Raportohet për të paktën 26 të vrarë në Gazë
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se s...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-ën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00.
Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet politik nga Kurti.
"Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së", tha ajo për gazetarët.
Sipas Izmakut, partia e saj pret që Limaj të bëhet kryeparlamentar dhe LVV-ja të udhëheqë Qeverinë.
Ajo tha se nuk ka ofertë tjetër, por shtoi se kjo është alternativa e vetme që vendi të dalë nga ngërçi dhe shteti të ketë institucione.
Izmaku po ashtu pretendoi se Limaj ka mbështetjen edhe të deputetëve e partive të tjera.
Deputeti nga AAK-ja, Lah Brahimaj, para nisjes së seancës pretendoi se Nisma, LVV-ja dhe Lista Serbe veçse kanë një marrëveshje në parim. Ai tha se kjo mbështetet në sjelljen e tyre, pasi pas çdo dështimi të seancës, deputetët e Nismës, LVV-së dhe Listës Serbe lëshojnë sallën plenare, ndërkaq partitë e tjera jo.
Sipas tij, AAK-ja nuk ka vota për Limajn kryeparlamentar.
Nga PDK-ja kishte qëndrime të ndryshme para nisjes së seancës. Nait Hasanaj tha se nuk do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, por Fadil Nura tha se partia e tij ka interes që vendi të ketë institucione sa më shpejt.
"Shpresoj që PDK-ja do t’ia japë voton Fatmir Limajt", tha ai.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
LVV-ja, si parti fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të organit ligjvënës. Megjithatë, Haxhiu është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar nga LVV-ja të ndryshojë propozimin, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë emër të partisë fituese për këtë post.
Lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh – deri më 26 korrik – të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe më pas të votojnë nënkryetarët, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit ligjvënës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se partia e saj qëndron në kërkesën që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar.
“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë - që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se s...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ngritur një padi kundë...
Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbi...
Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë ...
Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin...
Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë ...
Të paktën tre persona janë vrarë pas një “incidenti të tme...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate,...
Organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi...
Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve pë...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndalon komentim...
Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Europian ka pla...
Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ...
Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimev...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...
Hungaria dhe Ballkani po përjetojnë efektet e ngrohjes glo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot qëndrimin ...
Forcat siriane u tërhoqën sot nga provinca jugore e Sweidë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy emëroi një kryemin...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...