri, megjithëse ka dhe media të përfshira në korrupsion dhe skandale me kompanitë, të cilat zhvatën buxhetin e shtetit dhe nuk e ndërtuan më kurrë inceneratorin imagjinar të Tiranës.

CNA, ashtu siç ka premtuar, sot do të vazhdojë t?i rikthehet kësaj çështjeje deri ditën kur hetimeve t?u shkohet deri në fund me seriozitetin që duhet dhe përgjegjësinë ligjore e transparencën që kërkon çdo qytetar.

SKEMA E DHERAVE

Kompania e inceneratorit të Tiranës nuk përdori thjesht një instrument, pra: marr paratë nga qeveria, vendos fondet e mia, ndërtoj inceneratorin dhe me këto të ardhura gjeneroj disa fitime. Jo!

Mori një kontratë shtesë, e cila shkoi në pak vite 60 milionë euro, e firmosur nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, shumica e të cilëve vazhdojnë të jenë të lirë.

Këtë kontratë nuk e firmosi Erion Veliaj, ua ka lënë vartësve të tij, të cilët u kthyen në shërbëtorë të kompanisë ?IEBV? të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me mjete të marra me qira nga kompania e inceneratorit te Blendi Gonxhja.

Këto mjete i përdornin Policia Bashkiake dhe strukturat e Bashkisë së Tiranës për të ndjekur nga pas kompanitë e ndërtimit, bizneset, për të kapur dherat dhe për t?i çuar në landfill me pagesë dhe më pas bizneseve kur u duhej mund t?i merrnin sërish duke paguar për herë të dytë.

Në këtë skemë kompania e inceneratorit të Tiranës, përveçse rreth 60 milionë eurot e deklaruara sipas bilanceve në QKB apo përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, rezulton të ketë një mënyrë tjetër përfitimi, që në fakt prokuroria dhe në veçanti prokurori Dritan Prençi duket se e kanë anashkaluar dhe nuk e kanë çuar deri në fund.

DOKUMENTI/ KONTRATA MES ITS-së dhe KOMPANISË LLANAJ NDËRTIM

Ne sot po sjellim një kontratë. Një kontratë të shoqërisë ?Integrated Technology Service?.

Kjo kontratë është lidhur me palën tjetër, shoqërinë ?Llanaj Ndërtim?. Bëhet fjalë për një objekt në rrugën ?Isuf Myzyri? në kryeqytet.

Por çfarë na thotë kjo kontratë?

Kjo kontratë na sqaron gjithçka, edhe për lexuesin më të thjeshtë, në nenin numër 2, ku objekt nëpërmjet kësaj kontrate, që është pala 2, është kompania ?ITS? e Klodian Zotos, e cila merr përsipër pagesën hyrëse për depozitimin e mbetjeve të tipologjisë dhera që kompania ?Llanaj Ndërtim? do të gjenerojë nga hapja e gropës në rrugën ?Isuf Myzyri?.

Sipas këtij neni të kontratës dhe referuar lejes së ndërtimit këto dhera do të çohen në zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë duke rënë dakord për një sasi maksimale prej 85 mijë tonë dherash.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
KONTRATA MES ITS DHE KOMPANISE LLANAJ NDERTIM

Gjithçka është e qartë. 85 mijë tonë dhera i merr përsipër ?ITS? e Klodian Zotos që i çon, i depoziton tek ?IEBV?, pra te landfilli i Tiranës, aty ku duhet të ishte inceneratori, sërish kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Por në këtë rast, në këtë kontratë nuk ka një pagesë, pra nuk ka para të gjeneruara, por ka prona të paluajtshme.

Sipas kësaj kontrate është përcaktuar se do të marrë për sasinë e dherave prej 85 mijë tonësh të apartamenteve me sipërfaqe 500 metër katrorë sipas planimetrive bashkëngjitur kontratës që ne po i sjellim më poshtë.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
KONTRATA MES ITS DHE KOMPANISE LLANAJ NDERTIM, PAGESA ME KLERING 500 m2 SIPERFAQE

Janë apartamente të tipologjive të ndryshme, që variojnë nga 58-60-66 metër katrorë etj.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria
Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria
Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria

Si ky rast ka me dhjetëra të tjera që janë direkt fillimisht nga ?IEBV?, pra kompania e landfillit të Tiranës e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me kompanitë e ndërtimit dhe indirekt, pra nëpërmjet të tretëve.

