Vlora nuk ka nevojë për një fajtor, por për realizëm, durim e maturi
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...

Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, medias dhe ekspertëve të sigurisë globale janë drejtuar nga Haga (Holanda), ku sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 34-t i Aleancës së Atlantikut të Veriut. I angazhuar në “forumin e Senior Ekspertëve të NATO-s”, dëshiroj që të ndaj një përmbledhje strategjike mbi mjedisin e sigurisë si dhe “7 pritshmëritë dhe 7 rekomandimet” për 32 vendet anëtare (përfshi RSh) që do të përcillen nga ky Samit Historik:
Pikë së pari, Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme”, por veçanërisht Haga do të skalitet si një ngjarje madhore pasi do të adresojë një nga udhëkryqet më kritike të historisë së njerëzimit mbas përfundimit të Luftës së II-të Botërore dhe themelimit të Aleancës (4 prill 1949).
Në historinë 76-vjeçare të NATO-s, nga gjithsej 34 Samite, vetëm 9 prej tyre janë zhvilluar gjatë luftës së ftohtë. Trefishimi i Samiteve mbas 1990 dhe dyfishimi hartës së zgjerimit (nga 16 ne 32 vende), flasin më fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 25 vitet e fundit, por dhe e legjitimojnë NATO-n si: “Aleanca më afatgjatë, më e fuqishme dhe më suksesshme e historisë së njerëzimit”!
Së dyti, ky Samit do të jetë historik pasi: “mbahet 2 ditë mbas goditjes historike të ShBA ndaj bazave bërthamore të regjimit të Teheranit; 3 vjet e gjysmë mbas agresionit neonazist të Rusisë-Putiniste kundër sovranitetit të Ukrainës si dhe në kulmin e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat kërcënojne më shumë se kurrë më parë paqen, rendin e sigurisë globale, vlerat e demokracisë dhe statuskuonë gjeopolitike të vendosur mbas luftës së ftohtë”.
Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti Nr.1 i agjendës së Hagës, do të jetë modernizimi i fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake, përfshi armët bërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe shpagimin/hakmarrjen ndaj armiqve që guxojnë të kërcënojnë apo sulmojnë Aleancën”. Ndaj mbas këtij Samiti, Forcat e Gatishmërisë së Lartë të NATO-s planizohen të arrijnë në mbi gjysmë milion (si asnjëherë në 76 vjet), si dhe do të trefishohen kapacitetet e luftimit të Forcace Ajrore dhe Detare!
Për sa u përket kërcënimeve fatale të “udhëheqësve Supremë”, Putinit, Khamenei, Kim Jong, etj se:“do t'i bëjnë gjëmën qytetërimit duke përdorur armët bërthamore”, përgjigjja nga Samiti i Hagës pritet të jetë e ftohtë, por e fortë: “nëse vetëm do të guxojnë, veçmas ose në aleancë, jo vetëm do ndëshkohen në mënyrë shembullore nga fuqia ushtarake e USA/NATO/UK/BE, por do të damkosen si shtete terroriste dhe krime kundër njerëzimit”!
Së treti, mbas 1260 ditësh/netësh luftime të përgjakshme në fushëbetejë, “jo vetëm për Ukrainën”, por edhe ndaj kredibilitetit, fuqisë ushtarake dhe interesave gjeopolitike të Aleancës, ky Samit, do të skalitet si ndër ngjarjet më madhore, pasi krerët e 32 shteteve anëtare mblidhen për të demonstruar: “vullnetin politik, kohezionin e palëkundur si dhe vendosmërinë për ta mbështetur Ukrainën dhe Izraelin deri në fitoren e luftës kundër së keqes së përbashket, si dhe ndaj njerëzimit”.
Konkretisht, në Hagë, NATO do të konfirmojë mbështetjen e pakompromis për Ukrainën: “mbi 500 miliardë € armatime të gjeneratës së fundit (300 miliardë € nga USA dhe 200 miliardë € nga vendet e tjera, BE, etj.”, pasi për Aleancën Euroatlantike: “nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, Teheranit, dhe çdo diktatori tjetër të dalldisur nga fuqia e mbipushtetit”.
