Osmani kërkon sqarime nga Kushtetuesja se çfarë ndodh nëse Kuvendi s'konstituohet brenda afatit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...

Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ndodhën dy vrasje - njëra në rrugë, tjetra në një kafene - si dhe sulmi fizik ndaj kryetarit të Komunës së Budvës, i cili u rrah në një lokal në plazhin Sllovenska të këtij qyteti.
Autorët e vrasjeve, që dyshohet se lidhen me përplasjet midis klaneve kriminale, janë ende në kërkim.
Një kalimtare rasti mbeti e lënduar lehtë, ndërsa miku i njërës prej viktimave u plagos më rëndë.
Për shkak të, siç tha, përshkallëzimit të dhunës në rrugë dhe përplasjeve të klaneve kriminale që po shkaktojnë shqetësim dhe frikë te qytetarët, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, thirri më 20 korrik një takim urgjent të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri.
Po të njëjtën ditë, reagoi edhe Policia e Malit të Zi.
Ai tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve dhe bëri të ditur se në Mal të Zi veprojnë 11 grupe të organizuara kriminale, prej të cilave dy më të mëdhatë kanë mbi 300 anëtarë.
Dy grupet më të mëdha kriminale në Mal të Zi janë klani i Kavaçit dhe ai i Shkalarit.
Në konfliktet mes tyre, që kanë nisur që nga viti 2014 për kontrollin e tregut të narkotikëve, janë vrarë mbi 50 persona.
Policia beson se vrasja e një shtetasi malazez në Spanjë më 15 korrik, ishte shkaku fillestar për dy vrasjet e fundit në Podgoricë.
Shqepanoviq tha se të dhënat operative tregojnë se të tria vrasjet mund të jenë të lidhura me përplasjet mes klaneve kriminale, të cilat kanë një histori të gjatë konflikti.
Kush është më i fuqishëm: Shteti apo grupet kriminale?
Presidenti i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Mal të Zi, Ivan Pekiq, thotë se lufta transnacionale midis klanit të Shkalarit dhe atij të Kavaçit është rindezur.
Ai shton se përshkallëzimi i dhunës ka vazhduar me rrahjen e kryetarit të Komunës së Budvës, Nikolla Jovanoviq.
Për dështimet e sigurisë thotë se dikush duhet të mbahet përgjegjës.
“Drejtoria e Policisë, ose nuk ka fuqi, nuk ka vullnet, ose ka aq shumë presion politik, saqë nuk guxon të përballet me personat nga grupet e organizuara kriminale që kërcënojnë Jovanoviqin”, shprehet Pekiq.
Ai thotë se e shqetëson përgjigjja në pyetjen: a janë më të fuqishme se shteti grupet e organizuara kriminale dhe personat që aktualisht janë në strukturat udhëheqëse?
“Dua patjetër të besoj në punën e paanshme të policisë. Situata po bëhet më e ndërlikuar. Ne duhet ta ndryshojmë strategjinë dhe të reagojmë konkretisht ndaj këtyre grupeve kriminale”, thotë Pekiq.
Ai shton se drejtori i Policisë ka deklaruar se në Mal të Zi ka 11 grupe kriminale dhe kujton se në vitin 2022 janë identifikuar 10 të tilla.
“Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre vjetëve? Dy klane kriminale janë shuar, ndërsa tri të reja kanë lindur. Prandaj, pretendimi i udhëheqësve se kanë fituar betejën kundër krimit të organizuar, nuk është i vërtetë - sipas vetë dokumenteve”, përfundon Pekiq.
Vrasja në Barcelonë
Fillip Knezheviq, 36 vjeç, shtetas i Malit të Zi, u vra me disa plumba në shpinë më 15 korrik, në hyrje të një ndërtese në qarkun Eixample, në qendër të Barcelonës.
Sipas raportit të Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), ai ishte një nga ekzekutorët kryesorë të paguar të klanit të Kavaçit.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol-i për vrasjen e dy anëtarëve të klanit të Shkalarit, Allan Kozhar dhe Damir Haxhiq, në vitin 2020 në Korfuz.
Knezheviq kishte dokumente false nga Evropa lindore, por u identifikua përmes gishtërinjve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Vrasja në Stara Varosh
Igor Nedoviq, 29 vjeç, u vra më 16 korrik rreth orës 13:30, pranë shtëpisë së familjes së tij në Stara Varosh - pjesë historike e qendrës së Podgoricës.
Vrasësi qëlloi me plumba derisa Nedoviq po qëndronte në rrugë me një mik të tijin.
Ai u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku vdiq pak më vonë.
Policia tha se i dyshuar kryesor për vrasjen është Arijan Reçkoviq, 23 vjeç, nga Podgorica.
Ai është në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.
Nedoviq ishte objektiv i një sulmi edhe në maj të këtij viti, kur ndaj tij u qëllua me armë në një lokal në Podgoricë.
Sipas burimeve policore, ai kishte lidhje me klanin e Kavaçit.
Vrasja në “Taormina”
Mbrëmjen e 19 korrikut, Ivan Millaçiq, 32 vjeç, u vra në kopshtin e kafenesë “Taormina” në Podgoricë.
Sulmuesi i maskuar qëlloi disa herë drejt tij nga afërsia.
Nga të shtënat u plagosën edhe shoku i tij, Strahinja Raoniq, dhe një kalimtare rasti, e cila mori plagë më të lehta.
Policia tha se në tavolinë gjendeshin persona të interesit për sigurinë.
Sipas të dhënave operative, Millaçiq ishte i afërt me klanin Shkalari.
Si e sheh policia problemin e vrasjeve dhe rrahjeve?
“Ajo që mund të lidhim, është se të dyja rastet ndodhën pas vrasjes së rëndë në Barcelonë. Nuk mund të themi tani se është shkaku direkt, por që ka lidhje ndërkombëtare - ka”, tha Shqepanoviq.
Ai tha se disa nga aktivitetet kriminale, përfshirë ekzekutimet, janë rezultat i konflikteve që vijnë nga jashtë - nga rajoni dhe nga rrjetet kriminale në Evropë./rel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vite prej kur Gjykata Ndërkombët...
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dor...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot 16 ambas...
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhur ...
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tj...
Avokati Arianit Koçi ka zgjedhur një formë të veçantë prot...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as për të...
Autoritetet kineze kanë filluar ndërtimin e asaj që do të ...
Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në ...
Kreu i fuqishëm i një bande ekuadoriane, Adolfo Macías Vil...
Një valë e re nxehtësie po godet Italinë. Sipas parashikim...
E diela duket se ka qenë një ditë shkëputjeje të plotë nga...
Irani ka rënë dakord të takohet me tre vende të mëdha evro...
Më shumë se 128 mijë njerëz janë zhvendosur brenda një jav...
Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ecë drejt një ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën bruto Brent q...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thi...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...