
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve.
Prokurori i Përgjithshëm thotë se drafti i Kodit Penal rrezikon funksionimin e drejtësisë. Por se si, e qysh, e tek e rrezikon sistemin ky projekt-kod, Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë ta thotë sy më sy kur të mblidhen profesionistët e fushës, dhe jo me juristët e lagjes në kafe.
Të njëjtën gjë thotë edhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por ku shkon dhe më larg thotë: do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. O avokat, nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese një projekt-kod që ndoshta do 2 vjet për t’u miratuar, pasi do të kalojë nga Brukseli, por shkon ligji për Kodin Penal pasi të miratohet nga Parlamenti, nëse do të miratohet.
Nejse, vapë gushti, kur i thonë, “bjeri, t’i biem” të dalim në media dhe portale se tani ka hapësirë për të dalë se politika është në plazh. E pranojmë edhe këtë tallava dhe lajthitje juridike.
Dy-tre gazetarë qenkan prekur rëndë nga ideja që profilet false apo portalet anonime që shantazhojnë zyrtarët dhe bizneset për interesa të errëta, përbëkan kufizim të “lirisë së shprehjes dhe medias” dhe duhet, sipas tyre, të anulohet menjëherë si draft. Tyryryry...
Katër a pesë avokatë-parazitë e pijedashës thonë që s’e lexojnë dot Kodin, ngaqë ka shumë nene dhe duhen dy vjet për ta parë “tamam”.
Një tjetër, nga kafja, thotë se Google Translate e ka përkthyer keq dhe flet si kompetent, se gjasme te Kodi francez, italian apo gjerman e ka lexuar ndryshe. Disa të tjerë, për inerci të të parëve, kanë shumë për të thënë pa e lexuar fare, por do të flasin në vjeshtë… se tani janë në plazh.
Hajde tallava dembelësh, hajde!
Pra, Shqipëria duhet të rrijë pa Kod Penal, pa Kod Civil apo pa kode procedurash derisa t’u vijë terezia këtyre?
Ky është një projekt-kod, jo version përfundimtar. Merreni, lexojeni, shkruajeni dhe sillni versionin tuaj! “Jeni të mirëpritur”, – u tha nga nismëtarët e projektit. Këta janë versioni, ne flasim, ata të shkruajnë, se përtojnë të marrin frymë?
Hajde mendje, hajde!
Po pse, po s’e shkruan këta, do të thotë që s’duhet ta shkruajnë fare?
Kodet nuk janë çështje pëlqimesh personale. Janë vullnet politik dhe juridik: teknikët i hartojnë, politika i voton, Brukseli e certifikon. Pa vulën e Brukselit, Shqipëria nuk miraton Kod Penal. Pikë, mbaroi!
Ata që duan garancitë e Ulsiut në vend të Brukselit të vazhdojnë të merren me Ulsiun, por miletin të mos e torollepsin me tallava juridike gushti.
Për fat të mirë, po shkojmë drejt Bashkimit Europian – jo drejt Republikës së Parazitëve! Për këta të fundit do të bëhet një draft tjetër, që ta punojnë rehat pa ia hapur kapakët fare./ CNA
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...