Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen dhe unitetin, datë e cila shënjon përvjetorin e “Deklaratës së Schuman” propozimi historik i bërë nga Ministri i Jashtëm francez Robert Schuman në vitin 1950, i cili hodhi themelet e bashkëpunimit evropian.
Për Bashkimin Evropian ky 9 Maj ka veçantinë e të qenurit 75 vjetori i ideve vizionare të themelimit të tij, për ne shqiptarët s‘mund të jetë më pak se sa ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara se vendi ynë të rimarrë në duar atë çka për 12 vite u pluhuros, rrugëtimin evropian.
Vështirë se gjendet komb i dytë ende jashtë dyerve të familjes evropiane që ka lidhur ëndrrat e tij me Evropën e bashkuar më shumë se Shqipëria dhe shqiptarët. Dalë thuajse nga paradhoma e vdekjes shoqërore të diktaturës më të egër në gjirin e kontinentit, shqiptarët e deshën Shqipërinë si gjithë Evropa kur për Evropën dinin veç në letra, veç në dëshira, fshehtazi e nën frikë.
Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. Kurrë një forcë politike e dytë nuk ka të lënë si gjurmë të pamohueshme në trashëgiminë e saj hapa e arritje drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE më shumë se Partia Demokratike.
Nën udhëheqjen e saj, shqiptarët shpresuan, besuan dhe përjetuan marrëveshjen simbol të rrugës së anëtarësimit, lëvizjen e lirë dhe pa viza n Evropë dhe zonën Schengen, reforma të thella ekonomike, ligjore, politike për përafrimin me standardet evropiane, deri në aplikimin për marrjen e statusit kandidat, status të cilin shqiptarët e gëzuan pak pasi demokratët lanë pushtetin.
Por, si një perde e hekurt që ndan dy kohë, ardhja në pushtet e Rilindjes ngriu çdo hap, çdo progres, çdo zhvillim të mëtejshëm të procesit të integrimit. Shqipëria që kërkoi për vite me radhë të ulej denjësisht si e barabartë në tryezat e BE-së, u tjetërsua në arenën evropiane në imazh, status dhe prestigj.
Vendi ynë u njoh në këto 12 vite jo më shumë se sa për cirkun trasgresiv të kryeministrit pa asnjë përgjegjësi për kombin që udhëhiqte, pa ndjerë më të voglën përgjegjësi shtetërore kur në vitin 2019, dhoma e dytë e përfaqësuesve në parlamentin e Hollandës votoi në shumicë pro mocionit për të rikthyer vizat për qytetarët e Shqipërisë pas shqetësimeve të aktiviteteve kriminale, apo kur në vitin 2021, Ministria e Jashtme e Hollandës, me anë të Përfaqësuesit të saj të përhershëm në BE, i kërkoi Komisionit Europian rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.
I vetmi lajm nga BE gjatë tri mandateve të qeverisjes, i ofruar si progres në ecurinë e procesit të antarësimit në BE ishte hapja e negociatave për 33 kapitujt e acquis. E vërteta është se ky hap erdhi në fakt si rezultat i reformimit të procesit të anëtarësimit për vendet kandidate për në BE dhe asesi si shpërblim për një shtet që çdo vit rrokulliset në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe lirisë.
Pjesë e BE-së nuk mund të jetë kurrë një narkodiktaturë, Shqipëria nuk iu ofrua Bashkimit Evropian si e tillë, shqiptarët nuk iu ofruan Evropës si qytetarë të një vendi që mbjell krim.
Ndaj ky 75 vjetor i BE-së miqtë e mi, do të mbahet mend edhe për ne shqiptarët si viti kur rrugëtimi drejt BE-së u rimor në duar nga demokratët, për të përmbushur zotimin e tyre, një Shqipëri europiane që meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si e tillë. Premtimet mbahen, zotimet përmbushen, ëndrrat çohen deri në fund.
Shqipëria evropiane do të jetë ajo e atdheut të shqiptarëve, e mësuesve dhe mjekëve që paguhen jo më pak se kolegët e tyre në perëndim, e të rinjve dhe të rejave që studiojnë me standardet e bashkëmoshatarëve të tyre, e investitorëve shqiptarë dhe të huaj, ajo që me vendet e tjera evropiane shkëmben ekonomi dhe jo krim.
Kjo do të jetë Shqipëria e pas 11 Majit, Shqipëria madhështore, e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane./ CNA
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
E/I dashur GRI,Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpi...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 ...
Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorj...
Pikën kur pakënaqësia bashkohet me nevojën për ndëshkim, n...
Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prok...
Ke qenë një zhgënjim i madh për të gjithë. I dehur nga par...
Është një vend ku: Kthehesh në shtëpinë tënde dhe të numë...
Mbreti i fushatës Agron Shehaj, është njeriu i duhur, në k...
Sikur dikush të thoshte dy fjalë. Dy fjalë të ndjera, siç ...
Hasa në një postim sot në mëngjes. Një arkë me qershi dhe ...
Më vjen pak zor prej nja dy të njohurve që kam në listat e...
Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (20...
Pikë së pari, mbetet i përbotshëm definicioni: “Demokracia...
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...