web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një arritje për Avokatinë Shqiptare: Praktikat Studentore Ndërkombëtare në Fokusin e Universiteteve Europiane

22 Maj 2025, 18:27, Opinione Kastriot FRASHËRI

Një arritje për Avokatinë Shqiptare: Praktikat Studentore

Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe besueshmëri në arenën ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së standardeve profesionale dhe pjekurisë së sektorit ligjor në vend. Një shprehje konkrete e kësaj tendence është vëmendja e shtuar nga institucionet universitare të arsimit të lartë në vendet e Bashkimit Europian, të cilat po shprehin interes dhe besim në cilësinë dhe integritetin e firmave ligjore shqiptare.

Frashëri Law Firm spikat në këtë peizazh, duke dëshmuar besushmëri, standarde të larta profesionale dhe shërbime cilësore, si në marrëdhëniet publike, ashtu edhe në ato me klientët e saj. Kjo performancë ka tërhequr vëmendjen e universiteteve europiane, të cilat i kanë besuar firmës zhvillimin e praktikave profesionale (internship) për studentët e tyre. Praktika profesionale është një fazë thelbësore e përgatitjes akademike, ku studentët kanë mundësinë të përvetësojnë kompetenca praktike, të zbatojnë njohuritë teorike të fituara gjatë shkollimit në një mjedis real profesional, me synim finalizimin e formimit të tyre dhe lehtësimin e integrimit në tregun e punës.

Një shembull konkret i këtij bashkëpunimi është Kontrata e Praktikës Profesionale (viti akademik 2024-2025), e lidhur midis një universiteti në Francë dhe Frashëri Law Firm. Në bazë të kësaj kontrate, një studente e këtij universiteti është pranuar për të kryer praktikën mësimore në fushën e së drejtës së punës. Ky angazhim kontraktual është një dëshmi e qartë e besimit dhe njohjes së kapaciteteve profesionale dhe standardeve të shërbimit që firma ofron në këtë fushë të rëndësishme të së drejtës. Si institucion pritës, Frashëri Law Firm nuk ka aplikuar dhe as nuk aplikon tarifa financiare për zhvillimin e kësaj praktike mësimore. Kjo politikë është në harmoni me parimet e përcaktuara në kuadrin rregullator shqiptar, veçanërisht me Ligjin Nr. 55/2018 "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë", i cili normon ushtrimin e këtij profesioni të rëndësishëm dhe format e trajnimit e kualifikimit profesional në vend.

Ky bashkëpunim shënon një moment historik dhe një arritje thelbësore për avokatinë shqiptare. Frashëri Law Firm bëhet kështu pionier i këtij zhvillimi, duke u pozicionuar si firma e parë ligjore dhe aktualisht e vetmja në Shqipëri që pret dhe trajnon praktikantë ndërkombëtarë nga institucionet universitare europiane në një mjedis profesional. Për studenten, kjo praktikë ofron një mundësi unike për të përvetësuar kompetenca të reja, për të vënë në praktikë njohuritë e fituara nga shkollimi në kontekstin e një sistemi ligjor të ndryshëm, dhe për të lehtësuar integrimin e saj profesional në një treg global.

Kjo iniciativë profesionale dhe akademike tejkalon një praktikë të thjeshtë studentore; ajo përfaqëson një kontribut substancial në njohjen ndërkombëtare të standardeve dhe praktikave të avokatisë shqiptare. Në një moment kyç, teksa Republika e Shqipërisë synon integrimin e plotë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, ngjarje të tilla dëshmojnë pjekurinë dhe aftësinë e sektorit ligjor shqiptar për t'u ndërfaqur me standardet dhe sistemet europiane. Ky bashkëpunim akademik dhe profesional është një zbatim praktik i programeve ndërkombëtare të karrierës, aplikimi i ligjit krahasues (të brendshëm dhe ndërkombëtar) dhe kontribuon drejtpërdrejt në shkëmbimin e eksperiencave ligjore. Kryerja e një stazhi të tillë jashtë vendit, me një kohëzgjatje prej më shumë se tre muaj, ofron një perspektivë të thelluar dhe të vlefshme si për studenten, ashtu edhe për vetë firmën pritëse.

Frashëri Law Firm operon si një firmë multidisiplinare konsulence dhe shërbimesh profesionale, e specializuar në fushat e avokatisë, taksave dhe kontabilitetit. Historiku i suksesit të tyre, imazhi dhe niveli i lartë i shërbimit ndaj klientit janë njohur gjerësisht nga shumë institucione dhe organizata prestigjioze ndërkombëtare gjatë viteve. Për këto arritje, Frashëri Law Firm është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, si "Firma Ligjore e Vitit" në fushat e Emigracionit, të Drejtës së Korporatave dhe të Drejtës Tregtare, mes të tjerash.

