Mirë gomari ka ngordhur, por nuk të lënë rehat edhe mizat
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...

Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë, mori pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Votoi në Shqipëri, jo në diasporë. Qëndroi gati tre muaj ndërmjet Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Elbasanit.
Në të gjitha bisedat që bënim së bashku, më theksonte faktin se për çfarë duhet të votonin shqiptarët; më theksonte që ndryshe nga ajo që dëgjohej nëpër televizione, portale apo kafene, shqiptarët në 11 maj nuk votonin për të rrëzuar qeverinë, as për të ngritur opozitën. Sepse më 12 maj do të kishin të njëjtën qeveri dhe të njëjtën opozitë.
Qytetarët shqiptarë, më 11 maj u ftuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin shqiptar me shpresën se do të zgjedhin njerëz të denjë dhe të aftë për t'i përfaqësuar ata.
Gjatë tri viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë është bërë shpesh një teatër i opozitës së lirë (si çmim, jo si nocion filozofik e politik) dhe të vogël politike ndaj interesave madhore të shqiptarëve.
Gjatë tri viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë u kthye në teatër të mazhorancës, e cila mes tymit të flakadanëve, karrigeve të përmbysura e zhurmës shurdhuese të pipizaneve, miratoi ligje për 5 apo 7 minuta, siç u miratua buxheti i shtetit, apo ligje të tjera të rëndësishme.
Dhe do të ishte fat nëse ata që zgjidhen vendosin t’i shërbejnë vërtet Shqipërisë e elektoratit, të ushtrojnë dhe respektojnë thelbin e përgjegjësive për të cilat janë zgjedhur.
Sidoqoftë, Kuvendi i Shqipërisë nuk është kuvendi i një shoqate studentore ku dembelë të ndryshëm ndërtojnë dhe rindërtojnë planetin dhe vendosin për klimën. As ndonjë shoqatë jofitimprurëse, ku diskutohen të drejtat e kafshëve apo të disa bimëve që rrezikojnë të zhduken.
Kuvendi mund të ketë një rol vendimtar në një Shqipëri, që po përpiqet të rifitojë vrullin dhe të planifikojë rolin e prioritetet e saj. Të kërkojë veten në një epokë të trazuar dhe të paqëndrueshme.
Sidomos, tani që rezultati dihet, opozita duhet të ripërcaktojë prioritetet e saj në lidhje me figura politike, qëndrime, pozicionime e retorikë. Në fund të fundit katarsisi dhe kapërcimi i vetvetes nuk janë gjëra të këqija, përkundrazi, janë vaji që lubrifikon ingranazhet e ecjes përpara të shoqërisë.
Shoqëria nuk ka përparuar kurrë kur të gjithë bien dakord për gjithçka. Ecën përpara në diversitet, debat të shëndoshë e tolerancë, kur interesi i përgjithshëm prevalon mbi interesin personal e partiak, ku vetvetja kapërcehet.
Kështu ka ndodhur në mbarë botën. Të gjithë popujt, të gjitha klasat shoqërore, të gjitha ideologjitë, të gjitha fraksionet e përbëjnë dhe e formësojnë atë së bashku, një skenë politike, një parlament. Kjo duhet të ndodhë në shtator në Shqipëri me Kuvendin e ri.
Jo vetëm sepse çdo zgjedhje është njëkohësisht një fillim. Por edhe sepse vetë Shqipëria dhe ne shqiptarët kemi nevojë për të.
Dhe, meqenëse kemi vendosur “të jetojmë” bashkë, do të ishte ironi e historisë “të vdisnim” të ndarë./ CNA
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...