Trump padit "Wall Street Journal" për 10 miliardë dollarë
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ngritur një padi kundë...

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 26 persona dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez.
Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal, i tha AFP-së se 22 persona u vranë pranë një qendre të ndihmës në jugperëndim të Han Junisit, ndërkaq katër të tjerë afër një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite” për të dyja rastet.
Ushtria izraelite tha se po heton këto pretendime.
Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara nga agjencia për mbrojtje civile dhe palë të tjera nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Lufta në Gazë, që u nxit nga sulmi i Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.
Mbi 2 milionë persona që jetojnë në Gazë po përballen me mungesë të furnizimeve ushqimore dhe furnizimeve të tjera elementare, teksa mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.
Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë ditore, teksa autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin për këto raste.
Një ditë më parë, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se nëntë persona u vranë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.
Fondacioni Humanitar për Gazën – që mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli – mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gazë në fund të majit. Ky fondacion tha se të mërkurën 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” që pretendoi se shkaktuan “skena katoike dhe të rrezikshme” dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.
Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara thanë se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gazë, të cilët po tentonin të merrnin ndihma, përfshirë 674 “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën” që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës./ REL
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ngritur një padi kundë...
Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbi...
Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë ...
Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin...
Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë ...
Të paktën tre persona janë vrarë pas një “incidenti të tme...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate,...
Organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi...
Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve pë...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndalon komentim...
Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Europian ka pla...
Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ...
Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimev...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...
Hungaria dhe Ballkani po përjetojnë efektet e ngrohjes glo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot qëndrimin ...
Forcat siriane u tërhoqën sot nga provinca jugore e Sweidë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy emëroi një kryemin...
Një mësues u godit me thikë dhe u plagos rëndë në një shfa...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...