"Pallati i ëndrrave"? Jo më letërsi distopike...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...

Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që pranojnë defektet por i relativizojnë ato.
Shikoni titullin e Pjeshkës. “Diktatura liberale e Edi Ramës” - thotë.
Me shpresë që ndonjë naiv do të lexojë se çfarë ka broçkullisur. Kuptohet menjëherë thelbi.
Po çfarë diktatori mund të jetë një liberal? – është nënteksti i Pjeshkës.
Pastaj a krahasohet ai me Berishën?! Që komandonte të gjitha pushtetet, që të vriste po të protestoje kundër tij; që përdorte drejtësinë, që nuk hapte kutitë etj etj. Ai ka qenë edhe diktator edhe illiberal. Mosozot të na kthehet.
Tani, ky Edi Rama, vërtetë komandon cep më cep dhe dikton gjithcka por ky të lë të protestosh, të lë të marrësh ndonjë votë, madje edhe të numëron votat drejt. Pra vërtetë është Perandor por në Perandorinë e tij ka edhe vend për ndonjë votë opozitare...
E vërteta është që ky është iliberali më i madh.
Rama nuk vjedh vota dhe hap kutitë sa herë të duash ti sepse e di shumë mirë, qysh më parë, rezultatin e atyre kutive. Inxhinieringu i votës e lejon Edi Ramën që edhe të tallet me Opozitën: “A doni t’i numëroni prapë”?
Drama më e madhe e demokracisë nuk është numërimi ekzakt i votës. Ajo është drama fillestare e saj, elementare, e viteve të para. Me këtë fenomen u ndeshëm në kohën e Berishës. Ai ngaqë nuk e dinte rezultatin dhe kishte frikë, urdhëronte të vidhej ndonjë votë. E bënte trashë me shumë gjurmë. Opozita e Berishës e kuptonte dhe bënte thirrje të hapeshin kutitë. Po si t’i hapte kutitë kur kishte vjedhur ndonjë votë aty -këtu?!
I ngrati, refuzonte gjithë frikë. Çohej populli opozitar: “Hap kutitë apo largohu” dhe ekspozohej Berisha si diktator dhe illiberal.
Ndërsa "liberali" diktator, Edi Rama jo vetëm që të lë të protestosh por edhe të përtall popullin. Ai të thotë: “Ngrihu ngrihu por atij të ngratit nuk i ngrihet”.
Edi Rama nuk vjedh në kuti, ai blen popullin me klientë pushteti (biznesmenë), patronazhistë, pushtetarë dhe kriminelë. Kjo amalgamë interesash është si një tentakulë oktapodi që e kap elektoratin (edhe ashtu të hutuar) për interesin e momentit.
Ka një piramidë kapilare në çdo qendër votimi, në çdo shtëpi banimi, në çdo votues. Një patronazhist-një votues-një financues.
Ku është parë ndonjëherë që Kryeministri i një vendi të thotë 10 ditë para zgjedhjeve me një saktësi milimetrike rezultatin e saktë të tyre më mirë se të gjitha sondazhet më të njohura?!
Kjo gjë arrihet vetëm kur të dhënat kapilare nga terreni e lajmërojnë. E vetmja garanci është blerja dhe kushtëzimi i votës.
Më ka rënë rasti këto zgjedhje të kuptoj që një biznesmen shumë i njohur, milioner, pyeste si në ethe për një rezultat të një minibashkie me dy tri qendra. Aq kishte marrë përsipër duket.
Pyeste për çdo votë të numëruar, në ankth si të ishte rezultati i një tenderi shumë milionësh. Nuk kishte faj i shkreti. Nga rezultati i atyre tri qendrave të votimit varej suksesi i biznesit të tij në 4 vitet e ardhshme. Ai duhej të merrte +1400 vota.
Dridhej si purtekë kur shkuan +1300.
“Edhe sa vota kanë mbetë për numërim” – pyeste me gojën e tharë nga ankthi. Kur kapi shifrën festoi si I marrë. Por këto nuk i di Pjeshka.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama të lë të protestosh, të lë të hapësh kutitë, të lë të marrësh ndonjë votë. Sepse ka të menaxhuar rezultatin. Ky nuk është liberalizëm, ky është liberalizëm fake, është asfiksim, paralizim. Është si vrasjet e kundërshtarëve të Putinit. E marrin helmin me kohë dhe vdesin çdo ditë nga pak.
Derisa vdekja të quhet natyrale dhe Pjeshkat të deklarojnë: "Vdiq nga një infeksion në bajame".
Prandaj më vjen të vjell kur shoh këta avoketër të djallit të na japin leksione teorike demokracie./ CNA
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...