Tërmet në Greqi/ Lëkundjet janë ndier edhe në vendin tonë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e venbdosura kundër përgjegjësve për migrimin e parregullt.
Në reagim thuhet se duke filluar nga data 23 korrik, çdokush që është i përfshirë në kontrabandimin e njerëzve, do të përballet me sansione.
Sanksione të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve, përjashtm nga sistemi financiar apo ndalim të udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në reagim thuhet se ditën e nesëërme do tgë vendosen sanksionet e para nfdaj të përfshirrëve në kontrabandimin e njerëzve drej Britanisë së Madhe dhe kompanise të përfshira në shitjen e pajisjeve për varka të vogla.
Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy tha se bankdat kriminale për shumë kohë kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar. Lammy ka deklaruar se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur kufijtë e Britanisë.
Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, i quajti sanksionet e reja njëë hap vendimtar në luftën ndaj bandave kriminale. Më tej, ministrja e Brendshme tha se ata që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur dhe rrezikojnë jetë për përfitime nuk kanë ku të fshihen.
Reagimi i Britanisë së Madhe
Mbretëria e Bashkuar sjell regjimin e parë në botë të sanksioneve kundër bandave përgjegjëse për migrimin e parregullt
Duke filluar nga nesër, çdokush që është i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar mund të përballet me sanksione.
Në kuadër të një regjimi të ri që ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt, individët e synuar do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së.
Sanksionet e reja janë mjeti më i fundit në arsenalin e MB-së për sigurimin e kufijve, pakësimin e migrimit të parregullt dhe zbatimin e Planit për Ndryshim.
Çdokush që ndihmon në kontrabandimin e njerëzve drejt MB-së do të rrezikojë ngrirjen e aseteve të tyre dhe ndalimin e udhëtimit drejt Britanisë, sipas kompetencave të reja të shpallura sot nga Ministri i Jashtëm [e martë, 22 korrik].
Nesër [e mërkurë, 23 korrik], FCDO do të vendosë grupin e parë të sanksioneve ndaj bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt drejt MB-së, si dhe ndaj mundësuesve të tyre, si financuesit dhe kompanitë e përfshira në shitjen e pajisjeve për varka të vogla.
Këto plane janë një shembull kryesor i përdorimit të qasjeve novatore të politikës së jashtme nga FCDO për të realizuar “Planin për Ndryshim” për popullin britanik. Ky regjim do të jetë i pari në botë i kushtuar goditjes së kontrabandimit të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre, një nga shtytësit kryesor të migrimit të parregullt drejt MB-së. Migrantët që paguajnë kontrabandistët përballen gjithashtu me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë moderne, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det.
Sanksionet mund të ndërpresin rrjedhën e parave dhe materialeve, përfshirë ngrirjen e pronave, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, që i mundësojnë bandave të organizuara kriminale të lehtësojnë migrimin e parregullt drejt MB-së. Sanksionet janë hartuar për të goditur individë kudo në botë, të cilët do të shpallen publikisht në mënyrë që të jetë e paligjshme për sistemin financiar britanik të bashkëpunojë me ta.
Si pjesë e “Planit për Ndryshim” dhe qasjes së udhëhequr nga misioni, FCDO ka punuar ngushtë me hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit, Komandën për Sigurinë Kufitare dhe partnerë të tjerë kyç për identifikimin e objektivave me më shumë ndikim, me sanksionet e para të planifikuara për nesër.
Objektivat e parë të synuar do të përfshijnë një mori shkeljesh, nga furnizimi me varka të vogla për kalime nëpër Kanal, në tregtinë me pasaporta të falsifikuara, si dhe ndërmjetësimi i pagesave përmes rrjeteve Haëala, e deri te vetë udhëheqësit e bandave.
