Vera turistike në Golem po humbet shkëlqimin
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...

Situata në provincën Suveida raportohet se është nën kontroll, pas disa ditësh dhune vdekjeprurëse mes fransioneve druze dhe beduinëve myslimanë sunitë. Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar Ministrinë e Brendshme më 20 korrik.
Në Suveida, që është e banuar me shumicë druze, më nuk ka luftëtarë fisnorë dhe përleshjet kanë përfunduar, raportoi kjo agjenci.
Edhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi për situatë të qetë.
Luftimet në Suveida, të cilat shpërthyen një javë më parë, lanë qindra të vdekur dhe shkaktuan një situatë të rëndë humanitare dhe një eksod masiv të civilëve nga kjo provincë, sipas aktivistëve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi që “luftimet të ndalen menjëherë”, duke bërë thirrje për ndaljen e përdhunimeve dhe masakrimit të njerëzve të pafajshëm.
Sipas Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Mbretërinë e Bashkuar – i cili mbështetet në një rrjet raportuesish brenda Sirisë, pothuajse 1.000 persona janë vrarë që nga 13 korriku, si rezultat i luftimeve në Suveida, ekzekutimeve dhe sulmeve ajrore izraelite.
Druzët janë një pakicë fetare e islamit shiit dhe jetojnë kryesisht në Siri, por edhe në Izrael, Liban dhe Jordani. Suveida është bastioni i tyre.
Pas shpërthimit të dhunës, trupat qeveritare siriane ndërhynë.
Izraeli tha se ka detyrim të mbrojë komunitetin e druzëve, pasi shumë prej tyre shërbejnë në ushtrinë izraelite. Më herët gjatë javës, Izraeli kreu sulme ajrore në Suveida dhe ndaj institucioneve qeveritare në Damask.
Situata mbetet e brishtë në Siri nën presidentin e ri të përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, i cili mori pushtetin pas rrëzimit të sundimtarit Bashar al-Assad, gjashtë muaj më parë.
Edhe pse administrata e re ka premtuar rikthimin e stabilitetit, përplasjet etnike, dhuna nga milicitë dhe sulmet terroriste vazhdojnë në këtë shtet./REL
Shërbimi Gjeologjik Ushtarak i SHBA-së ka lëshuar një para...
14 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve dhe ...
Shkon në numri i viktimave 37 numri i viktimave pasi një a...
Rreth 100 burra të maskuar, të armatosur me fishekzjarre d...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi ka...
Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë rezulto...
Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe mbi 30 raketa drejt...
Një automjet u përplas me një turmë njerëzish që prisnin t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh për...
Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet u për...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-ën herë...
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se s...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ngritur një padi kundë...
Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbi...
Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë ...
Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin...
Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë ...
Të paktën tre persona janë vrarë pas një “incidenti të tme...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate,...
Organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...