Që nga viti 2004, një portofol i gjerë klientësh, duke përfshirë individë (shtetas shqiptarë dhe të huaj), organizata jofitimprurëse, sipërmarrje të rëndësishme (VIP), individë me të ardhura neto të larta dhe institucione shtetërore, u kanë besuar shërbimet ligjore të ofruara nga firma. Firma ka një kulturë të theksuar ekselence, dhe avokatët e saj dallohen për cilësinë e lartë të punës ligjore dhe këshillimit praktik. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave ligjore të klientëve, në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, është angazhimi i tyre i përditshëm.

Një faktor kyç që e pozicionon Frashëri Law Firm si një partner tërheqës për bashkëpunime ndërkombëtare, përfshirë praktikat studentore, është investimi i vazhdueshëm në teknologji dhe formim profesional. Që nga viti 2020, firma është e para dhe e vetmja në Shqipëri, që zotëron ekskluzivitetin e përdorimit të një Platforme të Avancuar të Inteligjencës Artificiale (AI) specifikisht për Profesionet Ligjore. Kjo platformë i jep mundësinë firmës të ketë avantazhin dhe kapacitetin për analiza të thelluara të dokumentacionit ligjor, vlerësimin e riskut kontraktor, identifikimin e anomalive dhe verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve, mes shërbimesh të tjera inovative që rrisin ndjeshëm eficiencën dhe thellësinë e analizës ligjore, duke ofruar një mjedis praktik të modernizuar dhe në pararojë të zhvillimeve.

Po ashtu, pjesëmarrja aktive në SFAI GLOBAL që nga viti 2020 e forcon më tej pozicionin e firmës. SFAI Global është një rrjet global profesionistësh të fushës ligjore, tatimore dhe kontabilitetit, me mbi 14,000 ekspertë në 115 vende (të dhëna 2025), duke garantuar akses në ekspertizë ndërkombëtare dhe ofruar shërbime të standardeve më të larta (bazuar në standardet ISA dhe IAASB ku aplikohet). Ky rrjet ofron një pasqyrë të gjerë të praktikave ndërkombëtare dhe sistemeve ligjore, duke e bërë praktikën në Frashëri Law Firm veçanërisht të vlefshme për studentët me aspirata ndërkombëtare. Vlerësimi si Firmë e Rekomanduar nga "Global Law Experts", me qendër në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e shton më tej kredibilitetin ndërkombëtar të firmës.

Në kontekstin e përgatitjes së biznesit shqiptar për të hyrë në Tregun e Përbashkët Europian, roli i firmave ligjore të specializuara, si Frashëri Law Firm, bëhet thelbësor në këtë proces që presupozohet të ndodhë shpejt. Integrimi në tregun e brendshëm unik europian kërkon formalizimin e veprimtarisë, rritjen e standardeve të qeverisjes së korporatave, kualifikimin e kapitalit njerëzor dhe mbrojtjen efektive të pronësisë industriale dhe intelektuale. Për sipërmarrjet shqiptare që synojnë tregun europian, asistenca ligjore e specializuar është thelbësore.

E drejta e shoqërive tregtare përbën një nga fushat më kritike, duke përfshirë një sërë detyrimesh dhe kërkesash ligjore, të cilat kërkojnë ekspertizë specifike për sigurimin e pajtueshmërisë (compliance). Frashëri Law Firm, si këshilltarë ligjorë të specializuar në të drejtën e biznesit, kontribuojnë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të sipërmarrjeve, duke ndihmuar kështu në përmirësimin jo vetëm të mirëqenies individuale, por edhe të stabilitetit dhe zhvillimit të sipërmarrjeve në tërësi.

Bashkëpunimi me universitetet europiane për praktikat studentore, i kombinuar me standardet e larta profesionale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe shtrirjen ndërkombëtare, pozicionon Frashëri Law Firm si një aktor kyç në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e shërbimeve ligjore në Shqipëri, duke kontribuar aktivisht në rrugën e vendit drejt integrimit europian dhe duke dëshmuar aftësinë e avokatisë shqiptare për të qenë pjesë e standardeve ndërkombëtare dhe rrjeteve globale./ CNA





16:54 Opinione Kastriot FRASHËRI

Top Lëpirja...

MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...

Lajmet e fundit nga