Kursi i këmbimit, 8 qershor 2026
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur paketën e parë të sanksioneve për bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Britania ka vendosur sanksione ndaj 25 individëve, mes të cilëve janë edhe shqiptarë.
Në një reagim zyrtar thuhet se shqiptari Bledar Lala drejton një rrjet kontrabande që transporton njerëz nga Belgjika përmes Kanalit të Anglisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Jashtëm, David Lammy, e quajti vendosjen e paketës së parë të sanksioneve moment historik për punën e qeverisë.
Lammy kishte një mesash për bandat, për të cilat tha se do të nxirren të gjitha përpara drejtësisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Reagimi zyrtar
Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave famëkeqe të trafikimit të njerëzve dhe mundësuesve të tyre në një aksion global
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 25 individë në zemër të rrjeteve të trafikimit të njerëzve që nxisin migrimin e parregullt drejt MB-së.
Sanksionet hyjnë në fuqi ditën e parë të regjimit të parë në botë të sanksioneve të dedikuara kundër migrimit të parregullt dhe krimit të organizuar të migracionit.
Ky veprim shënon hapin më të fundit në fushatën e qeverisë për të siguruar kufijtë e Britanisë dhe për të reduktuar migrimin e parregullt, duke zbatuar Planin për Ndryshim.
Udhëheqësit e bandave, ndërmjetësit kyç dhe furnizuesit e pajisjeve për trafikimin e njerëzve janë goditur sot [23 Korrik] me sanksionet e para ndonjëherë të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar që luftojnë migrimin e parregullt.
Sanksionet e sotme synojnë individë dhe entitete të përfshira në trafikimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt drejt MB-së, që nga një furnizues i varkave të vogla në Azi, te transferuesit informalë të parave përmes sistemit Haëala në Lindjen e Mesme, dhe deri te udhëheqësit e bandave të vendosur në Ballkan dhe Afrikën e Veriut.
Ato përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh, nga furnizimi me varka të vogla posaçërisht për trafikim, te sigurimi i pasaportave të falsifikuara, ndërmjetës që lehtësojnë pagesa të paligjshme përmes sistemit Haëala, trafikimi i njerëzve përmes kamionëve dhe varkave të vogla, si dhe vetë udhëheqësit e botës së krimit.
Sanksionet mund të ndërpresin qarkullimin e parave dhe materialeve, përfshirë ngrirjen e pronave, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, që i mundësojnë bandave kriminale të organizuara të operojnë në këtë treg të neveritshëm.
Planet janë një shembull kyç i përdorimit të qasjeve inovative nga FCDO, në politikën e jashtme për të realizuar Planin për Ndryshim të qeverisë. Ky regjim do të jetë i pari në botë i dedikuar për të goditur trafikimin e njerëzve dhe krimin e organizuar të migracionit, me shfrytëzimin e personave vulnerabël nga kriminelët dhe rrjetet e tyre si një nga nxitësit kryesorë të migrimit të parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri i Jashtëm, David Lammy, u shpreh:
“Ky është një moment historik në punën e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar të migracionit, për të reduktuar migrimin e parregullt drejt MB-së dhe për të realizuar Planin për Ndryshim.
“Që nga Evropa deri në Azi, po luftojmë kundër trafikantëve të njerëzve që mundësojnë migrimin e parregullt, duke i goditur kudo që ndodhen në botë dhe duke i detyruar të japin llogari për veprimet e tyre.
“Mesazhi im për bandat që pa mëshirë rrezikojnë jetë vulnerabël për përfitime personale është ky: e dimë kush jeni dhe do të punojmë me partnerët tanë në mbarë botën për t’ju nxjerrë para drejtësisë.”
Ndër të sanksionuarit sot është Bledar Lala, një shqiptar që kontrollon “operacionet në Belgjikë” të një grupi kriminal të organizuar që trafikon migrantë nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes Kanalit Anglez.
Sanksione janë vendosur edhe ndaj një kompanie në Kinë, e cila ka reklamuar varkat e saj të vogla në një treg online, në mënyrë të qartë për qëllime trafikimi të njerëzve. Varkat e reklamuar janë të tipit që përdoren nga bandat kriminale për tu mbushur me migrantë dhe për t’i dërguar ata përtej Kanalit në mënyrë të rrezikshme.
Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar gjithashtu Alen Basil, një ish-përkthyes policie që më pas udhëhoqi një rrjet të madh trafikimi në Serbi, duke terrorizuar refugjatët me ndihmën e policëve të korruptuar. Basil u gjet më pas duke jetuar në një shtëpi në Serbi me vlerë mbi një milion euro, e blerë me para të zhvatura nga emigrantë të dëshpëruar.
