web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“11 maj, blindohet Republika e Kryetarit Suprem”!

22 Korrik 2025, 12:09, Opinione Piro Ahmetaj

“11 maj, blindohet Republika e Kryetarit Suprem”!

Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi paragjykime personale për gjeografinë familjare, karrierën partiake, hobet, orientimin seksual, etj., ndaj personazhe/ëve të përmendur në titull ose në vijim. Kjo, pasi qëllimi i vetëm i kësaj analize është të kontribuoj me gjetje si dhe rekomandime strategjike për tejkalimin e krizën politike, edhe më të përkeqësuar pas maskaradës së 11 majit 2025.
Gjithsesi, përsëris neverinë për protagonistët dhe bashkëpërgjegjësit e ligjit që damkosi edhe zgjedhjet e fundit. Kjo pasi përkundër “domosdoshmërisë ulëritëse që ka interesi kombëtar, demokratët, socialistët dhe shqiptarët për rotacionin e pushtetit”, në 11 maj u riplotësuan 140 vakancat e borderosë së Kuvendit të mbas shtatorit, por ia nxinë më shumë faqen Shqipërisë (i vetmi vend edhe në rajon, përfshi Bosnjën, Kosovën, M-Z dhe M-V), që ende mbas 34 vitesh nuk ka arritur të realizojë zgjedhje të lira dhe demokratike!
Kështu 11 maji jo vetëm që nuk prodhoi rotacion (për rotacion) demokratik të pushtetit, por me 95 deputetë të emëruar (pa votuar) nga 2 kryetarët e madhërishëm, demaskuan krizën e rëndë politike; pluralizmin fasadë, demokracinë e dështuar, shtetin e kapur nga korrupsioni i pushtetarëve të lartë; shpërdorimi i parave publike, mekanizmave dhe administratës shtetërore për mbajtjen edhe 4 vitet e ardhshme të pushtetit.
Për të dalldisurit nga superfitorja e 4-t apo të mllefosurit nga 16 vite opozitë, nënvizoj se si askund tjetër në vendet demokratike, 95 deputetë, pra shumica e cilësuar e Kuvendit, të cila/ët përveçse rrogës së majme si dhe duartokitjeve të zjarrta ndaj 2 Komisarëve respektivë, kanë ZERO peshë ose fuqi vendimmarrëse.
Në përmbledhje, si pasojë e ligjit të damkosur me konsensusin e turpit (i vetmi në 17 vitet e fundit), në 11 maj u blindua autokracia e kryetarit suprem, por u përmorën Republika Parlamentare, balancat e pushteteve Kushtetuese, opozitarizmi si dhe standardet e zgjedhjeve demokratike. Thënë këto, në 11 maj nuk kishte as zgjedhje dhe as fitimtarë. Për edhe më keq: “e humbura e madhe rezultoi Shqipëria”, pasi:
Së PARI, edhe pse udhëheqësi suprem, në Momerandumin e Kuçit vetemëroi/vulosi 83 deputetë, në 11 maj nuk ka fitur asgjë Partia Socialiste, por vetëm shpërdorimi kriminal i gjithë fuqisë dhe mekanizmave të pushtetit; i administratës shtetërore (220 mijë patronazhistë + 740 mijë pensionistë) si dhe dorovitjet alla-sulltanatë të parave, pronave publike dhe interesave kombëtare, me të vetmin qëllim: “mbajtjen me çdo çmim të pushtetit sikur RSh të ishte Burkina Faso, dhe jo 16 vjet vend i NATO-s si dhe aspirant për në BE”!
Me papërgjegjshmëri cinike, fuqiploti i devijoi dështimet në 12 vitet që lamë për: “mosbraktisjen e vendit, (mos) punësimin e 300 mijë personave; shëndetësinë falas; ujë 24 orë në çdo cep të vendit (përfshi Vlorën turistike...); zero taksa për naftën, bukën; zero influencë politike mbi koston e rrugëve, koncesionet dhe ZERO korrupsion. Ndërsa përveç Berishës (që edhe më ashpër ka sulmuar çdo kundërshtar politik, si Nanon, Metën, etj.), por edhe Tigri/nr. 2 i qeverisë nga arratia e cilësoi Ramën “kreun e organizatës kriminale” si dhe Lali/Pushtetari nr.2, ministra, deputetë, etj., flenë në biruca, ose gdhihen në dyert e SPAK-ut”!
