Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi të hënën në KLP punën vjetore të institucioneve që drejton, ku ndër të tjera ngriti si shqetësim presionin e jashtëm ndaj institucionit. Krimi, aktorë mediatikë dhe politikë janë hedhur në sulm ndaj Prokurorisë së Posaçme. Do të ndalemi te kjo e fundit, politika.
Fillimisht ishin përfaqësuesit opozitarë qe u hodhën në sulm ndaj SPAK-ut, kur me urdhër të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme caktoi arrest shtëpie ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Nga ballkoni i banesës së tij, ku qëndroi prej rreth një viti, para mbështetësve të tij, Berisha sulmonte çdo ditë SPAK-un, drejtuesin e këtij institucioni, teksa akuzohej për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen “Partizani”.
“SKAP-i, organizatë kriminale”, “Dumani fle mbi dosjet e krimit”, “Mercenarë të Edi Ramës”, etj., ishin disa nga akuzat që Berisha bënte nga ballkoni i tij.
Në sulm u hodh edhe Ilir Meta i PL-së, kur u mor nën hetim për një sërë çështjesh dhe për vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
“Organizatë kriminale”, “Drejtësi me regji”, deklaronte Meta për SPAK-un para se të arrestohej.
Ndërsa arrestimin e tij në tetor të vitit të shkuar, e konsideroi rrëmbim banditesk, duke shpërthyer në sulme përmes ushtarëve të tij, apo postimeve në rrjete sociale.
I distancuar deri në këtë moment dukej se ishte pozicionuar kryeministri Edi Rama, i cili theu rregullin e heshtjes me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Një drejtësi e çalë” deklaronte Edi Rama, ndërsa kërcënonte SPAK-un që të mos guxonte t’i kërkonte telefonin kryeministrit.
Nga ana tjetër nga qelia e burgut të Durrësit, Erion Veliaj me gjuhë rrugaçërore, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së tij, përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale, ndërsa mohonte akuzat e rënda që rëndonin mbi të.
Në 10 shkurt 2025 Erion Veliaj u arrestua pas hetimeve të kryera nga prokurori Olsi Dado dhe me vendim të marrë nga gjyqtari Erion Bani. Po atë ditë Veliaj reagoi me status në rrjete sociale duke sulmuar prokurorin të cilin e cilësoi lunatik dhe të paditur epsharak.
Veliaj vazhdoi për ditë të tëra me të njëjtën gjuhë fyese. Më 11 shkurt Veliaj tregonte se si e kaloi natën e parë në qeli, ndërsa prokurorin Olsi Dado një individ pervers, ndërsa aktakuza, sipas Veliajt, ishte haluçinante dhe perversitet kriminal.
Njëri pas tjetrit, përfaqësuesit e politikës shqiptare u vunë në rresht kundër punës së SPAK-ut, duke e sulmuar kur goditeshin të tyrit, e vlerësuar kur para drejtësisë dilnin kundërshtarët. Kjo tregon edhe presionin e jashtëm që përmendi Altin Dumani në raportin para KLP-së si një ndër problematikat kryesore të Prokurorisë së Posaçme.
Megjithatë kreu i SPAK-ut, në çdo komunikim për mediat ka nënvizuar se nuk ndikohen nga politika. Po ashtu ka vënë theksin se besimi i qytetarëve te ky institucionet është rritur sikurse e kanë dëshmuar edhe sondazhet e ndryshme të kryera në vend./ CNA
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, zhvill...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Ministri i Shtetit, njëherësh dhe drejtues politik i Parti...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Katër laboratorët e shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u ndal në një sërë çështjesh...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në KLP mbi punë...
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në KLP mb...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin vjetor që bëri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në KLP mbi rapor...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ndodhet sot në KLP, ku po kr...
Partia Demokratike në degën Gjirokastër ka denoncuar sot d...
Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Brescias...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Mila...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mëny...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë Mundësia...
Partia Mundësia bëri sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...