Ky regjim do të plotësojë kompetencat e reja ligjzbatuese që po prezantohen në Projektligjin për Kufijtë, Sigurinë, Azilin dhe Emigracionin, duke siguruar që të kemi mjetet më të gjera të mundshme për të goditur bandat. Sanksionet mund të përdoren për të goditur bandat e krimit të organizuar të migracionit dhe mundësuesit e tyre, kudo qofshin, përfshirë kur qasjet tradicionale ligjzbatuese dhe të drejtësisë penale nuk arrijnë. Kontrabandimi dhe trafikimi i njerëzve janë sfida për sigurinë botërore, dhe Qeveria po punon për të forcuar marrëdhëniet me partnerët kyç, përfshirë BE-në, për t’i siguruar më mirë kufijtë e MB-së.
Ministri i Jashtëm, David Lammy, u shpreh:
“Për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat e tyre të korruptuar dhe kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa nxisin migrimin e parregullt drejt MB-së. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjendje.
Është detyra jonë morale dhe pjesë kyçe e Planit për Ndryshim të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkatërruar këto banda dhe për të siguruar kufijtë e Britanisë.
Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar ka krijuar regjimin e parë në botë të sanksioneve kundër bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt, si dhe mundësuesve të tyre. Nga dita e nesërme, personat e përfshirë do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së”.
Njoftimi i sotëm pasqyron mënyrën se si e gjithë qeveria po punon së bashku për misionin e vetëm të sigurimit të kufijve të Britanisë. Regjimi i ri plotëson punën e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Komandës për Sigurinë Kufitare për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të adresuar shkaqet e migrimit të parregullt në vendet e origjinës dhe tranzitit. Komanda për Sigurinë Kombëtare ka marrë një rritje buxheti prej 280 milionë £ në vit deri në vitin 2028 për të financuar hetues të specializuar, teknologji të reja dhe pajisje të avancuara të mbikëqyrjes për të ndërprerë dhe shkatërruar bandat kriminale.
Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, u shpreh:
“Regjimi i sanksioneve të reja shënon një hap vendimtar në luftën tonë kundër bandave kriminale që përfitojnë nga mjerimi i njerëzve. Ai do të na lejojë të synojmë asetet dhe operacionet e kontrabandistëve kudo që veprojnë, duke ndërprerë financimin e tyre dhe duke shkatërruar rrjetet e tyre një nga një.
Përmes Komandës për Sigurinë Kufitare dhe partnerëve kyç si Agjencia Kombëtare e Krimit, ne po forcojmë lidhjet me shtetet e tjera për të luftuar këtë problem global.
Së bashku, po dërgojmë një mesazh të qartë se ata që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur dhe rrezikojnë jetë për përfitime nuk kanë ku të fshihen.”
Ky njoftim është pjesë e strategjisë me tre shtylla të FCDO-së ‘ndërprerje, ndalim, kthim’ për të adresuar globalisht migrimin e parregullt. Përveç ndërprerjes së rrjeteve të krimit të organizuar të emigracionit përmes sanksioneve, FCDO punon me vendet e origjinës dhe të tranzitit për të dekurajuar migrantët e mundshëm nga ndërmarrja e udhëtimeve të rrezikshme dhe bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme për të negociuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përfshirë kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar. Që prej zgjedhjeve, mbi 35.000 persona janë kthyer, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vite prej kur Gjykata Ndërkombët...
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dor...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot 16 ambas...
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhur ...
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tj...
Avokati Arianit Koçi ka zgjedhur një formë të veçantë prot...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as për të...
Autoritetet kineze kanë filluar ndërtimin e asaj që do të ...
Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në ...
Kreu i fuqishëm i një bande ekuadoriane, Adolfo Macías Vil...
Një valë e re nxehtësie po godet Italinë. Sipas parashikim...
E diela duket se ka qenë një ditë shkëputjeje të plotë nga...
Irani ka rënë dakord të takohet me tre vende të mëdha evro...
Më shumë se 128 mijë njerëz janë zhvendosur brenda një jav...
Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ecë drejt një ...
Papa Leo XIV ka ripërtërirë sot thirrjen e tij për një arm...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar një hel...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...