
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata që janë të vëmendshëm sadopak ndaj ngjarjeve që ndodhin në rajon, por dhe më larg, atyre që janë tashmë shqetësime globale. Në fakt, shpesh lufta në Ukrainë është quajtur si një luftë në derën e Ballkanit dhe që mund ta destabilizonte atë, për shkak edhe të ndërhyrjes ruse.
Javën e fundit atje ka pasur një zhvillim që me pak vëmendje është mjaft i ngjashëm me realitetin shqiptar.
Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, disa ditë më parë, më 22 korrik, shpalli një vendim, që SPAK-un dhe BKH-në e Ukrainës, të cilat quhen Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO), i mori dhe i futi nën ombrellën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Por çfarë ndodhi?
Megjithëse Ukraina është një vend në luftë, me një shtet me arsenal bërthamor si Rusia, pati një reagim mjaft të ashpër nga BE-ja, nga SHBA-ja deri te ministri i Jashtëm gjerman. Ky i fundit shkoi në një takim zyrtar për ta ndalur Zelensky-n në këtë çmenduri të tij, për të shkrirë një strukturë të pavarur që luftonte korrupsionin dhe krimin dhe ta fusë nën ombrellën e një prokurori të përgjithshëm, të kontrolluar nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky. Ky është raportimi që vjen mbi zhvillimet në Ukrainë dhe së fundi presidenti ukrainas reflektoi dhe vendosi që t’u kthejë të njëjtin status që kishin më parë e ta forcojë edhe më tej pavarësinë e këtyre institucioneve që donte t’i shkrinte për interesat e tij.
Gjatë vitit të fundit në Shqipëri ka pasur zhvillime të forta dhe qëndrime shumë regresive ndaj pavarësisë së SPAK-ut.
SPAK-u, një institucion i pavarur, që deri tani ka të gjithë mbështetjen ndërkombëtare, por dhe të shumicës shqiptare, me një vlerësim maksimal për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Mediat afër kryeministrit e vlerësojnë luftën ndaj krimit, por nuk vlerësojnë luftën ndaj korrupsionit dhe shqetësimin më të madh e patën me “rënien” e Erion Veliajt, pra me burgosjen e tij.
Një vit më parë, sapo u mor vesh se SPAK-u kishte thelluar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, sapo SPAK-u kishte filluar të procedonte me marrjen në pyetje, me mbledhjen e dokumentacioneve pa fund për Erion Veliajn, në klasën politike dhe në media u “shpall” lufta ndaj SPAK-ut.
Politika reagoi e para, reagimet e Veliajt i kujtojmë, “kolegët”, “proaktivët”, dhe sulmet ndaj medias e kështu me radhë. Një valë sulmesh agresive mediatike ndodhi. U akuzuan prokurorë dhe gjyqtarë në momentin e arrestimit të Erion Veliajt. Më parë ishte ngritur një komision hetimor. Komisioni hetimor “Xhafaj”, i cili do ta vinte drejtësinë në brazdë, pasi ajo s’ishte në rregull dhe kryefjalë ishte SPAK-u. Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk pranoi të shkonte dhe të raportonte para një komisioni që nuk kishte asnjë vlerë ligjore, por Dumani theksonte se ai raportonte para Parlamentit.
Më pas sulmet mediatike u bënë shumë të ashpra, siç e theksuam edhe më lart. Akuza të drejtpërdrejta, direkte, indirekte, deri te kryeministri Edi Rama, i cili u shqetësua edhe për disa xhepistë të vegjël, në Universitetin Bujqësor të Tiranës apo për Klotilda Bushkën, e cila shkonte dhe fshihte provat. Shqetësohej për Erion Veliajn që mbahej padrejtësisht në burg, sepse, sipas tij, duhet të rrinte në zyrë, ndërkohë që ai prishte provat. Prokuroria, ashtu siç e përcakton ligji i votuar nga vetë Parlamenti, i votuar edhe nga Erion Veliaj, kishte kërkuar arrestimin në kompetenca të plota ligjore.
Me tri vendime gjykatash, tashmë dhe me një vendim të katërt së fundi nga Gjykata e Lartë, Erion Veliaj qëndroi në burg, por gjatë gjithë kohës ka pasur një sulm të pandalshëm ndaj SPAK-ut nga marionetat kryesore të pushtetit, nga ata që shpesh Rama i quan këshilltarë. U shqetësuan si kurrë më parë, sikur kush kishte rënë. Për më tepër pamë se si Veliaj apo Rama kishin të njëjtën retorikë si Berisha dhe Meta.
