“Trump në West Point = Apel krenarisë hyjnore të amerikanëve”!
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...

Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar dinamikën e 1260 ditë/net luftime të përgjakshme për/me Ukrainën: “dhjetëra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës; panele të kolegëve të sigurisë në USA, Bruksel, Qendrën Marshall, Kolegjin e NATO-s; 3 Samitet e fundit, Madrid-2022, Vilnius-2023, Washington 2024, si dhe që do mbahet në Hagë, në fund të këtij muaji”!
Së pari, sjell në vëmendjen publike se në dhjetëra vlerësime strategjike (të publikuara brenda dhe jashtë vendit), përgjatë 42 muajve luftime, kam të optimizuar besimin se: “herët ose vonë, Rusia putiniste do ta humbasë me turp luftën për pushtimin e Ukrainës martire si dhe përballjen me vlerat perëndimore, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE)”!
Fatmirësisht ja ku jemi. Mbas 3 vitesh e gjysmë përballjeje stoike, në fillim të qershorit 2025 ushtria ukrainase ka surprizuar kryeqytetet, kancelaritë perëndimore dhe mbarë globit duke ndërmarrë një sulm ushtarak të paparashikuar në skenarët edhe më optimistë (përfshi autorin): “breshër dronësh të gjeneratës së fundit kanë sulmuar në befasi dhe thellësi strategjike (deri 5500 km) 5 baza ajrore në thellësi të territorit rus”. Kështu Ukraina finalizoi një nga operacionet më të guximshme, më të sofistikuara dhe më të sukseshme të luftës moderne: “Rrjeta e merimangës (Spiderweb operation), duke gjunjëzuar krenarinë e kombit rus, moralin e ushtrisë, fuqinë ushtarake dhe iniciativën strategjike të Rusisë putiniste.
Operacioni u zhvillua nën mbikëqyrjen e Presidentit Zelenskyy dhe u ekzekutua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), drejtuar nga Gjeneral Vasyl Malyuk. Mbas rreth 1 vit përgatitje me konsipracion të lartë, një rrjet agjentësh të Forcave Speciale arritën të fusin në thellësi të territorit rus dronë të ngarkuar me eksplozivë luftarakë. Kontejnerët me “kabina druri” u vendosën deri 20 km pranë bazave ajrore ruse, nga ku mbi 117 dronë goditën me sukses objektiva me peshë strategjike.
Operacioni rezultoi në shkatërrimin e 40 bombarduesve bërthamorë, përfshirë model Tu-95, Tu-160, Tu-22M3 të vendosur në 5 baza ajrore me peshë gjeostrategjike: “Belaya, në Siberi (5500 km nga Ukraina), në Olenya (Murmansk), në Arktik, në Ivanovo Severny (afër Moskës), në Dyagilevo (Ryazan), si dhe Ukraina (Amur) në Lindjen e Largët të Rusisë.
Avionët e asgjësuar përbëjnë 1/3 e flotës bombarduse të Rusisë, ndërsa dëmi vlerësohet në rreth 7 miliardë dollarë. Përtej kostos dhe peshës operacionale, ky sulm u quajt Pearl Harbor i luftës moderne tregoi dobësitë e mbrojtjes ajrore të Rusisë përkundër aftësive të Ukrainës për të rimarrë iniciativën strategjike.
Së dyti, disa reagime të pritshme të Rusisë, janë: “zhvendosjen e avionëve strategjikë në rajone më të sigurta, forcimin e mbrojtjes ajrore rreth bazave me raketa si S-400 dhe Pantsir-S1, si dhe instalimin e sistemeve elektronike kundër dronëve (EW)”.
Ndërsa si kundërpërgjigje ndaj sulmit ushtarak të Ukrainës (gjithsesi brenda kodeve dhe konventave të luftës), Kremlini ka përshkallëzuar qasjen terroriste duke sulmuar me mbi 1000 dronë dhe 100 raketa jo vetëm ndaj kapaciteteve ushtarake, por edhe ndaj popullsisë civile në qytetet e mëdha, si Kiev dhe Lviv, pa kursyer shkollat, spitalet, si dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës (energjia, ujësjellësit, etj).
Për të shkurajuar mbështetjen e perëndimit për/me Ukrainën, ka: “rritje të retorikës bërthamore nga Moska mbi dislolikmin e armëve bërthamore në Bjellorusi, Kaliningrad, si dhe provokime ajrore dhe detare në Baltik apo Detin e Zi, për të testuar reagimet e ShBA/NATO-s”.
