Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Sikur dikush të thoshte dy fjalë.
Dy fjalë të ndjera, siç e kërkon kodi i nderimit të të rënëve.
Sepse sot është 5 Maji.
Është dita e kujtesës dhe e nderimit të dëshmorëve të atdheut.
Askush nuk foli.
Kryeministri nuk ishte. Edhe pse duhej të ishte, ai zgjodhi të shkonte në Pogradec a Korçë. Është në fushatë. Më 11 maj është dita e zgjedhjeve.
Por, ishte Presidenti i Republikës. Edhe ai mund të fliste. Është kryetari i shtetit.
Shqipëria është një vend antifashist. Jo prej ndonjë dekreti a vendimi. Por, prej gjakut e prej luftës.
Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare jo vetëm e çliroi Shqipërinë, por edhe e shpëtoi. E shpëtoi dhe e nderoi. E renditi me fitimtarët, në koalicionin e madh botëror antifashist, bashkë me tri fuqitë e mëdha fituese: Bashkimin Sovjetik, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.
Pa luftën e Qemal Stafës dhe brezit që ai përfaqëson, pa gjakun e tyre e pa sakrificat që bëri i gjithë populli ynë, Shqipëria nuk do të ishte kjo që është. Antifashiste dhe e nderuar jo e jo.
E ku tjetër më mirë e më me vend sesa në 5 Majin e vitit të tetëdhjetë të fitores mbi fashizmin, mund të flitej për sakrificat e kontributin e madh të shqiptarëve në arritjen e fitores së madhe?!
Të paktën të flitej aq sa u fol për makinën e Noizit.
Po kush të fliste? Presidenti nuk di. Dhe më mirë që nuk di. Sepse ai ngaqë nuk di është aty ku është. Kryeministri nuk ishte. Të tjerët, si të tjerët…
Në varrezat e dëshmorëve, edhe pse ashtu të dëmtuara, të pluhurosura e të lëna pa përkujdesje, (çka në fakt dëshmon “vëmendjen” dhe hipokrizinë e sjelljes shtetërore!), sot ishte si gjithmonë, malli dhe nderimi i të afërmve të tyre, i pasardhësve, i qytetarëve që nderimin dhe mirënjohjen e kanë virtyt.
Edhe poeti i paharruar Jorgo Bllaci është gjendur si shumë të tjerë në mes të absurdit të harresës e mungesës së nderimit për të rënët, në të cilin gjenden edhe sot të afërmit dhe familjarët e dëshmorëve.
Poezia me titullin “Te varri i tim vëllai” i thotë të gjitha mjeshtërisht. Po e ndaj me ju edhe si homazh sot në 5 Majin e dëshmorëve të atdheut.
TE VARRI I TIM VËLLAI
E di që më ke pritur, vëlla,
E mbase dhe ke thënë me vete:
“Po ky njeri pse s’bëhet gjallë? Ç’ka,
Që thuajse një jetë
Nuk vjen këtu së paku për t’u çmallur?”
I shtrenjti im!
Në këtë kënd të qetë
Ku s’fishket lulja e moshës,
Gjashtëmbëdhjetë vjeç ke mbetur ti,
Po mua nuk m’u nda stuhi’ e kohës,
Më la pa fletë që filiz të ri.
Aq sa përpara kohe krejt jam thinjur.
Ndaj në s’kam ardhur deri sot, besomë,
S’kam dashur që me lotin tim të hidhur
Të ta helmoja shpirtin tënd të njomë.
Se ty të mori plumbi armik, po mua
M’i nxinë ditët mizorisht ata
Që më të shtrenjtat, ëndërrat e tua,
Ti amanet ua le, o im vëlla!
Po sot s’kam ardhur të të qaj,
As të t’ankohem për kalvarin tim.
Një tjetër brengë kam që s’di me kë ta ndaj
Në këtë mot zhgënjimesh pa mbarim!
Se s’më kish vajtur nëpër mendje kurrë
T’arrinte marrëzia gjer këtu,
Sa me kurora lulesh e flamurë
Të rivarrosen vrasësit e tu
Edhe të mijëra djem e vajza që si ti
Atdheun duke vënë përjetësisht mbi veten,
N’altarin e lirisë bënë fli
Atë ç’ka patën më të shtrenjtën, jetën!
Oh, kur mendoj se ajo turmë e çmendur
Mund të të shkelë edhe ty mbi varr,
Vëlla, më ngjethet mishtë e s’më mban vendi,
Ndaj erdha të të marr.
Dhe meqë te kjo tokë që e pandehëm mëmë,
Që ti i fale gjakun, unë shpirtin tim,
Të afërmit e varfër s’arritën të na lënë
Asnjë pëllëmbë truall trashëgim,
Do të të gjej një kënd mes këngëve të mia,
Të prehesh në qetësi,
Larg britmave t’atyre që u ka hyrë babëzia
Ta lënë këtë vend pa histori!
Hasa në një postim sot në mëngjes. Një arkë me qershi dhe ...
Më vjen pak zor prej nja dy të njohurve që kam në listat e...
Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (20...
Pikë së pari, mbetet i përbotshëm definicioni: “Demokracia...
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, thirremi në sean...
Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron ...
Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11...
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...