Së katërti, do të rikonfirmohet “domosdoshmëria kritike për të modernizuar industrinë, armatimet, sistemet dhe infrastrukturat ushtarake duke rritur deri 5 % buxhetin e mbrojtjes”, në mënyrë që NATO të mbetet e pathyeshme (dhe vdekjeprurëse) për të garantuar mbrojtjen kolektive (artikulli-5): “ndaj çdo kërcënimi, nga çdo drejtim dhe ndaj cilitdo armik potencial”.
Kështu, në Hagë do të miratohen projekte me peshë për modernizimin e armatimeve, infrastrukturave, sistemeve, mbrojtjen kibernetike, dronëve, inteligjencën artificiale, integrimin e kompanive private si dhe kohezionin e shoqërisë ndaj kërcënimeve të sigurisë në hapësirën euroatlantike.
Së pesti, pas zgjerimit me Suedinë dhe Finlandën si kundërpërgjigje e luftës neonaziste të Rusisë, në Samit do të rikonfirmohet “politika e dyerve të hapura” edhe për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, si dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet me “status të privilegjuar” me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, etj. Posaçërisht për Ukrainën, Sekretari i Përgjithshem, Mark Rutte, ka përsëritur se: “mbas fitores së luftës, Ukraina do të jetë vendi 33-të i Aleancës”, ndërsa pikërisht mbas këtij Samiti do të rifunksionojë “Komiteti NATO – Ukrainë”, ose e thënë më qartë, një hap më afër anëtarësimit.
Së gjashti, 42 muaj luftime të përgjakshme dhe sulmi i befasishëm me dronë vërtetuan se Kremlini e ka humbur me turp krenarinë për “paprekshmërinë territoriale si dhe iniciativën strategjike të luftës. Fakt është se përtej dezinformimit, në 3 vjet e 6 muaj luftë, vetëm 19 % e territorit të Ukrainës mban ende nën kontroll”. Po ashtu ka (keq) humbur edhe shpresat për të minuar kohezionin mes ShBA-së, NATO-s dhe BE-së. Për më tepër, 32 vendet e NATO-s dhe BE-së e mirënjohin “rolin jetik të SHBA-së”, pasi përveç të tjerave, me rreth 1 trilion USD (buxheti-2024) ose 2 herë më shumë se 31 vendet e tjera së bashku, USA mban barrën kryesore të shpenzimeve, fuqisë dhe angazhimeve ushtarake të NATO-s.
Si shembull i këtij partneriteti, përmendim se krerët e 27 vendeve të BE-së, 7 muaj më parë miratuan një Plan Veprimi (2025-2030) dhe paketë ambicioze kapacitetesh me 500 miliardë € (20-fishin sa aktualisht), me qëllim: “ngritjen e një ushtrie të aftë për t'u vetëpërballur me kërcënimet jo vetëm nga Rusia”.
Së shtati, në këtë Samit po adresohet fakti se paqja, siguria, vlerat demokratike mbeten të kërcënuara jo vetëm nga lufta neonaziste në Ukrainë, por edhe për shkak të demokracisë fasadë, politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar si dhe rikthimi i frikshëm i garës së armatimeve në Ballkanin Perëndimor, etj.!
Ndërkohë Rusia – Putiniste, e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front lufte me ekstremistët e tipit Dodik, duke kërcënuar deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-it si dhe statuskuonë dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroalantike në Ballkan. Prandaj në Samit priten mesazhe të qarta mbi domosdoshmërinë kritike për zhvillimin e frymës dhe projekteve të bashkëjetesës paqësore, Masave të Mirëbesimit Reciprok, si dhe të dialogut pa kushte për paqen dhe agjendën e integrimit Euroatlantik edhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në shtesë, në kapacitetin e “Ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin si dhe kontributeve përfaqësuese në udhëtimin 30-vjeçar të RSh drejt/pas anëtarësimit në NATO” (1994-2025), po parashtroj reciprokisht edhe 7 rekomandime strategjike për angazhimet e RSh në/përtej këtij Samiti Historik:
1. Parneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah ShBA-së) për të gjitha vendimmarrjet dhe angazhimet e NATO-s në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës si dhe rol/vend lider në projektet e bashkëjetesës paqesore, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe agjendës Euroatlantike në Ballkan.