Gjithashtu është sanksionuar Mohammed Tetëani, i vetëquajturi “Mbreti i Horgos”, i cili drejtoi me brutalitet një kamp migrantësh në Horgos, Serbi dhe udhëhoqi bandën e trafikimit Tetëani. Tetëani dhe ndjekësit e tij njihen për trajtimin e dhunshëm ndaj refugjatëve që refuzojnë shërbimet e tyre ose nuk mund të paguajnë.
Sanksionimi i sotëm përfshin edhe individë si Muhammed Khadir Pirot, një bankier Haëala i përfshirë në rrjete informale të transferimit të parave, të cilat trafikantët i përdorin për të marrë pagesa nga migrantët.
Të gjithë personat e sanksionuar sot janë emëruar publikisht dhe u është ndaluar çdo angazhim me sistemin financiar të MB-së, duke ndihmuar në dobësimin e mëtejshëm të operacioneve të tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Graeme Biggar, tha:
“Agjencia Kombëtare e krimit është e vendosur të përdorë çdo mjet në dispozicion për të goditur, ndërprerë dhe çmontuar rrjetet kriminale të përfshira në trafikimin e njerëzve, duke parandaluar dëmin ndaj atyre që shfrytëzohen për përfitime dhe duke mbrojtur sigurinë kufitare të MB-së.
“Këto kompetenca të reja për sanksione do të plotësojnë aktivitetin e Agjencisë. Ne kemi punuar me FCDO-në dhe partnerët për të përparuar në përcaktimin e këtyre personave të sanksionuar.
“Ato do t’i japin MB-së një mënyrë të re për të ndjekur, dobësuar dhe penguar aftësinë operacionale të një game të gjerë rrjetesh të krimit të organizuar të migracionit, përfshirë ata që lehtësojnë ose mundësojnë veprimtarinë kriminale.”
Sanksionimet e sotme janë të parat që bëhen në kuadër të Regjimit të Ri Botëror të Sanksioneve për Migrimin e Parregullt të Mbretërisë së Bashkuar. Ky regjim është i pari në botë dhe i jep FCDO-së fuqinë për të vendosur sanksione jo vetëm ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në trafikimin e njerëzve drejt MB-së, por edhe ndaj financuesve dhe kompanive që ndihmojnë aktivitetet e tyre.
FCDO ka punuar ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë për të zhvilluar rastet dhe për të siguruar që ato të plotësojnë aktivitetin e zbatimit të ligjit.
Njoftimi i sotëm është pjesë e strategjisë me tre shtylla ‘ndërprerje, ndalim, kthim’ për të adresuar globalisht migrimin e parregullt. Përveç ndërprerjes së rrjeteve të krimit të organizuar të emigracionit përmes sanksioneve, FCDO punon me vendet e origjinës dhe të tranzitit për të dekurajuar migrantët e mundshëm nga ndërmarrja e udhëtimeve të rrezikshme dhe bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme për të negociuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përfshirë kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar. Që prej zgjedhjeve, mbi 35.000 persona janë kthyer, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Trafikimi i njerëzve i lidhur me Irakun
Goran Assad Jalal, ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar i cili mblidhte emigrantë në kamionë frigoriferik të cilët kalonin Kanalin Anglez nga Franca drejt MB-së, në të paktën 10 raste gjatë periudhës Janar – Mars 2019.
Hemin Ali Salih, ndihmoi në trafikimin e emigrantëve në MB në bagazhin e kamionëve.
Dedaëan Dazey, një trafikues i njerëzve i cili menaxhonte shtëpi të sigurta për emigrantët në Francën veriore para se ata të lëviznin drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Roman Ranyaye, një trafikues i Irakianëve, përgjegjës për trafikimin e migrantëve nga Azia në Europë.
Azad Khoshnaë, për furnizimin me gomone, motorë dhe pajisje të tjera detare për përdorim në trafikimin e migrantëve nga Franca në Britaninë e Madhe.
Nuzad Khoshnaë, për pajisjen e bandave në Francën veriore me motor të jashtëm, gomone dhe pajisje të tjera detare për përdormin në trafikimin e njerëzve në MB.
Nihad Mohsin Xoshnaë, për pajisjen me gomone, motor të jashtëm dhe pajisje të tjera detare të përdorura nga emigrantët për kalimin e Kanalit Anglez nga Franca.