Nuk është vetëm ky rast me kompaninë ?Llanaj? që ne e sjellim si shembull, pra janë 500 metër katrorë pasuri të përfituara nga kompania e landfillit të Tiranës, të cilat në fakt SPAK-u si këto dhe shumë të tjera duhet t?i kishte sekuestruar për të kthyer te qytetarët shqiptarë miliona e miliona euro.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria
Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria

Flasim për zona ndërtimi ku çmimi tani shkon rreth 2000-2500 euro.

Pra, flasim për 500 metër katrorë që sot kushtojnë 1 milion e më shumë euro për shtetin shqiptar, të cilat mund të përdoreshin për të strehuar të pastrehët, mund të përdoreshin për zyra, për gjithçka që ka nevojë shteti.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Tipologjia e apartamenteve, planimetria

Mund të shiten dhe paratë të kthehen në buxhet, t?u kthehen qytetarëve, sepse atyre u janë vjedhur.

Ato 85 mijë metër kub dhera që janë faturuar janë paguar nga ata që e kanë blerë atë pallat, pra në kostot e ndërtimit të tij dhe lekët janë futur si pasuri e Klodian Zotos dhe ?ITS?-së.

Nuk është vetëm ?ITS?-ja që ka këtë përfitim. Janë disa kompani, të cilat janë të lidhura direkt me ?IEBV?-në, kompaninë e landfillit të Tiranës, e cila ka fituar koncesionin 30-vjeçar, që bëjnë kontrata me biznesin. Shkojnë hapin gropat, i marrin dherat dhe i çojnë te landfilli i Tiranës dhe nuk marrin para, por marrin pasuri të paluajtshme, marrin sipërfaqe ndërtimi.

Këtu ka disa kompani të përfshira, ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të përfshirë, janë të përfshira strukturat e Policisë Bashkiake, të cilat dhe mënyrën se si funksiononte ta tregojnë rëndom, një polic i thjesht i bashkisë, një shofer që ka ndjekur dje me makinë rrugëve kamionë me dhera, një inspektor i mjedisit i Bashkisë së Tiranës.

HETIMET PËR INCENERATORËT NUK KANË SHKUAR ATY KU DUHET

Ky është rasti për të thënë se hetimet e inceneratorëve nuk kanë shkuar deri atje ku duhet, nuk kanë shkuar dhe tek asetet e pronat që kanë fituar Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe të tjerë, jo vetëm nga kjo skemë, por dhe skema të tjera, të cilat janë në dosje.

Nga kjo skemë janë mijëra e mijëra metra katrorë sipërfaqe apartamentesh, dyqane, pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga të tretë për llogari të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në skemën e depozitimit të dherave.

Kjo është një dosje e provuar tashmë, por kështu në këtë lloj forme mund të gjenden pasuri të tjera pa fund, të cilat janë në dosje të ?ITS?-së, janë në dosje të ?IEBV?-së, dosjet e kompanive të tjera, për të kthyer te qytetarët miliona e miliona euro pasuri të paluajtshme, për t?i kthyer shtetit një pjesë të parave që iu vodhën.

Dhe ky është një fakt tjetër që ndodhet pjesërisht në dosjen e inceneratorëve dhe ende nuk i është shkuar në fund.

Dhe këto prona ndoshta vazhdojnë të ushqejnë grykësinë, korrupsionin dhe hajdutërinë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve./ CNA

1 VITE ME PARE

Ato që nuk sheh Dritan Prençi.../ Blendi Gonxhja, në dosjen e inceneratorëve

Prokurori që nuk heton inceneratorët

Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në politikën shqiptare, aktualisht ai është ministër. U rehabilitua në politikë duke u bërë drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së.

Gonxhja vinte në politikë si student dhjetori, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Njeriu që shkaktoi përmbytje dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi, përkundrazi, iku në Greqi dhe filloi aktivitetet, bizneset e tij, megjithëse nga pas la një Tiranë të përmbytur me miliona e miliona euro dëm.

Por le të kthehemi sot.

Blendi Gonxhja është njeriu më i votuar i PS-së.

Kujtdo që ia thua habitet. Me diferenca të thella, CNA i ka raportuar që nga lidhjet me grupet kriminale në Vorë, në Tiranë e kudo.

Blendi Gonxhja është një personazh shumë kompleks, që tentakulat e tij shkojnë sa te politika, te biznesi, te thesi i votave të lidhura me krimin.

Ai është edhe në një dosje tjetër, në dosjen e inceneratorëve, që nuk e sheh dot Dritan Prençi, prokurorit të cilit ditë pas dite ne i kemi nxjerrë dhjetëra fakte, prova e dokumente për inceneratorin e Tiranës, për mediat, siç është rasti i ?Top Channel?, por edhe për politikanët siç është rasti i Blendi Gonxhes, apo dhe të tjerë.

