Valsi i strategjive
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...

“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…”
Pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye, Kryeministri e ka risjellë në ligjërimin e vet publik atë ngjarje të shëmtuar.
Unë e kisha harruar. Ma do mendja edhe të tjerët. Besoj edhe ata që e përdorën. Sepse në fakt nuk është ndonjë gjë që t’ia vlente për t’u mbajtur mend.
Po bëhen gati njëzet vjet që kur dikush prej njerëzve të lidhur me pushtetin në atë kohë, u përkujdes që të publikoheshin disa foto nudo të kryetarit të Partisë Socialiste.
I gjithi ai veprim qe një ligësi e shëmtuar. Edhe i dënueshëm, të paktën në aspektin etik, moral dhe profesional. Në njëfarë mënyre, qe një perversitet banal dhe ordiner. Dhe i tillë mbetet.
Mirëpo, ja që vetë personazhi i atyre fotove, pra kryetari i Partisë Socialiste, e ka marrë atë ngjarje prej skutave të hatllave të kujtesës së vet, dhe nuk e di se për çfarë arsye apo motivi, e ka ndarë nën shoqërinë e zonjës kryetare të Kuvendit dhe të zotit Pandeli Majko, me një grup adoleshentësh të mbledhur në një fshat diku në anë të detit, kinse për një veprimtari në kuadër të fushatës zgjedhore.
Çfarë lidhje ka ajo ngjarje me programin e Partisë Socialiste, me Shqipërinë Europiane të pasviteve 2030 apo me ëndrrat e të rinjve të mbledhur në anë të detit për të dëgjuar Kryeministrin?!
Nuk gjej asnjë motiv, asnjë arsye apo shkak që ta përligjë. Qoftë edhe për të treguar shkallën e ligësisë së kundërshtarëve politikë, nuk mendoj se justifikohet ai rrëfim i Kryeministrit.
E thashë, ka qenë një ngjarje e shëmtuar.
Por, ndërsa nuk e di se përse Kryeministri e risolli atë ngjarje, rekomandimi i pamenduar më e pakta, teksa iu tha adoleshentëve që me gjasë duhej të ishin nxënës të shkollës së mesme se “… i keni në gugëll (Google) po ishit kurioz, shkruani Edi Rama nudo, del aty!”, është kryekëput një lajthitje. Një lajthitje që nuk mund të të bëjë të qeshësh siç qeshën disa gra të mbledhura në Peshkopi kur Kryeministri tha se gjysmat e burrave të tyre janë çyrykë (domethënë të metë a të gjymtuar!).
Kush dhe përse duhet të jetë dikush kurioz për të parë fotot e Kryeministrit nudo apo lakuriq (domethënë cullak!)?!
Dhe me sa mend, me ç’logjikë vetë Kryeministri e rekomandon këtë publikisht?! (Citoj fjalë për fjalë:
“… i keni në gugëll (Google) po ishit kurioz, shkruani Edi Rama nudo, del aty!”)
Është e gërditshme!
Sepse nuk ka vetëm gjellë të gërditshme. Ka edhe sjellje të gërditshme. Ka gjuhë të gërditshme.
Ka edhe njerëz të gërditshëm.
Edhe ata që qeshin, ata që dëgjojnë e heshtin janë të tillë…
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Në vitin e mbrapshtë ’97, ushtria shqiptare u zhbë brenda ...
Sot mbushen 40 vite që “Hitleri” i pasluftës së dytë botër...
Nga Beqir SINA "Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin d...
Propozimi i Agron Shehajt për të mbyllur RTSH-në (se është...
Në esenë e tij të mrekullueshme “Realitete shqiptaro-ameri...
Mero Baze është emër i spikatur në Shqipëri. Nëse para 10-...
Zdrromsi paska folur për Qytetin Studenti duke u mburrur s...
Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpall...
Në çdo vend normal kjo do të kishte ndodhur prej kohësh. ...
Heshtja e Jorida Tabakut rreth videos së publikuar 2 ditë ...
Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jetoni, brenda dhe jasht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...