Zëvendësguvernatori i Bankës së Japonisë thotë se marrëveshja është “përparim shumë i madh”
Zëvendësguvernatori i Bankës së Japonisë, Shinichi Uchida,...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit: Byrosë Kombëtare kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit (SAPO).
Zelensky mori vendimin pavarësisht protestave dhe kritikave nga aleatët europianë të Ukrainës.
Qindra qytetarë protestuan më 22 korrik në qendër të Kievit, duke i kërkuar presidentit që ta refuzonte ligjin.
Ata thanë se ligji ishte miratuar me nxitim dhe se i hapte rrugë ndërhyrjes së qeverisë në hetimet për korrupsion.
Protesta kishte edhe në Dnjipro e në qytete të tjera.
Ligji u miratua nga 263 deputetë në Parlamentin ukrainas, i cili ka gjithsej 450.
Përndryshe, NABU heton rastet e korrupsionit në institucionet shtetërore, ndërsa SAPO ndjek penalisht rastet e tjera të korrupsionit.
Që nga themelimi në vitin 2015, NABU ka nxjerrë në pah raste të rënda korrupsioni që kanë përfshirë edhe zyrtarë të lartë.
Në video-adresimin e tij të përditshëm, Zelensky tha se infrastruktura antikorrupsion e Ukrainës duhet të pastrohet nga ndikimi rus, duke shtuar se NABU dhe SAPO do të vazhdojnë punën e tyre.
“Është gjithashtu e rëndësishme që prokurori i përgjithshëm të jetë i përkushtuar për të siguruar llogaridhënie të vërtetë për ata që shkelin ligjin. Kjo është ajo që i duhet vërtet Ukrainës”, tha ai.
Bashkimi Europian e përshkroi vendimin e Parlamentit ukrainas për të miratuar projektligjin si një “hap serioz prapa”.
“Shkatërrimi i garancive kryesore që mbronin pavarësinë e NABU-së është një hap serioz prapa”, shkroi komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në "X".
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ukrainën për reformat e nevojshme në sundimin e ligjit dhe përparimin në rrugën drejt BE-së”, shtoi ajo.
Ligji, i propozuar nga partia në pushtet e Zelensky-t, e bën prokurorin e përgjithshëm udhëheqës 'de facto' të SAPO-s, duke ia hequr kompetencat kreut aktual të kësaj agjencie kundër korrupsionit.
Po ashtu, ligji i mundëson prokurorit të përgjithshëm t’i mbyllë në mënyrë të njëanshme rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën t’i transferojë hetimet e NABU-së tek agjenci të tjera.
“Me këtë vendim, Parlamenti, jo vetëm që i heq shoqërisë njërën nga arritjet më të mëdha që nga Revolucioni i Dinjitetit - institucionet e pavarura kundër korrupsionit - por gjithashtu minon besimin e partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës”, thuhet në një reagim të organizatës Transparency International Ukraine, pas miratimit të ligjit.
Transparency International tha se nëse Zelensky nuk i vë veto ligjit, ai “do ta ndajë përgjegjësinë me Parlamentin për çmontimin e infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”./ REL
Zëvendësguvernatori i Bankës së Japonisë, Shinichi Uchida,...
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja dhe Japon...
Numri i viktimave nga përleshjet njëjavore në provincën Su...
Irina Podnosova, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sot se S...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca...
Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufiz...
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vite prej kur Gjykata Ndërkombët...
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dor...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot 16 ambas...
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhur ...
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tj...
Avokati Arianit Koçi ka zgjedhur një formë të veçantë prot...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as për të...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...