Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11 partitë/ koalicionet, por po paralajmërojnë edhe fundin tragjik të televizionit si pushtet i katërt.
Dhjetë ditë para heshtjes zgjedhore dhe njëmbëdhjetë ditë para ditës së votimit, Kryeministri Rama nuk është shfaqur në asnjë studio televizive. Zero. Debat jo e jo, por as intervistë/bisedë. Nuk ka pse. Nuk ka nevojë.
Nuk është thjesht Rama që ka zgjedhur ta braktisë median tradicionale, është vetë televizioni që ka hequr dorë nga misioni i tij.
Fushata nuk raportohet më nga gazetarët, por nga partitë. Rama komunikon me publikun direkt dy herë në javë në Facebook dhe Instagram, përmes rubrikës “Sy më sy”. Fundjavave, me “Flasim”, podcastin e tij personal. Po televizionet? Ritransmetojnë. Bën copy-paste. Bëjnë sikur bëjnë lajme dhe sot ngrenë duart lart si një notar pa ujë.
A janë këto zgjedhjet e para ku televizioni është në koma?
E kemi parë gjatë këtyre javëve: fushatë, pa gazetarë në terren, pa studio me protagonistë e debate reale.
Televizionet po kthehen në limonë të shtrydhur gati për t'u flakur në kosh.
Por, e vërteta është edhe më e hidhur: televizionet nuk janë viktima, janë bashkëpunëtorë. Humbën besueshmërinë duke u kthyer në megafonë të politikës, duke i shërbyer pushtetit, në vend që ta sfidonin atë. TV shpërdoroi besimin kur të gjithë nga mëngjesi në mëngjes "zbuluan" bisedat në studio…, ku i papuni pyetet si kryeministër dhe firauni si të jetë profet.
Ç’është sot një emision politik? Marrim dy “andej”, dy “ketej”, u japim nga një gotë ujë dhe presim cirkun pa akrobatë. Fjalë të mëdha, akuza bajate, të revoltuar me telekomandë, por asnjë ide, asnjë përplasje të vërtetë mendimi, asnjë debat ku fiton logjika, asnjë analizë, asnjë koment për të qenë. Llomotitje.
Në një mjedis të tillë, llokoçitje liderët politikë, logjikisht, nuk kanë më nevojë për televizionet. I bëjnë vetë të gjitha: edhe fushatat, i montojnë vetë videot, i shpërndajnë vetë në rrjetet sociale, ndërsa televizioni bëhet thjesht pasqyrë e sheshtë që reflekton vetëm atë që pushteti dëshiron të tregojë.
Lideri raporton për veten. Gazetarët raportojnë për liderin.
Është një fakt brutal: sot partitë dhe kandidatët shpenzojnë më shumë para për reklama dhe prezencë në rrjetet sociale, sesa në TV. Jo aq për faktin se platformat online janë më të lira, por sepse televizioni ka humbur besimin dhe për rrjedhojë edhe pushtetin që kishte!
Në shumicën e edicioneve të lajmeve, sot sheh “lajme” që i ngjajnë deleve që i qeth një bari: “Lajme” me të njëjtin këndvështrim, me të njëjtin sinkron, me të njëjtin titull, me të njëjtën narrativë!
A ka më shpresë?
Nëse ndonjë ende ka ndërmend të mbijetojë, ka vetëm një rrugë: të refuzojë servilizmin dhe të rifitojë të drejtën për të pyetur, për të vënë në siklet, për të kërkuar llogari. Të heqë dorë nga modeli i talk-show-t fast-food dhe të kthehet te gazetaria e vërtetë.
Ose shoshit premtimet dhe hulumton, ose përfundon si një relikë muzeale, një “dekor” që vjen nga koha kur fjala kishte peshë dhe media pushtet.
Në të kundërt, duhet të pranojmë: pushteti i katërt është në vdekje klinike. Dhe vdekja nuk po vjen nga një atentat brutal. Është më shumë tentativë vetëvrasjeje. E ngadaltë. E turpshme. Pa asnjë tentativë për shpëtim./ CNA
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...