Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por mbi ndërgjegjen e tij. Spaçi është një nga ato plagë…
Burgu famëkeq në zemër të maleve të veriut, dikur skenë e fshehur, aq sa mundej, i dënimit dhe vuajtjes torturuese sistematike, i punës së detyruar dhunuese dhe përpjekjes për të zhbërë njeriun, por dhe vend martir i qendresës emblematike, i rebelimit historik, ku të burgosurit politikë guxuan dhe ngritën të ngjyrosur me gjak flamurin kombëtar, pa yllin e socializmit real, por siç ishte në epokën e Skënderbeut dhe siç është tani, – nguliteni në mendje, në ndërgjegje dhe kujtesën kolektive: “Flamuri siç është sot”, dhe sot ky Spaç ka mbetur një rrënojë arkeologjike e vetvetes dhe e moralit.

A duhet ta ruajmë këtë rrënojë siç është, një trup i shkatërruar që flet vetë, apo duhet të ndërhyjmë me kujdes, që të mos jetë thjesht një gërmadhë, por të bëhet një muze, një altar për të përndjekurit dhe brezat që nuk e kanë njohur kurrë frikën e hekurave për një mendim të lirë, një zë që i flet së ardhmes nga e shkuara?
Mendoj se nuk është thjesht një çështje arkitektonike. Është një zgjedhje (j)etike dhe kult/urë. Shqipja më ndihmon të nënkuptoj më shumë se fjala. Pra, Spaçi të jetë një referendum i heshtur me historinë.
Kujtesa: një e kaluar apo një përgjegjësi?
Filozofi francez Paul Ricoeur, në veprën e tij “Kujtesa, historia, harresa”, na kujton se: “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën, ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”
Spaçi është një vend ku krimi shtetëror dhe viktima, dissident, kundërshtar, hero kanë qenë përballë çdo ditë, madje edhe janë. Aty ku fjala e lirë u fut në minierat primitive me skllevë aspak modernë, por si atëherë dhe në errësirën e thellë të zgafellave të shkatërrimit moral.
Moskujtesa do të ishte një formë tjetër dënimi. Heshtja është një lloj amnistie që i bëhet së keqen.

Debati për fatin e burgut të Spaçit si vendmuze është më shumë se një çështje arkitekturore apo utilitare, është një sfidë për ndërgjegjen historike, kujtesën kolektive dhe etikën e një shoqërie që kërkon të pajtohet me të kaluarën e saj të dhunshme.
Shqetësimet mund të përmblidheshin në këto çështje:
1. Të restaurohet siç ka qenë (model konservues):
Qëllimi: Ruajtja autentike e strukturës si një dëshmi e gjallë e diktaturës.
– Pro: Jep një ndjesi të drejtpërdrejtë të realitetit të së kaluarës; ka vlerë të madhe dokumentare dhe muzeale.
– Kundër: Rrezikon të kthehet në një relike të ngrirë në kohë, pa shumë
Efekt edukativ nëse nuk shoqërohet me kuratori dhe programim.
2. Të restaurohet me ndryshime utilitare, edukuese (model interpretues):
Qëllimi: Shndërrimi në muze bashkëkohor i kujtesës, me panele informuese, teknologji ndërvepruese, dëshmi të gjalla, arkiv digjital.
– Pro: Mund të shërbejë si hapësirë për edukimin e brezave të rinj; forcon ndërgjegjen demokratike dhe shërben si paralajmërim.
– Kundër: Rrezikon t’i humbasë elementët autentikë; mund të interpretohet si “teatër” i së kaluarës.
3. Të lihet në gjendjen e tanishme (model arkeologjik-moral):
Qëllimi: Ta ruajmë si rrënojë, si një shenjë e mosndërhyrjes, siç janë kampet naziste që ruhen në heshtje dhe zhveshje.
– Pro: Rrënoja flet vetë, heshtja është gjuhë e fuqishme, e pandotur nga aktualizime ideologjike.
– Kundër: Degradimi fizik i objektit çon në zhdukje; ndonjëherë rrënoja hesht më shumë sesa flet.
4. Të ndërhyjë shteti, por si?
– Detyra shtetërore: Pjesë e përgjegjësisë kombëtare për kujtesën historike dhe arsimimin qytetar.
– Rreziku: Ndërhyrja burokratike mund ta shndërrojë në projekt propagandistik ose të zhveshur nga përmbajtja e vërtetë.
– Dhe aq më keq, nëse do të jetë një zbukurim i diktaturës si BunkArt 1 e 2 apo “Shtëpia me gjethe” apo shtëpi të tjera të ngjashme, por muzeu i qendresës i kundërshtarëve dhe martirëve ende mungon.
5. Të dëgjohen ish-të burgosurit dhe shoqatat:
Pse: Ata janë dëshmitarët e parë; pa zërin e tyre, projekti s’ka shpirt.
Sfidat: Mosmarrëveshjet midis vetë të përndjekurve; trauma personale; përplasja e vizioneve.
Në fund të fundit, Spaçi nuk është thjesht gur e hekur, beton e parrulla, por kujtesa e njeriut shqiptar që vuajti për fjalën dhe lirinë, që vendi të jetë i lirë dhe i hapur, pjesë e kulturës euroaltlantike, etj.
Nëse nuk kujtojmë me dinjitet dhe përkushtim dhe ndjeshmëri, rrezikojmë të ndëshkojmë për së dyti viktimat – me harresë. Po vetëm kaq, të rroposim idealet.