BLENDI GONXHJA KËRKON QË TË BËHET GATI PËR NJË BETEJË TË MADHE

Cila është beteja e madhe e Blendi Gonxhes?

Kjo që themi nuk është e rastësishme, por e ka shkruar pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve vetë Gonxhja në grupin e tij të ngushtë që përdor për komunikim në rrjete sociale.

?Kjo ishte një fitore. Përgatituni për një garë edhe më të madhe?.

Në fakt, garat e mëdha mund të jenë dy.

Një, gara për Bashkinë e Tiranës, ku ndoshta ka mprehur dhëmbët, dhe gara e dytë është ajo që duhet të ketë me SPAK-un dhe me prokurorin Dritan Prençi, i cili fatkeqësisht ?fle? mbi dosjen e inceneratorëve.

PSE THEMI FLE DHE KU QËNDRON BLENDI GONXHJA?

Blendi Gonxhja është drejtpërdrejt te kompania e inceneratorëve me një skemë shumë të qartë. 

CNA ka treguar se si kompania e familjarëve të Blendi Gonxhes ka dhënë makina me qira për inceneratorin e Tiranës, për kompaninë ?Integrated Energy? të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. (LEXO KETU)

Gjithçka në letra duket korrekte.

Kompania e inceneratorit të Tiranës shkon te kompania e Blendi Gonxhes, merr disa makina me qira dhe lekët i paguajnë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.

Por nuk është kaq e thjeshtë?

Çfarë ka ndodhur?

Janë marrë dhjetëra makina me qira nga Mirel Mërtiri te Blendi Gonxhja dhe këto mjete janë dhënë në zgjedhjet e 2021-shit për fushatë të PS-së dhe në përdorim të Bashkisë së Tiranës.

CNA sjell dhe fakte për pagesat e kryera nga janari deri në korrik të vitit 2021 për dhjetëra mjete të dhëna me qira nga kompania ?Albarent?, për kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA, ortake me 100% të aksioneve dhe pronare e "Albarent" është Elda Gonxhja, bashkëshortja e Blendi Gonxhes.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Dokumenti që tregon pronësinë e "Albarent"

Të dhënat tregojnë se, në një periudhë 7 mujore nga Janari në Korrik të vitit 2021, Gonxhja ka marrë rreth 73 milionë lekë nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Pagesat e kompanisë së inceneratorit të Tiranës për kompaninë e Blendi Gonxhes

Duhet të theksojmë se, kompania e Blendi Gonxhes ka marrë rreth 73 milionë lekë në një periudhë nga Janari në Korrik 2021 ndërkohë që aktiviteti i inceneratorëve fillon nga viti 2014 dhe deri në kohën kur SPAK ka bërë veprimet dhe ka shpallur në kërkim njerëzit e inceneratorëve nuk e dimë se sa mund të jetë paguar Blendi Gonxhja nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

FAKTE TË TJERA

CNA e ka nxjerrë me fakte se si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto i jepnin Bashkisë së Tiranës mjete në përdorim pa marrë asgjë pas.

Këto mjete, që në shërbim të Policisë Bashkiake dhe strukturave të tjera të Bashkisë së Tiranës, shkonin dhe ndiqnin nga pas bizneset dhe mbikëqyrnin rrugët për të ruajtur kamionët e dherave atje ku kishte kantier ndërtimi, për t?i çuar në landfill.

Pra, kompania e inceneratorit të Tiranës, ?Integrated Energy?, merrte mjetet te Blendi Gonxhja duke paguar lekët, ia jepte bashkisë pa asnjë kosto dhe bashkia vinte vërdallë në Tiranë, kapte bizneset që të çonin dherat.

Të ardhurat nga ky biznes për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton shkuan, në të paktën në ato vite që janë konstatuar me bilance të deklaruara në QKB, rreth 60 milionë euro.

Pra, janë 60 milionë euro të marra nga kompania e landfillit të Tiranës në bashkëpunim me bashkinë, me mjetet që ishin marrë me qira te Blendi Gonxhja.

Një grup mjetesh janë përdorur, siç thamë, edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.

Dritan Prençi ?fle? mbi dosje

Të gjitha këto fakte Dritan Prençi i ka brenda në dosje, por është i paditur, se nuk lidh dot skemën me Blendi Gonxhen?