Në fushatën drejt 11 majit, supremi në vend të programit ricikloi gjyqin popullor ndaj “Gogol-Berishës”, duke kujtuar dajakun e 26 majit; vrasjet e 1997-'98, Gërdecit dhe 21 Janarit; besnikëritë ndaj aleatit të 2013 si dhe urrejtjen ndaj Like floririt; vrasësit e Peshkëpisë (1994); si dhe me rromuze popullorçe (non-grata, buf kënete), duke mos kursyer ekspertin amerikan të zgjedhjeve z. LaCivita: “herë sherif herë xha Latif”.
Gjithsesi, duhet pranuar se “si Pelivan i stërvitur”, ringjalli dhe privatizoi ëndrrën europiane të shqiptarëve, duke tejkaluar çdo fantazi bolshevike: “Vetë ai, i madhi fare, do ta marrë për dore një femër të bukur shqiptare për ta ulur në karrigen e BE-së në 2030”. Kështu, për sa të ketë njëshin, RSh s’ka nevojë për parti, opozitë, Parlament pasi: “vetëm AI e di, e do dhe punon ditë e natë për përparimin e kombit”!
Praktikisht, edhe “bufët e dinë” që ashtu si (mavro) Presidenti, ministrat, listat e mbyllura apo të hapura, nuk janë përzgjedhur për dije dhe vlera të spikatura, por vetëm si puthadorë të sprovuar të supremit. Si shembull sjellim provën e përdhuninit elektoral që Zengjineja i bëri të ziut Gazit (12 me 4) ose çiltërsinë e saj fëminore (se do bëjë çudira në Kuvend, kur e vetmja punë është të brohorasë fort udhëheqësin suprem, si dhe të kseas bashkëfshatarët). Ndërsa delirimi i dishepujve të prapambetur në PS që: “do t'u japin mësimet e Partisë të emëruarve në Kuvend”, do mbeten në historinë e turpit të pluralizmit jo vetëm në RSh.
Së DYTI, me vetëm 42 deputetë (pa kryetarët e partive pa votues, por me shumë dëngla dhe mëkate), Partia Demokratike: “e sunduar nga përkushtimi shembullor, oshilacionet e moshës dhe miti i Berishës, i shiti me llogari ordinerësh, edhe ia vodhën, por i humbi “me meritë” dhe në mënyrë mëkatare zgjedhjet e 11 majit”!
Kjo pasi në vend që t’u paraqiste shqiptarëve frymën fituese, personalitete me integritet të spikatur dhe aleancën e vlerave të djathta, i poshtëroi demokratët me një listë “të para/pas leckosur; 8 dhuratat për partitë fantazma”, apo duke ricikluar: “luftëtarët e betejës turpëruese për bravat; ish-zyrtarë të korruptuar, mjerisht të paditur ose me precedentë terrorist ndaj integritetit, flamurit dhe interesave kombëtare”!
Për më keq, i telendisi votuesit si dhe shpresat e demokratëve të dëshpëruar nga 12 vjet opozitë duke ushqyer deri në delirancë me: “udhëheqjen e betejës globale ndaj Soros, si diktatori Hoxha kundër USA”, si dhe duke mitizuar fuqinë e z. LaÇivita (si Mesia që do sillte kuroren e fitores nga Trumpi). Kështu, pavarësisht potereve të z. Berisha, trimërimit të Gazit të Zengjinesë si dhe revolucionit të strateg Flamurit për votën e lirë me almën e Gjicit, rapsodive folklorike të Gjekmarkajt apo qurravitjeve të alBanësBlu, zgjedhjet e 11 majit janë të (keq) humbura, por dhe të njohura nga SHBA, vendet e NATO/BE, etj.
Së KATËRTI, në kapacitetin e “Këshilltarit në fushën e reformave të Sigurisë Kombëtare si dhe marrëdhënieve me ShBA/NATO, përsëris apelin për dorëheqjen e z. Sali Berisha”. E njëjta thirrrje shkon edhe për (mavro) Ekipin e 4-humbjeve, Noka, Bardhi, Vokshi, Topalli, si dhe 12 komisarët-blu të 12 qarqeve që “të dorëzojnë mandatet për më të votuarit nga listat e hapura”.
Kaq e thjeshtë. S’ka nevojë fare as për Misione Hyjnore, as për të rënë dëshmorë në Malin me Gropa! Çdo përpjekje delikuente për të mitizuar fuqinë administrative të kryetarit edhe mbas humbjes së radhës si: “të dërguarin/Misionarin e Allahut” apo për të kontrolluar edhe nevojën ulëritëse për reformimin e së djathtës do t'i bënte funeralin e 3-të (dhe të vërtetë) poshtërues PD (i pari në korrik 2021, i dyti në 8 janar 2022), por dhe do t'i damkoste aktorët përgjegjës dhe protagonistët, përfshi dhe ata/ato që heshtin.