1. Kampi i përqendrimit Auschëitz (Poloni)
Rrënojat janë ruajtur me përpikmëri, pa ndërhyrje estetike apo modernizuese. Mbetet një vend i heshtur, por i fuqishëm në dëshmi.
Eshtrat e ndërtesave, dhomat e gazit dhe telat me gjemba janë pjesë e narrativës së dhimbjes, ku çdo gur është kujtesë.
– Historiani Tony Judt shkruan se “kujtesa nuk është vetëm akt personal, por përgjegjësi publike”. Auschëitz është një akt i tillë përgjegjësie.

2. Muzeu i Stasit – Berlini Lindor (Gjermani)
Ish-selia e shërbimit famëkeq të sigurimit është ruajtur siç ka qenë, por me ndërhyrje kuratoriale moderne.
Brenda saj, të rinjtë gjermanë mësojnë sesi një shtet i përgjonte dhe terrorizonte qytetarët.
Sipas Aleida Assmann, teoriciene e kujtesës kulturore: “Kujtesa institucionale e dhunës shtetërore kërkon hapësira të materializuara ku e kaluara të bëhet e prekshme, por jo e stërkomentuar.”

3. Shtëpia e Terrorit – Budapest (Hungari)
Ish-godina e policisë sekrete naziste e më pas komuniste është kthyer në muze me ndërthurje artistike, dëshmi të gjalla dhe simbolikë të fortë vizuale.
Ka krijuar debat: a është tepër spektakolare, apo tërheqëse estetikisht për një vend dhimbjeje?
Sipas Timothy Snyder, ky është rreziku kur “e kaluara shndërrohet në ekspozitë për konsum emocional, jo për kuptim etik”.

4. Memoriali i Paqes – Hiroshima (Japoni)
Kupola e vetme që mbeti në këmbë nga bomba atomike u la ashtu siç ishte – një rrënojë e shenjtë që flet pa fjalë.
Aty është realizuar një kombinim mes ruajtjes së rrënimit dhe instalimeve edukative moderne.
Sipas sociologes japoneze Yoshiko Nozaki: “Kujtesa nuk është vetëm çfarë ndodhi, por si vendosim ta tregojmë dhe kujt t’ia tregojmë.”

Sociologë dhe mendimtarë me ndikim mbi kujtesën kolektive:
1. Maurice Halbëachs – themeluesi i konceptit të “kujtesës kolektive”:
“Asnjë kujtim nuk qëndron vetëm: ai lidhet me strukturën sociale që e mirëpret ose e shtyp.”
2. Paul Ricoeur – filozof francez, autori i La mémoire, l’histoire, l’oubli (Kujtesa, historia, harresa): “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”
3. Zygmunt Bauman – sociolog i modernitetit: “Shoqëritë moderne preferojnë të fshijnë të shkuarën për ta rikonfiguruar sipas nevojave të së tashme”.
Paralajmërime për rrezikun e manipulimit të kujtesës, sidomos në projekte që mund të përdoren për “lavazhin moral” të historisë.
– Në mungesë të një narrative shtetërore të unifikuar për krimet e komunizmit, Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.
– Kujtesa është mbajtur më shumë nga të përndjekurit dhe shoqëria civile, jo nga institucionet shtetërore.
– Kjo sjell një obligim moral: nëse shteti nuk ndëshkon të keqen e djeshme, të paktën le të kujtojë viktimat me dinjitet.
Të mos ndërhysh do të thotë ta lësh kujtesën në harresë, në mëshirë të agjentëve atmosferikë, të erës dhe të shiut dhe të vapës çmendurake, por dhe të agjentëve të së keqes, që u intereson fshehja e krimit.
Të ndërhysh pa ndjeshmëri, rrezikon ta shndërrosh në një ekspozitë, mbase dhe zbavitëse.