Mero baze u pajtua me Metën, shkoi në të njëjtën linjë me Saliun, “qante” Erion Veliajn, Edi Rama e kishte bërë më parë. Tashmë vazhduan me akuza deri tek ato se Edi Rama në Gjykatën e Lartë nuk e lëshoi Erion Veliajn apo te fakti që drejtësia është e kontrolluar nga 3-4 eksponentë të PS-së.
Për ta mbyllur, le t’i krahasojmë pak. Imagjinoni, reagojnë SHBA-ja dhe BE-ja për Ukrainën, për një veprim të tillë, që është në luftë me një shtet të madh me kapacitete bërthamore si Rusia dhe jo më pastaj për Shqipërinë, për të cilën thoshin se amerikanët nuk kanë vëmendje, BE-ja nuk ka asnjë vëmendje. Megjithëse ambasadorë dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së e mbështetën pandalur SPAK-un. Pati një moment largimi të disa këshilltarëve, por menjëherë rikthimi i tyre u bë, por reflektim nuk pati.
Sali Berisha vazhdoi të njëjtën gjuhë, Ilir Meta gjithashtu. Erion Veliaj dhe mediat e tij edhe më fort, Edi Rama më i kujdesshëm.
Në fakt, ndoshta Edi Rama e ka kuptuar se lufta ndaj SPAK-ut, BKH-së dhe institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë një vlerësim maksimal për shkak të rezultateve të tyre spektakolare, nuk mund të kenë kthim pas. Kryeministri nuk mund të afrohet, t’i prekë dhe t’i dëmtojë, thjesht dhe vetëm duhet t’i mbështesë dhe të përforcojë pavarësinë e tyre dhe të kërkojë sa më shumë profesionalizëm nga prokurorët. Asgjë më shumë sesa kaq dhe instrumentet për kontrollin e tyre tashmë drejtësia i ka.
Zelensky, megjithëse në luftë dhe gati për ta shpërthyer në të gjithë botën, vendoset “me shpatulla pas murit” nga BE-ja dhe SHBA-ja. Çfarë do të ndodhte me Ramën në rast se do të “marrosej” dhe do të vazhdonte me komisione “Xhafaj” apo me komisionet e të drejtave të njeriut, siç propozon Mero Baze, i paguar nga paratë e Erion Veliajt.
Nuk ka nevojë për imagjinatë, ka nevojë për fakte. Ndërkohë që kryeministri ynë merret me tendat apo karriget pa leje, që janë me shumicë dhe paratë në fund i kanë marrë zyrtarët e tij rilindas, Zelensky atje përballë bën luftë dhe sërish SHBA-ja dhe BE-ja e çojnë “te cepi” dhe i thonë se këto institucione janë të paprekshme, janë të pavarura.
Çfarë do të ndodhte me Edi Ramën? Duke qenë se mediat e tij dhe njerëzit e egërsuar pranë tij, se Erion Veliaj ndodhet në burg si i korruptuar, çfarë nuk po shpikin për të stepur prokurorët. I akuzuan për miliona euro, i raportuan, dolën dhe në përgjime, i fshinë shkrimet. Tani kërkojnë komisionet e të drejtave të njeriut, vazhdojnë te komisioni “Xhafaj”. Në fakt, do të ishte shumë spektakolare që kryeministri ynë të tentonte atë që bëri Zelensky. Ta shikonim njëherë me sy se si do të reagonte apo si do të tërhiqej pas dhe e ka bërë në jo pak raste. Por nuk kanë qenë kaq të forta dhe të mbështetura politikisht sa SPAK-u, nga ndërkombëtarët.
Me “rënien” e Zelensky-t, për veprimet e tij kundër institucioneve të drejtësisë, ka rënë edhe beteja ndaj SPAK-ut dhe BKH-së në Shqipëri, që më shumë sesa e drejtpërdrejtë ndaj tyre duket se ka qenë një betejë me karriget pa leje, të cilat janë shtuar nga paratë që kanë marrë në xhepa zyrtarët e kryeministrit Rama./ CNA
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...