2. Transformimin e Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (SS&MbK), në përputhje me Konceptin e Mbrojtjes Kolektive, duke përditësuar, transformuar dhe modernizuar: “aftësitë operacionale si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për: “mbrojtjen e integritetit territorial të RSh (neni 5); zhvillimin e interesat gjeopolitike të RSh/RK, promovimin e vlerave euroatlantike si dhe përmbushjen e detyrimeve për të merituar me dinjitet karrigen në tavolinën e NATO-s”.
3. Rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2, në 3 % deri 5 % në 2030, çka nuk është kurrsesi “për ta marrë me të mirë Presidentin Trump apo qokë për Brukselin”, por si një domosdoshmëri për të modernizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura si dhe fuqinë ushtarake të RSh në përmbushje të misionit kushtetues.
Angazhimin se do të përmbushë përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), në modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, mbrojtjen kibernetike, industrinë ushtarake në interes/bashkëpunim me ShBA/NATO, etj., detyrime që burojnë nga SOFA, protokolli i Parisit, etj., marrëveshje që RSh i ka nënshkruar para vitit 2013.
4. Mbështetjen pa kompromis si dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar në Hagë se kjo “qasje mençur” i zgjeron garancitë e paqes së qëndrueshme në Rajon. Po ashtu, të konfirmohet ambicia për një roli/vend lider në zhvillimin e projekteve të përbashkëta me Kosovën si dhe vendet e Ballkanit (përfshi Serbinë) ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, mbrojtjen kibernetike, krimi i organizuar, emergjencat civile, etj”.
5. Ndërsa aktorët politikë si dhe faktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare do t'i këshilloja që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik si dhe diskreditimi ndërkombëtar që e presin Rusinë – Putiniste si dhe shtetet dhe organizatat terroriste mbas luftës, mbartin rrethana të favorshme (jo dhuratë) gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh/RK në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (ShBA/NATO/BE), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”.
6. Reformat për modernizimin SS&MbK kanë domosdoshmëri për gjithëpërfshirje, konsensus të gjerë, harmonizimin demokratik të pushteteve si dhe kohezionin e shqiptarëve ndaj interesave kombëtare. Prandaj i bëj thirrje arsyes fisnike të faktorëve mendjehapur të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare, që: “asnjë groshë nuk vlejnë as dalldisja staliniste nga 16 vjet pushtet, as dëshpërimi i demokrate/ëve nga humbja e 4-t radhazi, as këmbëngulja bolshevike për (mos) zgjedhjen e kryekuvendarit mbas 30 raundesh", por: “vetëm dashuria ndaj vendit; përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare; besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik ShSBA, NATO dhe agjendën e integrimit në BE"!
7. Fatkeqësisht edhe zgjedhjet e 11 majit me 95 rrogëtarë të emëruar nga kryetarët e madhërishëm, demostruan demokracinë fasadë dhe shtetin e dështuar. Pra, në kushtet që “Parlamenti është përdhosur dhe Presidenti nuk ka as fuqi, as kapacitet, as emër dhe as integritet për të balancuar fuqinë e mbipushteteve”, e çmoj emergjente dhe e këshilloj publikisht kryeministrin fuqiplotë që përtej delireve nga fuqia e (mbi) pushtetit, qillotat e Kuçit dhe atletet në Samite: “të ndërmarrë një proces gjithëpërfshirës transformimi dhe modernizimi të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, si dhe: “të ngejë një grup-ndërqeveritar për të mirorganizuar ngjarjen më të rëndësishme gjeopolitike në 115 vjet histori kombëtare (Samiti 36 i NATO-s), që do të zhvillohet në Tiranë në 2027, ku krahas 32 kryetarëve të shteteve (pa lejen e Bardhit të Zengjinesë dhe për inat të Mule/ëve) do të marrë pjesë edhe Presidenti i ShBA, Donald Trump”!
Për ta përmbyllur, besoj edhe me fort që ky Samit, është i “destinuar për të bërë histori”, pasi do të miradresojë një nga udhëkryqet më kritike për sigurinë, paqen, rendin global dhe vlerat demokratike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike. Nga ana tjetër mbetem shpresëplotë se në Hagë do të themelohet NATO e gjeneratës tjetër, pra: “Aleanca më e fuqishme e njerëzimit edhe për 75 vitet që vijnë”!
Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe çështjet e USA/NATO.
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...