Të ndërhysh me etikë do të thotë:
1. Ta ruajmë autenticitetin fizik të Spaçit – strukturat e tij, dhomat, shkallët, taracën e numërimit, mencën e urisë, qelitë ndëshkimore, të mbeten siç janë, të konservuara, jo të rindërtuara, grykat përbindsh:erore të minierës.
2. Të ndërtohet rreth tij një muze i heshtjes dhe qëndresës që përfshin:
– Dëshmi të të mbijetuarve.
– Dosje të deklasifikuara.
– Dokumentarë e arkiva digjitale.
– Pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte kujtese dhe etike.
3. Të përfshihen zërat e ish-të përndjekurve, shoqatave të tyre, studiuesve dhe arkitektëve të kujtesës.
4. Të ketë status ligjor si vend me vlerë kombëtare historike dhe morale, të mbrojtur nga shteti dhe i hapur ndaj vizitorëve, studiuesve, studentëve.

Një muze që të mos jetë vetëm për të parë, por për të kuptuar. Më tej rrethimit me tela me gjeba si dikur, të ketë një qendër dokumentimi, një hapësirë për aktivitete edukative, për performanca të kujtesës, poezi, art, për bashkëbisedim ndërbrezor.
Një qendër që të merret me histori jo për të ndalur kujtimin, por për ta dhënë atë si dritë për të ardhmen. Sepse, siç thotë Hannah Arendt: “E keqja më e madhe është kur njeriu i zakonshëm nuk e vë më në dyshim të keqen e përditshme.”
Pra një model i mirë për Spaçin do të ishte, – përsërisim, – një kombinim mes autenticitetit të rrënojës dhe ndërhyrjes edukative:
– Ta ruajmë strukturën siç është, si në Auschëitz, por të krijojmë rreth tij një muze i heshtjes dhe rezistencës, me dëshmi, arkiv, dhe përfshirje të të mbijetuarve, si në Berlin.
– Një muze i tillë nuk do të ishte thjesht kujtesë e së kaluarës, por parandalim për të ardhmen. Siç thotë Hannah Arendt prapë: “Ne nuk kujtojmë për të qarë mbi të shkuarën, por për të mos e lejuar të përsëritet.”
Nëse Spaçi hesht, atëherë kemi dështuar ta mbrojmë kujtesën. Dhe pa kujtesë, demokracia është vetëm një dritë e përkohshme mbi një gërmadhë.
Spaçi mund të jetë vendi ku njeriu shqiptar mësoi të mos dorëzohej. Le të jetë tani vendi ku ne mësojmë të mos harrojmë.
Fillimi i punimeve bashkë me debatin për Spaçin, koinçidojnë dhe me përpjektjet tona për xhirimin e një filmi artistik për revoltën historike të të burgosurve politikë, dëshmi të dhunës dhe të qendresës, etj.

Regjisori dhe producenti Namik Ajazi e ka ndjerë si mision një film të tillë, që mungon. Të rinjtë janë të sulmuar nga filmat e realizmit socialist.
Skenari i filmit “Kryengritje në ferr” është shkruar nga autori i këtij shkrimi para disa vjetësh, ish i burgosur politik, me familjen të përndjekur nga regjimi. Po kështu dhe regjisori dhe babai i tij janë ish të burgosur politikë. Është menduar që edhe piktori i filmit të jetë një ish i burgosur politik dhe në role, jo vetëm figurantë, por edhe episodikë, të ketë nga ish të burgosurit politikë, të mbetur gjallë, kjo do ta bënte filmin unik në botë, ndërsa në rolet kryesorë janë gjetur nga regjisori aktorë të njohur, shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja e huaj, interesi i tyre kinematografik është, ajo e shtetit shqiptar ende mungon. Spaçi si burg fizik tani mungon. Nëse ai do të ishte si muze i kujtesës, xhirimet do të bëheshin aty dhe ky do të ishte dhe interesi i filmit. Kaq.

Kur vuajtja dhe dhimbja, persekutimi, të vërtetat dhe traumat e shkaktuara prej tyre arrijnë të kthehen jo vetëm në muzeume, po më fort e të gjalla në poezi e pikturë, në romane, drama e filma, është emancipim i vërtetë i një shoqërie të kulturuar, ku e kaluar kështu s’është më pengesë, por përvojë dhe art./ CNA
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...