WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë ...

Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin në gusht 2021, Gjermania ka deportuar qytetarë afganë në vendin e tyre të origjinës. Të enjten në mëngjes, një aeroplan me 81 meshkuj në bord u nis nga Aeroporti i Leipzigut direkt për në Kabul. Rreth gjashtë orë më vonë, aeroplani u ul në kryeqytetin afgan.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, këta janë "meshkuj afganë që janë të detyruar të largohen nga vendi" dhe janë dënuar për "krime të rënda dhe shumë të rënda". Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) theksoi në programin "Morgenmagazin" (Revista e mëngjesit) të ARD se ekziston një "interes legjitim i qytetarëve" për dëbime të tilla.
Fluturimi i riatdhesimit u krye, si në operacionin e fundit në gusht 2024, me mbështetjen e Katarit.
Katari ndërmjetëson për riatdhesimet
Kontaktet me talebanët u kryen ekskluzivisht në një "nivel teknik" përmes një zyre ndërlidhëse në Katar. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul (CDU) theksoi së fundmi se regjimi islamist është i izoluar ndërkombëtarisht për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe se Gjermania nuk e njeh atë si një qeveri legjitime.
Ministri i Brendshëm Dobrindt dëshiron ta ndryshojë këtë situatë. Në fillim të korrikut, ai i tha revistës Focus se synonte të arrinte marrëveshje të drejtpërdrejta riatdhesimi me Afganistanin, pasi një zgjidhje e palës së tretë nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme.
Organizatat e të drejtave të njeriut për refugjatët dhe OKB-në i hedhin poshtë këto plane. Kushtet në terren nuk janë ende të përshtatshme për riatdhesime, tha Arafat Jamal, përfaqësues i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Kabul, në përgjigje të deklaratave të Dobrindt-it. Zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, vuri në dukje shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Afganistan, të tilla si ekzekutimet dhe shtypja e grave.
Organizatat gjermane për të drejtat e njeriut gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre. Pro Asyl e quajti dëbimin një "shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare". Zëdhënësja e saj, Judith Wiebke, theksoi se talebanët përdorin ndëshkime brutale trupore për shkeljen e standardeve të tyre morale. Julia Duchrow e Amnesty International deklaroi se ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe torturat janë të zakonshme në Afganistan. "Të drejtat e njeriut janë për të gjithë ose për askënd".
Politikani i gjelbër Anton Hofreiter paralajmëroi në programin "Morgenmagazin" të ARD për një "rivlerësim masiv të terrorizmit islamist" për shkak të fluturimeve të riatdhesimit. Sipas Hofreiter, "terroristët islamistë" sundojnë Afganistanin.
Mijëra afganë të detyruar të largohen nga vendi
Sipas shifrave aktuale të qeverisë gjermane,në Gjermani jetojnë rreth 446.000 afganë. 11.423 prej tyre janë të detyruar të largohen nga Gjermania, 9.602 kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 1.821 janë pa të. Lejet e qëndrimit të përkohshëm jepen kur riatdhesimi pezullohet përkohësisht, për shembull, për shkak të mungesës së dokumenteve të udhëtimit, sëmundjes ose vazhdimit të një trajnimi.
Para ndryshimit të pushtetit në Kabul, Gjermania kryente rregullisht fluturime deportimi për në Afganistan. Në korrik 2021, u krye fluturimi i fundit, fluturimi i 40-të kolektiv i deportimit që nga viti 2016. Deri atëherë, ishin riatdhesuar gjithsej 1.104 meshkuj./ DW
Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë ...
Të paktën tre persona janë vrarë pas një “incidenti të tme...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate,...
Organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi...
Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve pë...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndalon komentim...
Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Europian ka pla...
Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ...
Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimev...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...
Hungaria dhe Ballkani po përjetojnë efektet e ngrohjes glo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot qëndrimin ...
Forcat siriane u tërhoqën sot nga provinca jugore e Sweidë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy emëroi një kryemin...
Një mësues u godit me thikë dhe u plagos rëndë në një shfa...
Parlamenti ukrainas ka miratuar me 253 vota pro qeverinë e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti këtë të enjte n...
Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten pla...
Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...