web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 48.8 gradë/ Një valë e re nxehtësie godet Italinë

20 Korrik 2025, 22:36, Kosova & Bota CNA

Temperatura deri në 48.8 gradë/ Një valë e re nxehtësie

Një valë e re nxehtësie po godet Italinë. Sipas parashikimeve, dita më e nxehtë do të jetë e marta, me temperatura në Siçili që mund të thyejnë rekordin e vitit 2001 dhe të kalojnë 48.8 gradë.

Nëse ndodh, nuk do të jetë vetëm një rekord italian, por edhe evropian.

Në Sardenjë, pasnesër termometri pritet të arrijë gjithashtu 45 gradë. Shërbimet kompetente u kanë kërkuar banorëve të shmangin udhëtimet gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Një zonë tjetër që do të preket nga vala e nxehtësisë është ajo e Puglias, me kryeqendër Barin, si dhe një pjesë e madhe e Italisë qendrore.

Meteorologët parashikojnë se nxehtësia ekstreme do të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes. Në Italinë veriore, përkundrazi, nesër priten reshje të dendura shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./CNA





Lajmet e fundit nga