Është i paaftë për të gjetur veprën penale? Apo nuk do se prehet në mes të këmbëve të oligarkëve apo në sofrat e atyre që i kanë garantuar Veliajt se Dritan Prençi nuk do të ngrejë akuzë për kryebashkiakun e Tiranës?

Se do ta bëjë copash dosjen, do ta vonojë, do ta bëjë tërkuzë dhe kjo histori do të mbyllet njëherë e mirë.

Provat janë në dosje, si për Erion Veliajn, si për Blendi Gonxhen dhe kompaninë e tij të mjeteve me qira.

Pse pikërisht Mirel Mërtiri mori mjete te Blendi Gonxhja për t?ia dhënë Bashkisë së Tiranës apo për t?i përdorur në fushatën e 2021-shit? Cila është arsyeja? Nuk kishte kompani të tjera më të lira? Është një marrëveshje privat-privat që shpesh e përdor politika jonë?

Jo, është një skemë! Paratë i paguan Blendi Gonxhja apo Mirel Mërtiri?  A është i vërtetë transaksioni financiar që ka bërë kompania e inceneratorit të Tiranës me familjarë të Blendi Gonxhes?

Pra, pagesat janë bërë për këto mjete me qira, se ka dyshime shumë të arsyeshme që skema të jetë fiktive dhe formale.

Ama skema është kështu: merren mjetet, përdoren për interes të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe Blendi Gonxhja është pjesë kësaj skeme për të çuar mjetet e tij, por paratë në fund mund të jenë paguar edhe nga Mirel Mërtiri. Këto janë paratë nga taksat e shqiptarëve, këto janë paratë e bizneseve të shqiptarëve në kryeqytet, ndërtuesve, të cilëve ua faturojnë në fund blerësve, qytetarëve.

Pra, kjo është një skemë e qartë.

CNA e ka treguar dhe është i disati shkrim që po sjellim për Dritan Prençin, prokurorin e SPAK-ut, ndaj të cilit nuk po drejtojmë gishtin, por po përmendim fakte që janë në dosje dhe të gjithë ndoshta tashmë i dinë se janë përsëritur shumë herë.

Por, të gjitha këto, që nga dokumentet e Veliajt apo daljet e tij mediatike për të kërkuar që të ndërtohet inceneratori dhe duke nxjerrë gjoksin përpara se ?jam unë që e bërë këtë zullum?, shkresat që firmosen, makinat që merren me qira, paratë që jepen në media, ortakëritë me mediat, janë në dosjen e Dritan Prençit, prokurorit të SPAK-ut.

Këtë të fundit duket sikur e ka zënë gjumi letargjik dhe po e kthen çështjen e inceneratorëve nga një megaaferë skandaloze qindra miliona euroshe në një çështje qesharake për të burgosur disa zyrtarë, të cilët thjesht dhe vetëm kanë zbatuar urdhrat.

Gjithashtu, nga ana tjetër, ka marrë ?dorezat e boksit? dhe godet Lefter Kokën sikur është truri i gjithçkaje, ndërkohë që përfituesi është Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës dhe nuk ka asnjë akuzë.

Ndërkohë që nga kompania ka marrë para Blendi Gonxhja, askush nuk po e heton, nuk ngrihet asnjë akuzë për të.

Teksa para ka marrë dhe ortakëri ka bërë edhe ?Top Channel? dhe mediat nuk i heton askush, nuk ka asnjë akuzë.

Këtu vërtetohet ajo që thamë më lart, se Dritan Prençi në prehrin e një oligarku jep garancinë se do ta bëjë copash dosjen e inceneratorëve dhe Erion Veliaj nuk do të ketë akuzë dhe as zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar të përfshirë në këtë aferë./ CNA

 

1 VITE ME PARE

Dokumentet që nuk i shikon Dritan Prençi

Prokurori që nuk heton inceneratorët

 

1 VITE ME PARE

Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokurorin Dritan Prençi

Prokurori që nuk heton inceneratorët
Dritan Prençi, prokuror, foto ilustruese

Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri. Një nga aferat që në këto 34 vite tranzicion demokratik nuk e kishim parë dhe nuk e kishim dëgjuar.

CNA po sjell sot një dokument, i cili vlerën e faturës së tij e ka rreth 60 milionë euro.

Ky dokument është firmosur më datë 15.10.2018 dhe kompania ?Integrated Energy BV SPV sh.p.k.? më pas, në Holandë, ndërroi emrin dhe u bë ?Geogenix?. Kjo kompani, e cila kaloi në shumë veprime procedurale e teknikalitete për të fshehur emrin e Klodian Zotos, si aksioner, apo të Giuseppe Ciaffaglione-s, pasi mashtroi shtetin shqiptar me një brand të madh ndërkombëtar si ?Paul Wurth?, përfitoi një kontratë ?Për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese? në Tiranë. Inceneratorit, që në fakt nuk ekziston dhe një landfilli që është gati në emergjencë për kryeqytetin.