Për shkak të moshës, përsëris respektin për energjitë, por edhe keqardhjen dhe zhgënjimin politik ndaj z.Berisha, që pavarësisht paralajmërimeve, futi në listat e mbyllura, “pjesën më të neveritur nga demokratët dhe shqiptarët”, duke lënë në betejë (listën e hapur), disa personazhe me integritet dhe qytetari të spikatur si Alimehmeti, Tabaku, Kraja, Kopliku, Harxhi, Kalaja, etj., ndërsa shumica tjetër, defiçent që u kacafytën me njëri-tjetrin për kryetarin hallemadh si dhe për 46 bunkeristët e lavdishëm, por me humbje/poture plot.
Por 11 maji, prodhoi edhe fitimtarë, si mjekun Alimehmeti dhe znj.Tabaku. Mbi 40 mijë qytetarë të lirë, u besuan (jo për PD-së), por për qytetarinë shembullore, rrënjët e djathta, forcën e arsyes elitrare, integritetin e spikatur dhe përgjegjshmërinë politike: “duke sfiduar edhe betejën kamikaze për listat e sigurta”.
Po ashtu meritojnë të inkurajohen edhe 4 entitetet politike, të cilët me 170 mijë vota (rreth 16 deputetë nga 4 që morën praktikisht) ia dolën të diskreditonin ligjin e zgjedhjeve. Do uroja që në zgjedhjet e radhës, këtë “ekperiencë në tentativë” ta konsiderojnë si mësim të madh për të tejkaluar mbi egocentrizmat primitive, pra: “për t'u përbashkuar rreth një opozite në betejën për rotacionin demokratik të pushtetit në RSh”.
Në SHTESË, në respekt të mijëra miqve, intelektualë, patriotë dhe qytetarë (brenda/jashtë vendit) po ndaj një përmbledhje me 10 mesazhe strategjike për tejkalimin e krizës së përkeqësuar politike mbas 11 majit:
Mesazhi 1: sigurisht nuk jam i lumtur, por "në paqe me veten” që me vetëdije të plotë nuk u bëra pjesë e maskaradës diskredituese të 11 majit. Për më qartë, 5 muaj para zgjedhjeve, e kam paralajmëruar zyrtarisht kryetarin e PD-së në detyrë: “për ta çliruar PD nga kurthi i betejës kamikaze për listat e sigurta, duke dalë z. Berisha i pari nga bunkeri 30 %-shit, shembull që do t’u imponohej drejtuesve në qendër si dhe 12 qarqe”. Po ashtu e kam këshilluar që kurrsesi: “të mos mbetet peng i borxheve ndaj grupit të Gazit/Vulës, dhe as i kryetarëve të partive (me vetëm një grusht votuesish, por me më shumë ngarkesa, në mos mëkate)”.
Mesazhi 2: Shqiptarët humbën edhe një shans (3-të) për të realizuar rotacionin demokratik, çka: "ishte dhe mbetet domosdoshmëri jetike për interesat kombëtare, stabilitetin demokratik dhe perspektivën euroatlantike". Por nëse e djathta nuk del nga “bunkeri i privatizuar/zanun” dhe nuk transformohet si alternativë qeverisëse, Shqipëria rrezikon seriozisht të mbetet nën sundimin e udhëheqësit suprem edhe mbas 2029. Por, rotacioni nuk vjen me: “ishalla, o Perëndi e madhe mbase sëmuret i Gjati as nga Rruga e Elbasanit”; as duke numëruar mandatet Rama-1; 2; 3, 4, 5; as duke ricikluar listën humbësve në 2013; 2017, 2021, 2025, por as me brohoritje neveritëse për pavdeksinë e udhëheqësit të madhërishëm!
Mesazhi nr. 3, të heqin dorë nga poshtërimi i sakrificave dhe marrja zvarrë e demokrate/ëve për nisjen e revolucionit (alla-Lule-Luli) me flamurin e Belerit; irritimet perverse kundër popullit nga hajdut të njohur votash brenda PD (për Bashën 2021) si dhe as me të tjerë kandidat për t'u nominuar nga ShBA si minues të demokracisë; as me delekuent politik që presin në dyert e SPAK-ut për tu përgjëruar deri në vdekje ndaj Baba-Saliut; as nga çdo i shkalluar/e që “fajësojnë perëndimin dhe kërcënojnë ambasadën e ShBA (!?)”.
Mesazhi 4: Rinumërimi Stalinist i votës preferenciale, rezultoi “vetëm si kurth i kryetarit suprem” për ta legjitimuar maskaradën e 11 majit. Ndërsa kërcënimet e shefo-Bajramit për Ajatollahun e Iranit; thirrjet për mbledhjen e Këshillit të (pa) Sigurisë Kombëtare mbi krizën në Lindjen e Mesme, apo premtimet për kacafytjet heroike të Nokës me Milen dhe Gazit me Zengjinenë në Kuvendin e mbas shtatorit, dhe të tjera devijime nga humbja mëkatare e 11 maj do të memorizohen si qesharake dhe monstruoze njëherësh.
