web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TANI OSE KURRË MË!

ZGJEDHJET E 11 MAJIT KANË DËSHTUAR ENDE PA FILLUAR... -Problemi i emigrantëve nuk u zgjidh, -Vendi drejt një kolapsi total, -Tani ose kurrë më.

31 Mars 2025, 13:35, Opinione Ismet Mehmeti

TANI OSE KURRË MË!

Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jetoni, brenda dhe jashtë Shqipërisë,

Ju drejtohem në radhë të parë juve emigrantëve, që jeni më shumë se gjysma e Shqipërisë sepse edhe unë jam njëri prej jush, që kam vendosur të mos hesht dukë parë fyerjen dhe injorimin i ka bërë votës së emigranteve, elita politike shqiptare duke vazhduar t'i konsiderojnë emigrantët vetëm si lëndë e parë, si kontigjent votash dhe dërgues remitencash...

Si një emigrant njëlloj si ju, por edhe me tagrin e njeriut që u vendosa në krye të LDSH-së, (LEGA DEMOCRATICA ALBANESE) Lëvizje Politike që përfaqëson komunitetin e shqiptarëve të Italisë e regjistruar dhe njohur nga shteti italian si forcë politike e qendrës së djathtë dhe si e vetmja parti politike e shqiptarëve në emigracion:

I bëj thirrje çdo shqiptari patriot që i ka mbetur akoma në gjak një fije atdhetarizmi dhe dinjiteti njerëzor që të mos bjerë pre e spekulimeve dhe mashtrimeve të dy partive kryesore dhe atyre partiçkave të krijuara si këprudhat pas shiut, por që nuk janë veçse marioneta të dy partive të vjetra postkomuniste.

ASNJË VOTË Ramës, Berishës apo tellallëve të tyre që lehin për ta.

Zgjidhje e problemit të emigrantëve nuk do të thotë që ata të vijnë e të votojnë për Ramën e Berishën apo mercenarët e të deportuarit e tyre, por do thotë që emigrantëve t'u jepet kuota e tyre e përfaqësimit në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe të qeverisjes (jo më pak 25 për qind) sepse emigrantët janë shtetas shqiptarë të integruar në Europë e më gjerë që kanë kulturë dhe mentalitet perëndimor, që njohin mirë shtetin, pavarësinë e pushteve dhe të institucioneve dhe janë një garanci për mirëqeverisjen e vendit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Por Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje të lira e demokratike me këtë format politik, me këtë qeveri të korruptuar se ka gjysmën e saj në burg apo në kërkim dhe me këtë klasë politike të inkriminuar.

Prandaj në emër të LDSH, si e vetmja parti politike e emigrantëve ne kërkojmë:

1.TË SHTYHET DATA E ZGJEDHJEVE, në limitet që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë.

2.TË KRIJOHET NJË QEVERI KOALICIONI, sipas formatit, strukturës, programit dhe kohëzgjatjes për të cilat ne kemi gati ofertën tonë.

3. TË VENDOSET KUOTA E PËRFAQËSIMIT TË EMIGRANTËVE.

Kjo QEVERI, e cila do të realizojë disa reforma të domosdoshme për jetën politike dhe demokracinë si:

-Reformën elektorale,

-Reformën territoriale,

-Reformën institucionale etj.

Duke i dhënë përparësi:

-Pensioneve sipas Ligjit kontributiv,

-Shëndetësisë dhe Sigurimeve shëndetësore,

-Sistemit të pagave,

-Sistemit fiskal të moderuar, me tri shkallë dhe progresiv,

-Mbështetja reale e fshatit sipas modelit të BE,

-Vendosja reale e rendit, duke luftuar kriminalitetin dhe trafiqet e drogës,

-Pastrimin e policisë nga elementë të kriminuar,

-Çarmatosjen e popullsisë,

-Rishikimin e kontratave PPP dhe koncesionare dhe, nëse janë korruptive, duke bërë anulimin e tyre në përputhje me ligjin,

-Formalizimin e ekonomisë etj...

Nëse për të gjitha këto që thamë më lart, kërkesa jonë do të bjerë në vesh të shurdhër, atëherë ne u bëjmë me dije drejtuesve të politikës shqiptare se do të marrin përgjegjësinë e asaj që do të ndodhë më tej sepse ne jemi të vendosur t'u themi STOP dhe nuk do të lejojmë që Shqipëria të zvarritet në duart e një grushti njerëzish pa atdhe e pa moral dhe, nuk është asnjë sekret t'u them, se LDSH ka filluar regjistrimin një për një të atyre që janë shprehur të gatshëm, që pikerisht me 11 maj të shkojmë të organizuar në selinë PE në Bruksel dhe të bllokojmë punimet e Parlamentit Europian duke e vendosur Shqipërinë në qendër të një skandali europian, sepse heshtja e tyre ka ndoshta një prapavijë tejet të rrezikshme për kombin shqiptar.

Prandaj vëllezër dhe motra emigrantë,

Këtë herë le t'i themi NDAL kësaj klase politike të korruptuar dhe kriminale.

Deviza jonë është prerë:

TANI OSE KURRË MË!/ CNA

 





09:21 Opinione Ardi Stefa

Rikthimet...

Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. S...

10:02 Opinione Ardi Stefa

Asgjë e re nga listat!

Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...

Lajmet e fundit nga