Ndërkohë, veçanërisht Berlini dhe Londra zyrtare si dhe vendet e tjera të NATO-s, mbas 2 javësh në Hagë pritet të konfirmojnë vijimin e mbështetjes së pakushtëzuar, me armatime dhe sisteme moderne deri në fitoren e Ukrainës dhe ndaj së keqes së përbashkët, Rusisë putiniste!
Së treti, ky operacion përbën një ngjarje madhore për fatin e luftës Ukrainë - Rusi, si dhe për fuqinë përcaktuese të teknologjisë, inteligjencës dhe taktikat e zgjuara në luftërat moderne, të cilat tashmë prevalojnë mungesën e fuqisë tradicionale ushtarake. E thënë më shkurt, mbas këtij sulmi Rusia putiniste u ekspozua se nuk është më e pathyeshme.
Edhe pas këtij sulmi, Kievi ka konfirmuar se: “nuk ka kurrsesi qëllim pushtimin e as një meter katrorë të territorit të Rusisë, por mbetet në të drejtën e doktrinës së mbrojtjes sovrane që të shkatërrojë (me çdo mjet) nyjet nevralgjike të infrastrukturës për mbështetjen ushtarake dhe logjistike të armikut (Rusisë) kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës”.
Me këtë rast, përveç peshës së këtij sulmi sjell në vëmendje strategjike: “edhe 3 poshtërimet e tjera që Rusia ka pësuar nga shkurti 2022 deri qershor 2025”:
Poshtërimi i parë (shkurt-shtator 2022): Tërheqja e forcave ruse nga rrethinat e kryeqytetit; fundosja e “nëndetëses Moskva”, ose krenarisë së Flotës Ruse në Detin e Zi (nga një vend (Ukraina) me marinë, ose forca detare të limituara); kundërofensiva e Ukrainës duke çliruar 20 % të territoreve të pushtuara nga Rusia, si Kharkiv dhe Kherson (2 herë territorin e RSh), të vetëshpallura nga Putini “si pjesë jetike e sovranitetit të mëmës Rusi”!
Poshtërimi i dytë (gusht 2023) i Rusisë putiniste ishte rebelimi i Prigozhit (qershor 2023) dhe mercenarëve rreth tij (Grupi Wagner), çka ekspozoi çarje të thella në elitën politike dhe kohezionit të kombit rus rreth luftës, kalbëzimin e moralit të ushtrisë si dhe brenda zinxhirit të komandimit të FA Ruse.
Poshtërimi i tretë (gusht 2024): Pushtimi i Kurskut ose përparimi i forcave ukrainase (rreth 25 km) në territorin Rus, shënoi fillimin e rrokullimës që e pret Putinin në Ukrainë, si dhe të gjunjëzimit në përballjen me fuqinë ushtarake dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE)!
Në përmbledhje përtej dezinformimit, mesi i vitit 2025, makinerinë e luftës ruse e gjen “duke u zvarritur e përgjakur dhe rraskapitur, duke mbajtur të pushtuar më pak se 19 % të territorit ukrainas”. Po ashtu, Kremlini gjendet sot, edhe më i izoluar nga vlerat dhe rendi global. Prandaj, si një organizatë terroriste ose “bishë e plagosur”, kërcënon perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore!
Në shtesë, do ishte e padrejtë të mos përshëndesnim përpjekjet dhe rolin aktiv të Shqipërisë në mbështetjen e pakushtëzuar të vendimmarrjeve të USA/NATO-s, si dhe kontributeve më shumë se modeste që i ka dhënë gjatë 42 muajve Ukrainës në këtë përballje “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët.
Gjithsesi, nga kapaciteti i ekspertit për peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të luftës, do t'i këshilloja faktorët relevantë të Tiranës që: “humbja e luftës, diskreditimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinë (për pasojë edhe peshën e Serbisë në Ballkan) përbën një rrethanë (jo dhuratë) të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtare në rajon, Mesdhe, etj.!
Sigurisht, mbetet domosdoshmëri kritike që edhe RSh të përditësojë konceptin si dhe modernizojë strukturat, kapacitetet dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura. Kështu edhe angazhimi në Samitin e NATO-s (në Hagë në fund të këtij muaji) për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% në mbi 3% deri 2030, ka për qëllim të përmirësojë eficiencën e agjencive të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në përmbushje të misionit kushtetues: “për të mbrojtur integritetin territorial (neni 5); zhvilluar interesat gjeopolitike të RSh në rajon si dhe për të “merituar me dinjitet karrigen” në tavolinën e NATO/BE-së.
Zoti e bekoftë fitoren në Ukrainë, fuqinë ushtarake të NATO-s, si dhe ardhmërinë euroatlantike të kombit shqiptar si ShBA dhe gjithë Europa Demokratike.
Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Rajonin si dhe çështjet e USA/NATO.
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...