Vrasje të reja në luftën e klaneve në Mal të Zi
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ...

Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet e shtetit për të çrrënjosur korrupsionin.
Në Parlamentin prej 450 ulësesh, 263 deputetë votuan për ligjin që kufizon pavarësinë e Byrosë Kombëtare të Ukrainës Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO).
Ligji, që u propozua nga Partia Shërbëtorët e Popullit e presidentit Volodymyr Zelensky, bën që prokurori i Përgjithshëm të jetë de facto kreu i SAPO-s, duke ia hequr autoritetin kreut të agjencisë.
Ligji po ashtu lejon që prokurori i Përgjithshëm në mënyrë të njëanshme të mbyllë raste ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën të transferojë rastet që po hetohen nga NABU-ja tek agjenci të tjera.
“Me këtë vendim, Parlamenti jo vetëm që ia heq shoqërisë njërën nga arritjet më të mëdha që nga Revolucioni i Dinjitetit – institucionet e pavarura kundër korrupsionit – por, gjithashtu minon besimin e partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës”, tha Transparency International Ukrainë në një njoftim pas votimit.
"E vetmja mënyrë për të zhbërë dëmin është që presidenti ta vendosë veton ndaj ligjit. Përndryshe, presidenti Volodymyr Zelensky do ta ndajë përgjegjësinë me Parlamentin për shkatërrimin e infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”.
Këto sfida ligjore vijnë kur NABU-ja është përballur me disa sfida po ashtu. Më 21 korrik, agjencia për siguri të brendshme, SBU, arrestoi dy zyrtarë të NABU-së – një për spiunim ndaj Rusisë dhe një për lidhje të dyshuara biznesore me entitete ruse – dhe autoritetet kanë kryer bastisje duke shënjestruar punonjësit e kësaj agjencie.
SBU pretendoi se disa zyrtarë kishin lidhje me grupe të ndaluara politike, përfshirë edhe ish-partinë e një deputeti ukrainas në arrati.
NABU, e cila ka udhëhequr hetime të profilit të lartë, tha se operacioni i SBU-së shkoi përtej shqetësimeve legjitime të sigurisë, duke përfshirë çështje të palidhura si shkelje trafiku të kryera viteve më parë.
Transparency International i cilësoi bastisjet si një shembull të “presionit masiv” ndaj institucioneve kundër korrupsionit në Ukrainë.
Ambasadorët e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) në Kiev, të cilët u takuan me drejtuesit e NABU-së menjëherë pas ngjarjes, lëshuan një deklaratë ku shprehën “shqetësime serioze” dhe thanë se do ta ngrinin çështjen drejtpërdrejt me udhëheqësit e Qeverisë.
Lëvizjet e fundit kanë ringjallur frikën më të gjerë se problemet e thella të Ukrainës me korrupsionin nuk po adresohen, ndërsa përpjekjet për të promovuar llogaridhënien dhe transparencën po përballen me kundërshtime./rel
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vite prej kur Gjykata Ndërkombët...
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dor...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot 16 ambas...
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhur ...
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tj...
Avokati Arianit Koçi ka zgjedhur një formë të veçantë prot...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as për të...
Autoritetet kineze kanë filluar ndërtimin e asaj që do të ...
Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në ...
Kreu i fuqishëm i një bande ekuadoriane, Adolfo Macías Vil...
Një valë e re nxehtësie po godet Italinë. Sipas parashikim...
E diela duket se ka qenë një ditë shkëputjeje të plotë nga...
Irani ka rënë dakord të takohet me tre vende të mëdha evro...
Më shumë se 128 mijë njerëz janë zhvendosur brenda një jav...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...