Të ftohurit nga korrenti pas djersitjes, nuk është thjesht një mit gjyshesh, por një kërcënim real
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.
Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, që të mos lejojë të "keqpërdoret”.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.
Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”.
“Kjo nuk është më politikë, prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.
Kuvendi nuk është konstituuar as pas një takimi të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura.
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar paraprakisht se partia së cilës i takon ajo kërkon që Limaj të propozohet për kryetar Kuvendi.
Deputetë të Lidhjes Demokratike (LDK) të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë përsëritur të hënën se nuk kanë votë për Limajn si kryetar Kuvendi.
Për dallim prej tyre, kryetari i partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje propozon Limajn për kryetar, ai do të votonte pro.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë thënë në të kaluarën se nuk e votojnë asnjë kandidat që ka mbajtur pozita ministrore në të kaluarën.
Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme./ REL
Autoritetet kineze kanë filluar ndërtimin e asaj që do të ...
Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në ...
Kreu i fuqishëm i një bande ekuadoriane, Adolfo Macías Vil...
Një valë e re nxehtësie po godet Italinë. Sipas parashikim...
E diela duket se ka qenë një ditë shkëputjeje të plotë nga...
Irani ka rënë dakord të takohet me tre vende të mëdha evro...
Më shumë se 128 mijë njerëz janë zhvendosur brenda një jav...
Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ecë drejt një ...
Papa Leo XIV ka ripërtërirë sot thirrjen e tij për një arm...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar një hel...
Situata në provincën Suveida raportohet se është nën kontr...
Shërbimi Gjeologjik Ushtarak i SHBA-së ka lëshuar një para...
14 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve dhe ...
Shkon në numri i viktimave 37 numri i viktimave pasi një a...
Rreth 100 burra të maskuar, të armatosur me fishekzjarre d...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi ka...
Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë rezulto...
Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe mbi 30 raketa drejt...
Një automjet u përplas me një turmë njerëzish që prisnin t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh për...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...