Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më vetëm me sy politik. I lexoj me një shqetësim që rritet.Me shpresë se jam e aftë për t’i gjykuar edhe më objektivisht pa dëmtuar një analizë të thjeshtë.
OECD ose Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik, ka botuar së fundmi dy raporte atë për Perspektivën Ekonomike në nivel global dhe Tabelën e Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor ose ndryshe Tabelën e hendekut zhvillimor që rajoni ka me Europën. Po t’i lexosh të dyja bashkë e kupton lehtësisht se tronditjet globale = dhimbje lokale. Ngadalësim i rritjes ekonomike në nivel global, inflacioni që pritet të rritet, barrierat tregëtare dhe cdo konflikt luftë e re, prek më së shumti vendet më të vogla dhe më të dobëta ekonomikisht. Varësia që vendet e rajonit tonë kanë nga tregtia me BE, shtojnë dozën e shqetësimit për cmimet e larta sidomos në ushqime dhe energji. Shkurt pasiguria do të jetë dominante për një kohë të gjatë.
Në një botë gjithnjë e më e fragmentuar dhe e pasigurt, aftësia për të bashkëpunuar në tregti, zhvillimin digjital dhe investime nuk është më zgjedhje. Është domosdoshmëri. Për rajone si Ballkani Perëndimor, që synojnë jo vetëm anëtarësim në BE, por standarde të krahasueshme jetese, mesazhi është i qartë: reformat strukturore nuk janë më për të plotësuar një listë kapitujsh, janë ura drejt një ekonomie konkurruese dhe të përgatitur për të ardhmen.
Mbështetja e inovacionit dhe shërbimet digjitale, nga shëndetësia te arsimi, mund të jenë motori i rritjes që ngushton më në fund hendekun e konkurrueshmërisë. Por vetëm nëse heqim qafe mendjelehtesinë që na mban peng dhe e marrim seriozisht mbylljen e këtij hendeku.
Në Ballkanin Perëndimor, mungesa e besimit nuk është formulë shkence. Ka emra, ka fytyra. Është i riu që përgatitet të largohet; është sipërmarrësi që heziton të rritet;është biznesi i vogël që paguan fatura gjithnjë e më të larta dhe përballet me më shumë pengesa sesa ndihmë.
-Ndërmjet 2015-2024 më shumë se 635 mijë vetë kanë emigruar duke e zvogëluar popullsine në Ballkan me 4,4 milionë, ku Shqipëria ka rritjen më të lartë të emigrimit.
-77% e bizneseve në rajon raportojnë kosto të rritura. Vetëm një në tre pret ndonjë përmirësim.(Balkan Barometer, 2023)
-Ndërkohë, produktiviteti i punës ‘ngec’ në vetëm 40% të mesatares së BE-së. Papunësia e të rinjve mbetet dramatikisht e lartë. Vetëm 34% e të rriturve zotërojnë aftësi digjitale bazë.
-Investimet në Kërkim & Zhvillim janë të pakta, rreth 17% e nivelit të BE-së, dhe mbështeten pothuaj tërësisht në buxhete shtetërore të lodhura.
OECD përdor një term domethënës: “hurdle rate”, ose shkallën minimale të kthimit të investimit. Në Ballkanin Perëndimor, “hurdle rate” nuk është thjesht ekonomike. Është institucionale. Juridike. Psikologjike. Nuk është më norma e interesit që vendos nëse investohet apo jo. Është pasiguria.
Çdo reformë që vonohet, çdo ligj i paqëndrueshëm, çdo procedurë e ndërlikuar e shtyn atë edhe më larg me pikë.
OECD paralajmëron: nëse vijojmë kështu, pa reforma të guximshme dhe të koordinuara, Ballkani Perëndimor mund ta arrijë mesataren e BE-së vetëm në vitin 2074.
Një Evropë më e vjetër. Më digjitale. Më e ekspozuar ndaj krizave klimatike.
Dhe ndoshta më e fragmentuar, nëse politikat e kohezionit nuk përmbushin premtimet.
Një kontinent ku Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë politikat industriale, ku ekonomia e gjelbër nuk do të jetë më përjashtim, por rregull.
Dhe ku rajonet që nuk kapin ritmin sot, rrezikojnë të mbeten përgjithmonë prapa.
Ne i dimë problemet tona në rrafshin moral, njërëzor dhe institucional.
Mes nes duken më të koklavitura e nuk mund të zgjidhen me formula raportesh.Papunësia e të rinjve, financim i ulët për inovacionet, mungesa e qëndrueshmërisë së karrierës, paqëndrueshmëria ligjore, treg rajonal ende i copëzuar etj.
Sigurisht i jam referuar vetëm raporteve këtu që sic është edhe simbolika e botimit, janë si një far mes stuhisë,- ndricojnë, por rruga për të notuar i sigurt nuk varet nga drita e farit.
Në një det të trazuar nuk është mungesa e mjeteve që fundos, por hezitimi për t’i përdorur me përgjegjësi e seriozitet./ CNA
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...