Rrjeti Hawala
Muhammed Khadir Pirot, një bankier haëala i cili kontrollonte pagesa të individëve të cilët po trafikoheshin nga Kurdistani, rajon i Irakut, drejt Europës përmes Turqisë.
Mariëan Jamal, kontrollon transfertat e parave përmes bankierëve Haëala, që menaxhojnë pagesat e trafikuesve të njerëzve nga emigrantët në Irak.
Rafiq Shaqlaëay, i përfshirë në systemin bankar haëala si një këshilltar i emigrantëve të cilët donin të paguanin trafikuesit që operonin rrugë kalimi në Europë përmes Turqisë.
Banda Afrikano-Veriore që operojnë në Ballkan
Banda Kazawi, një rrjet trafikimi njerëzish i cili kontrollonte rrugët e trafikimit të njerëzve nga Afrika Veriore drejt BE-së, i njohur për përdorimin e ndëshkimeve të rënda për emigrantët që nuk mund të paguanin.
Banda Tetwani, e njohur si një nga bandat më violente të trafikimit të njerëzve, pjestarët e së cilës raportohet se abuzojnë seksualisht me femrat dhe mbajnë emigrantët peng të cilët nuk paguajnë dot kostot.
Bosët e bandave
Bledar Lala, drejton një rrjet kontrabande që transporton njerëz nga Belgjika përmes Kanalit të Anglisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Alen Basil, një ish përkthyes policie i cili përmes dhunës dhe intimidimit u kthye në drejtuesin e një rrjeti të madh të trafikimit të njerëzve.
Mohammed Tetëani, kryetari i bandës ‘Tetëani’ dhe i vetëquajtur “Mbreti i Horgos” në Serbi.
Yassine Al Maghribi Al-Kasaoui, drejtuesi i bandës “Kazaëi”.
Banda Ballkanase që ofrojnë pasaporta false
Banda Kava?, një organizatë Ballkanase e krimit të organizuar e njohur për përdorimin e pasaportave false për trafikimin e pjesëtarëve të bandës mes Balkanit dhe Turqisë.
Banda Škaljari, një organizatë e krimit të organizuar në Mal të Zi që trafikon kriminel midis Ballkanit dhe Turqisë.
Dalibor ?urlik, siguron pasaporta false dhe dokumente të falsifikuara për përdorim në trafikimin e njerëzve të bandës Kavaç.
Almir Jahovi?, pjesëtar i bandës Kava?, i cili është i lidhur në sigurimin e pasaportave false për trafikimin e pjesëtarëve të bandës përtej kufinjve.
Marko Petrovi?, një pjesëtar i bandës Kava? i krijon identitete false dhe pasaporta për përdorimin në trafikimin e njerëzve.
Nikola Vein ndihmon bandën Škaljari të sigurojë pasaporta false dhe dokumente udhëtimi për përdorimin në trafikimin e njerëzve.
Ratko ?ivkovi?, një bashkëpunëtar i bandës Škaljari, i cili mbledh pasaporta false me qëllim kalimin e pjesëtarëve të bandave përtej kufinjve.
Dejan Pavlovi?, një pjesëtar ose bashkëpunëtor i ngushtë i bandës Škaljari, i cili suporton krijimin e identiteve false dhe pasaportave.
Kompania e mëposhtme me qendër në Kinë është sanksionuar për prodhimin e gomoneve që reklamohen për trafikimin e njerëzve.
Weihai Yamar Outdoors Product Co
Background i Regjimit të Ri Botëror të Sanksioneve për Migrimin e Parregullt
Mbështetur në Ligjin për Sanksionet dhe Pastrimin e Parave (Akti i Sanksioneve), Qeveria ka paraqitur legjislacion dytësor në Parlament që prezanton një regjim të ri global sanksionesh për Migrimin e Parregullt dhe Trafikimin e Personave. Rregulloret do të diskutohen nga të dyja Dhomat e Parlamentit pas kthimit nga pushimet verore, në përputhje me procedurën e miratimit të menjëhershëm.
Kryesuesi i seancës konstituitive, Avni Dehari, e ndërpreu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një l...
Zëvendësguvernatori i Bankës së Japonisë, Shinichi Uchida,...
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja dhe Japon...
Numri i viktimave nga përleshjet njëjavore në provincën Su...
Irina Podnosova, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sot se S...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca...
Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufiz...
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është dr...
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sanksionet e ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka lëk...
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vite prej kur Gjykata Ndërkombët...
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dor...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot 16 ambas...
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot lidhur ...
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tj...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, duke rikthyer luft...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...