Veliaj kërkoi "ndihmë" psikiatrike pasi kuptoi që tashmë e kishin njohur të gjithë
Pasi u zbardhën përgjimet e bisedave me familjarët, Veliaj...

Përpara disa kohësh kam botuar një shkrim me titull: “Tre zarfet e kryeministrit”. Merrja shkas nga një ngjarje e vërtetë, por që realisht është një metaforë e shkëlqyer për të gjithë ata që e duan dhe e kuptojnë politikën.
Shkrimi niste me një kryeministër, i cili kur merr detyrën në tavolinën e zyrës gjen tri zarfe nga paraardhësi.
Secili zarf kishte nga një numër dhe zarfi i parë kishte shënimin sipër: “Hape dhe lexoje kur të kesh vështirësi, të cilat nuk i zgjidh dot!”
Në vështirësinë e parë hap zarfin e parë dhe lexon: “Fajëso paraardhësin!”
Në vështirësinë tjetër pas pak kohësh ai hap zarfin e dytë dhe lexon: “Fajëso ministrat e tu!”
Kur ndeshet me vështirësinë e radhës hap zarfin e tretë dhe lexon: “Përgatit tre letrat për pasardhësin tënd!”
Ndoshta kjo nuk ka të bëjë shumë me Shqipërinë, e cila ka një mungesë të theksuar të kulturës politike, por më kujtohet ai shkrim gjithnjë e më shumë sa herë kryeministrat kanë vështirësi, sa herë liderët tanë politikë dështojnë të na bindin.
Gjithsesi kam bindjen se në Shqipëri ka kaluar me kohë periudha kur një kryeministër apo një politikan përgatit letra, në të cilat fajin ua hedh paraardhësve dhe vartësve, derisa të vijë tek letra e tretë, kur do t’i duhet të ulet e të përgatisë tre letrat për pasardhësin.
Zakonisht mandatet e dyta, në vendet normale demokratike, fillojnë me “tam-tam-e”, dhe arrogancë, por kanë fund të dhimbshëm. Lodhja është e dukshme, fuqitë të lenë, gabimet shtohen, akuzat artikulohen bindshëm dhe, kryeministrat, përpara se të hapin zarfin e tretë fillojnë të përcjellin nën zë mesazhin, që fajin ua ka shoqëria, lexo: populli! Ky është mallkimi i katërvjeçarit të dytë...
Shumë shpejt fjalët e thëna nën zë bëhen një argument, që justifikon mosveprimin dhe frikën absolute për të marrë risk politik.
Në vendet normale, mandati i dytë është edhe mandati i fundit për një kryeministër. Sepse ndryshe një mandat i tretë tregon se ai vend ka probleme serioze me demokracinë.
Por ka edhe mallkim tjetër, të cilin nuk duhet ta anashkalojmë: ai i mandatit të tretë. Sidomos kur kryeministri bie në grackën e triumfit elektoral. Nga njëra anë është normale, sepse shikon përreth dhe konstaton se nuk ka kundërshtarë, apo kundërshtarët i ka të zgërlaqur. Kur sheh që kundërshtarët i ka të copëtuar dhe në luftë të brendshme me njëri- tjetrin. Kush sheh që opozita që ke përballë është ashtu siç e dëshiron dhe është investimi më i suksesshëm i qeverisjes.
Aty fillon të shkëputesh nga realiteti dhe bie pre e enturazhit, i cili të përkëdhel sedrën (cilit politikan nuk i pëlqejnbë lajkat?) duke të treguar se s’ka kundërshtar që të mposht. Bie pre e enturazhit që të trajton si mbret; oborrtarët të bëjnë lajka për të përfituar dhe pas (para) shpinës hanë kumbulla, fiq e dardha derisa u mpihen dhëmbët.
Por jeta nuk e pranon boshllëkun dhe i adhuron surprizat. Veçanërisht në politikë.
Kurthi i mandatit të tretë mund të rezultojë gërryes në fillim dhe shkatërrues në fund, nëse nuk çrrënjoset shpejt nga mendja e lidershipit. Ndjenja se nuk ke kundërshtar shkakton intolerancë ndaj kritikave, arrogancë ndaj këshilltarëve të mirë dhe, padyshim, kosto...
Kur verbohesh nga mandati i tretë, fillon të peshosh koston politike të çdo lëvizjeje.
Por politika nuk është një garë e as konkurs se kush do të hyjë në librin e rekordeve Guinness. Na duhet ambicie, por ambicie për vendin, që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht. Mund të mos dalë llogaria politikisht, por të paktën dikush do ta ketë bërë betejën.
Jemi në fund të mandatit të tretë dhe të fitimit të një mandati të katërt...
Dhe në horizont...
Imagjinoni ç’ndodh në mandatin e katërt...
Sepse kur e sotmja ia hedh gjithmonë fajin së djeshmes, është fajtore ndërkohë përpara së nesërmes!
Dhe politika shqiptare tashmë është përgjegjëse ndaj së nesërmes dhe duket fajtore për të ardhmen që po vjen shumë shpejt.
Dhe, i rikthehem fillimit të shkrimit: “Letra e tretë është ende larg, shumë larg horizontit dhe kulturës politike shqiptare!”/ CNA
Pasi u zbardhën përgjimet e bisedave me familjarët, Veliaj...
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si n...
Nuk e kam zgjedhur rastësisht titullin e filmit të regjiso...
Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të ...
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...