Zoti Farage, shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmarrje prej 42.21% të votuesve me të drejtë vote në rang vendi në zgjedhjet e 11 majit.
IFES Election Guide (burim ndërkombëtar) raportoi një pjesëmarrje kombëtare prej 46% electionguide.org.
IPU Parline tregon se prej 3,713,897 votuesish të regjistruar, 1,664,873 kanë votuar, që korrespondon me një pjesëmarrje prej 44.8% electionguide.org+data.ipu.org+2es.wikipedia.org+2
Menjëherë pas zgjedhjeve u derdh shumë bojë në letër, u thanë me mijëra fjalë e u shkruan miliona germa për të interpretuar faktin se pse shqiptarët nuk votuan në zgjedhjet për Kuvendin e ri.
Për këtë arsye, një muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve u zhvillua një sondazh me dy pyetje.
Pyetja e parë ishte nëse votuan apo jo.
Dhe pyetja e dytë u drejtohej personave që nuk votuan se cilat ishin arsyet e mosvotimit dhe t’i listonin ato.
Kësaj pyetjeje iu përgjigjën:
50.7% se nuk shkuan për arsye praktike (shëndeti, puna, distanca, pengesa të tjera, etj., etj.)
27.1% u përgjigjën se donin që me mosvotimin e tyre t'u përcillnin një mesazh politikës dhe përfaqësuesve të saj, sidomos qeverisë.
18.2% nuk votuan, sepse nuk e gjenin veten të përfaqësuar nga asnjë parti.
Pjesa tjetër e të pyeturve refuzoi të tregonte ndonjë arsye.
Këto përgjigje, po t’i analizosh hollë-hollë duket se i japin shpjegim “misterit” të mosvotimit të shqiptarëve dhe duket se analistëve u vënë syzet dhe i bëjnë të reformojnë krejtësisht analizat e tyre dhe të shohin më qartazi se si ka avoluuar shoqëria shqiptare.
Pak më shumë se gjysma, pra, nuk shkuan përpara kutive të votimit pasi nuk i konsiderojnë zgjedhjet në Shqipëri proces serioz. Dhe, meqenëse nuk kanë ndonjë shpresë apo iluzion se vota e tyre ka vlerë apo do të ndryshojë ndonjë gjë, aq më tepër do të rrëzojë qeverinë, preferuan të rrinë në shtëpi, të pinë kafe apo të shkojnë në plazh, (pavarësisht se mund të deklaronin sëmundje, punë apo distancë të largët nga vendi ku votojnë.)
Lëre që qeveria as nuk do të binte. Votuesit nuk janë budallenj të mos e kuptojnë.
Iku përralla e parë.
Analistët gjetën një arsye tjetër të pjesëmarrjes së ulët në votime. Përçarjen e opozitës dhe ndarjen e saj në 7 apo 8 parti, të cilat po të ishin të bashkuara do të rrëzonin qeverinë, që nuk e rrëzojnë dot votuesit me votën e tyre.
Po përse të bashkohej opozita? E panjohur!
Nën drejtimin e kujt të bashkohej opozita? Mbi ç’baza ideologjike, me ç’program?
Si mund të bashkohej opozita, pavarësisht se pjesa më e madhe e votuesve të saj donin një opozitë të bashkuar dhe bashkëpunim, por opozitën të bashkuar realisht nuk e donin liderët e partive opozitare, të cilët flisnin për bashkim, por minonin çdo tentativë bashkimi me gjuhën përjashtuese e veprimet kundër?
Ja ku ra edhe përralla e dytë, madje ishte tri metra offside.
Përralla e tretë ende nuk po qarkullon, por me siguri do të flitet gjatë muajve të verës, që të kemi me çfarë të merremi.
Si ajo që “politika nuk është matematikë elektorale!”
Por audiencat janë organizma të gjallë. Ato nuk mblidhen, as nuk shumëzohen, thjesht sepse disa mashtrues vendosin se diçka është në interesin e tyre.
Për më tepër, përçarja e opozitës, mungesa reale e dëshirës së drejtuesve të saj për t’u bashkuar dhe mënyra e formulimit të listave ishin një paralajmërim i mjaftueshëm se një "front i mundur" pavarësisht retorikës nuk do të ketë fat më të mirë e të ndryshëm. Aq sa shpeshherë mendoj se nuk u intereson realisht të vijnë në pushtet, sepse nuk u intereson as edhe Shqipëria.
A nuk është qeveria e gërryer nga skandalet, korrupsioni dhe mosmbajtja e premtimeve? Padyshim! Është në logjikën e gjërave që pas 12 vitesh qeverisjeje të kishte më shumë gabime. Dhe i takonte opozitës ta shfrytëzonte këtë.
Sigurisht jo me budallallëqe dhe marrëzira. Por me një diskurs opozitar serioz, bindës dhe të matur që, me kalimin e kohës, do të nxjerrte në pah një alternativë tjetër qeveritare.
Sepse ndryshe nga partia në pushtet e cila llogarit me laps e letër çdo gjë, opozita nuk e bazon te llogaritë realiste, por te “ngritja e frymës”, të cilën ka vite që dështon ta krijojë, te retorika agresive dhe riciklimi i përjetshëm i figurave të stërkonsumuara.
Dhe kur vjen koha e zgjedhjeve, kutitë e votimit do të nxjerrin se kush do të qeverisë.
Kështu funksionon demokracia. As "matematika zgjedhore" dhe as "aritmetika e partisë" nuk janë të nevojshme./ CNA
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...