Mesazhi 5, edhe mbas humbjes mëkatare të 11 majit, gjithsesi nuk gjej arsye për t'u gjunjëzuar, por motivim edhe më i fortë për cilindo që beson në misionin e votës së lirë dhe vlerat e demokracisë. Kështu në kushtet që “Parlamenti është përdhosur; ndërsa Presidenti pa emër nuk ka as kapacitet dhe as integritet për të balancuar fuqinë të gjithëpushtetshmit si dhe ndalur rrokullimën drejt autokracisë”, mbetet emergjencë kombëtare një proces gjithëpërfshirës për transformimin e sistemit të zgjedhjeve demokratike në RSh.
Mesazhi 6: duke refuzuar me neveri ushtrinë e burokratëve të emëruar në PD, të cila/ët në vend të marrin përgjegjësitë e 4 humbjeve radhazi, përbetohen se do mbeten “deri në vdekje me Baba-Saliun”, duke na kujtuar “kujën turpëruese për vdekjen e Enverit”, përsëris edhe me fort se PD ka nevojë jetike për një transformim radikal dhe të shëndetshëm, pra për rotacionin me vota të lira të lidershipit, procesit të vendimmarrjes, kohezionit, frymën e besimit me demokrate/ët, elitën intelektuale, qytetarët, emigrantët, etj.
Mesazhi nr. 7: u drejtohet “të djathtëve me rrënjë fisnike” që përtej dëshpërimit edhe nga kjo humbje (e 4-t), të përbashkohemi për të çliruar PD nga sindroma e kryetarit pronar (!) si dhe rikthimin e besimit te pluralizmi, tregu i lirë dhe vlerat e demokracisë funksionale si ShBA dhe gjithë Europa.
Mesazhi 8: shkon për të rinjtë, vajzat dhe djemtë, emigrantët dhe mbarëshqiptarët, që ëndrrën dhe misionin për ardhmërinë e kombit të tyre/tonë të mos e lënë më në dorë të këtij sekti politikanësh zullumqarë, shtetarëve kusarë dhe ushtrisë së sekserëve të pushteteve, që kanë privatizuar Partitë, Politikën, Pushtetin dhe Parlamentin (PPPP), duke përdhosur vlerat e së djathtës, zgjedhjet e lira, shtetin ligjor, si dhe vijojnë të sundojnë si pashallarë “gjysma të kuq dhe gjysma blu” për 35 vjet atdheun tonë të begatë.
Mesazhi 9: mbetet “domosdoshmëri jetike” që ASAP e djathta/PD të nisë një proces të besueshëm dhe gjithpërfshirës për reformimin radikal të përqasjes, kohezionit, si dhe frymës së besimit mes demokrate/ëve dhe me qytetarët dhe parnerët strategjikë. Thënë këtë emergjencë nr.1 mbetet: “ngritja e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi dhe Transformimi (BTMT), me qëllim për nisur një analizë transparente dhe të shëndetshme për rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne dhe vlerave euroatlantike”!
Mesazhi 10: sa për angazhimin politik në vijim garantoj se mbetem edhe më i përkushtuar për të kontribuar me eksperiencën euroatlantike, përulësi dhe përgjegjshmëri shtesë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare (pluralizmi, demokracia funsionale, balancat e pushteteve, janë ndër këto vlera).

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.





19:15 Opinione Klodian Tomorri

Zegjinetë e Doktorit

Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...

17:21 Opinione Ardi Stefa

Autokratët e vegjël

Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...

11:33 Opinione Luan Rama

THETHI NË RROPAMË

Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...

16:06 Opinione Edvin Kulluri

Azem, ti nuk je gjallë!

Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...

09:11 Opinione Ardi Stefa

Parimet apo perimet?

Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...

09:33 Opinione Ardi Stefa

Për çfarë votuam?

Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...

Lajmet e fundit nga