Bie aeroplani me 50 persona në bord në Rusi/ Nuk raportohet për të mbijetuar
Një aeroplan pasagjerësh Antonov An-24 që transportonte rr...

Zemërim dhe shqetësim në Ukrainë pas ndryshimeve të Zelensky-t në organet e pavarura të antikorrupsionit, qytetarët protestojnë në Kiev.
Sytë janë kthyer nga Ukraina pas vendimit të befasishëm të presidentit Volodymyr Zelenskyy, i cili në mes të luftës me Rusinë miratoi me shpejtësi me një ligj të ri që thuhet se minon pavarësinë e dy agjencive antikorrupsion, Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO).
Ky ligj i miratuar brenda disa ditësh nga prezantimi i tij, tronditi ukrainasit që u ngritën menjëherë në protesta kundër kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv.
Prokurori i Përgjithshëm tani do të lejohet të zgjedhë çështjet e trajtuara nga NABU dhe SAPO dhe t'ua ricaktojë ato entiteteve të tjera shtetërore, gjë që kritikët thonë se rrezikon fuqizimin e degës ekzekutive për të ndikuar dhe ndoshta për të penguar hetimet e profilit të lartë. Prokurori i përgjithshëm do të jetë gjithashtu në gjendje t'u japë udhëzime me shkrim agjencive.
Fakti që votimi në parlament u zhvillua një ditë pasi shërbimet e sigurisë bastisën zyrat e NABU-së me akuzat për spiunazh rus shtoi edhe më shumë zemërimin. NABU thuhet se po hetonte aleatët e ngushtë të presidentit për shpërdorim detyre dhe pasurim të paligjshëm.
Zelensky u rezistoi protestave dhe kritikave në vend, duke e miratuar ligjin. Por bashkësia ndërkombëtare nuk mbylli sytë kundrejt këtyre zhvillimeve në Ukrainë.
Zelenskyy, i cili prej nisjes së luftës ka fituar mbështetje të gjerë ndërkombëtare, tani po përballet me akuza për uzurpim të pushtetit dhe rrëshqitje drejt autoritarizmit. Kjo tentativë për të marrë nën kontroll dy institucionet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, bëri që BE t’i kthehej kundër Zelensky-t.
Kjo nismë e Zelensky-t u jepte një goditje përpjekjeve të vendit për anëtarësim në BE, pasi lufta kundër korrupsionit është një kusht kyç. Gjatë tri viteve të fundit, Bashkimi Europian ka riafirmuar, herë pas here, mbështetjen e palëkundur dhe gjithëpërfshirëse për Ukrainën. Ky premtim nuk ishte thjesht retorik. Ai u përkthye në ndihmë konkrete.
Bashkimi Europian reagoi menjëherë pas miratimit të ligjit, duke iu kthyer kundër presidentit Zelensky. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësimin se kjo lëvizje e shkatërron pavarësinë e institucioneve dhe e minon një dekadë përpjekjesh për të ndërtuar një sistem të drejtë dhe të qëndrueshëm ligjor.
Marta Kos, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, e cila është ngarkuar me vlerësimin e progresit të bërë nga vendet kandidate, ishte e para që shprehu mosmiratimin e saj.
Përpjekjet diplomatike për ta ndalur Zelensky-n përfshinë telefonata të drejtpërdrejta nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila telefonoi Zelensky-n dhe i kërkoi shpjegime në lidhje me nismën e re. Njësoj veproi edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshillit Europian António Costa. Ndërkohë, ambasadorët e G7-ës u takuan me Kravchenko-n dhe shefin e inteligjencës ukrainase për të shprehur shqetësimet e tyre, por në mënyrë befasuese u mbajtën të izoluar për më shumë se dy orë pa telefona, një veprim që një diplomat e përshkroi si përpjekje për t’i “heshtur” dhe për të vonuar komunikimin me qendrat e tyre diplomatike. Kritika erdhën nga të gjitha anët, edhe nga vija e frontit.
Përpjekja e Zelensky-t për të vënë nën kontroll institucionet e antikorrupsionit po rezulton në krizën më të madhe politike që prej nisjes së luftës me Rusinë.
Në vend që të forcojë legjitimitetin e shtetit në kohë lufte, kjo lëvizje ka rikthyer frikën se Ukraina mund të devijojë nga rruga e saj drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Fillimisht Zelensky u shfaq sfidues pavarësisht kritikave dhe protestave të përhapura.
“Infrastruktura antikorrupsion do të funksionojë vetëm pa ndikimin rus, duhet të çlirohet prej tij”, tha presidenti.
Zelensky gjithashtu kritikoi agjencitë kundër korrupsionit për trajtimin e rasteve, duke sugjeruar se autoritetet mbikëqyrëse po vononin disa hetime.
Por pas reagimit të menjëhershëm dhe të fuqishëm të perëndimit, Zelensky dha shenjat e para të tërheqjes nga nisma për të shtënë në dorë të ekzekutivit, pushtetin e insitucioneve të drejtësisë në vend. Presioni i perëndimit, rrezikimi i pushtetit dhe figurës së tij politike së bashku me frikën se do të dëmtonte rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, bënë që Zelensky të refelektonte. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat e radhës të presidentit, por ai nuk ka dalë më publikisht të mbrojë fuqishëm ligjin e ri, duke kuptuar se perëndimi nga njëra anë dhe humbja e mbështetjes së popullit nga ana tjetër, do të ishin një goditje fatale politike për Zelensky-n./ CNA
Një aeroplan pasagjerësh Antonov An-24 që transportonte rr...
Më 24 korrik 2006 ka ndodhur takimi i zyrtarëve më të lart...
Një avion luftarak tajlandez F-16 bombardoi objektiva në K...
Autoritetet irandeze njoftuan sot se një të shtënë me armë...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i k...
Një tërmet me epiqendër në perëndim të Hanias, u ndje në i...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur paketën e parë të sanksio...
Kryesuesi i seancës konstituitive, Avni Dehari, e ndërpreu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një l...
Zëvendësguvernatori i Bankës së Japonisë, Shinichi Uchida,...
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja dhe Japon...
Numri i viktimave nga përleshjet njëjavore në provincën Su...
Irina Podnosova, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sot se S...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca...
Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufiz...
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...