Prokurori që nuk heton inceneratorët

Prokurori që nuk heton inceneratorët

Prokurori që nuk heton inceneratorët

 

Nuk ka më kapacitet për mbajtjen e plehrave, nuk ka më kapacitet për dherat. Është gjithçka e keqmenaxhuar, e keqdrejtuar, e kthyer përtej një skandali.

Krimi i madh është fakti se në dokumentin koncesionar të kontratës, kompania e kishte të përcaktuar çështjen e dherave. Por, u gjet një shpikje te mbetjet e ngurta, e cila do t?u kushtonte xhepave të biznesit dhe qytetarëve të Tiranës rreth 60 milionë euro.

Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Ermal Kapllani, Evisjon Salku dhe Taulant Tusha, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do të firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj ju shtuan të ardhurat me dhjetra milionë euro çdo vit.

Ndoshta ata drejtorë janë kush brenda e kush jashtë skemës së ?5D-së?, por nuk kishin asnjë të drejtë të përdornin vulën zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Atë e përdor kryetari dhe përdorimi i vulës është i mirëpërcaktuar në ligj.

Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t?i blije. Kur i çoje, paguaje 400 lekë/m³, pra rreth 4 euro, kur i merrje, i merrje me 8, apo shkonin në 10-12 euro sipas llojit të diferencimit, dhera, inerte, etj.

Nga kjo kontratë shmangën riciklimin e mundshëm të dherave, pra që vetë kompania e ndërtimit nuk ka një gropë, por ka dy gropa dhe te njëra po gërmon, te tjetra ka përfunduar, duhet dhé për sistemime. Nuk lejohej që t?i merrnin, por duhej të shkonin njëherë të merrnin paratë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pastaj t?i merrnin sërish paratë për të marrë dheun nga Klodian Zoto me Mirel Mërtirin. Nuk mund t?i transportonin dherat nga objekti 1 në objektin 2, pra të bëhej ajo që mund të quhej procesi i riciklimit të dherave. Dhe kjo për shkak të kësaj kontratës famoze që ndodhet në dosjen e inceneratorëve.

Këtë kontratë e ka në dorë prokurori Dritan Prençi.

Çështja e dherave është një nga aferat më të mëdha që zë një nga peshat kryesore në pagesat që janë bërë për çështjet e inceneratorëve. Pagesa, të cilat, duhet të theksojmë, rreth 10 milionë euro në vit vazhdon i paguan ende qeveria shqiptare, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar nga Bashkia e Tiranës dhe pjesën tjetër e paguajnë qytetarët e Tiranës, pasi ndërtuesit, faturën me kosto prej 15 euro/m² që u dilte në ndërtim, ua lanë qytetarëve.

Ky dokument është një akuzë e rëndë në çështjen e inceneratorëve dhe nuk mund të mbyllet me 3-4 teknikalitete me Lefter Kokën apo Taulant Tushen, me ndonjë zyrtaruc që ndoshta s?i ka zënë dhëmbi asnjë kockë nga mishi i hellit që kanë shpërndarë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.

 

Afera e dherave e çon çështjen drejt një grupi të strukturuar kriminal dhe nuk është i vetmi ky dokument që ka në dosje Dritan Prençi për çështjen e inceneratorit të Tiranës. (LEXO KETU)

Ky është një nga dokumentet kryesore.

CNA, nga sot e në vijim, do të vazhdojë ditë pas dite të rikthejë dokumentet për inceneratorin e Tiranës, t?i kthejë memorien publikut, t?i tregojë çdokujt se nuk harrohet kollaj çështja e inceneratorëve, edhe sikur të dojë ta mbyllë prokurori.

Ka dokumente që do ta hapin me një prokuror tjetër, me një çështje tjetër, me detaje të tjera, sado që të përpiqen biznesmenët, miliardat, mediat, ortakëritë, politika, që një aferë të tillë kriminale ta hedhë në kosh apo duke menduar se çudia më e madhe 3 ditë zgjat. (LEXO KETU)

Çudia e inceneratorëve nuk ka për të mbaruar kurrë, deri në ditën që do të japë llogari edhe përgjegjësi i fundit dhe ai që ka marrë qindarkën e fundit dhe ka vjedhur xhepat e shqiptarëve të varfër./CNA

 





Lajmet e fundit nga