Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Strasburgu, Kanadaja e deri në Dukagjin.
Edhe vetë Marjana ndjehej e keqardhur pasi sipas saj ajo ka lindur edhe është rritur në demokraci dhe si një vajzë që ka studiuar "Shkenca politike", nuk ka asnjë lidhje me realizmin socialist.

Mbase paralelizmi me Lenkën një kooperativiste nga Lushnja mund të ketë qenë jo edhe shumë i goditur për një vajzë nga Dukagjini. Shkodra, djepi i kulturës dhe emancipimit, ku kam miq e mikesha të ngushta më shumë se sa kam ne Vlorën ku kam lindur, ka pasur në të kaluarën shumë gra zonja, nga familje të shquara, të cilat i ka respektuar komuniteti dhe kanë qene gjithashtu deputete të Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
Ndër to po sjell si referencë dhe si shembull zonjën Terezina Marubi, përfaqësuese e dinastisë qytetare Marubi, por edhe vetë një intelektuale e zonja e nderuar e Shkodrës. Për të shmangur ndonjë keqkuptim apo kuptim të përcipet, por dhe që neomalësorja Marjanë të mos i referohet më realizmit socialist, sepse nuk po flasim për metodat letrare edhe artistike, dua të sqaroj se dikush qe ka studiuar shkenca politike nuk mund të gabojë, se referencat janë për fenomenet që mbajnë në këmbë autokracitë e diktaturat dhe jo për stigmatizime personale. Pra po e sjell zonjën Terezina Marubi si i referencë e llojit të përfaqësimit të asaj kohe.

Për ta shpjeguar më qartë, larg çdo ngjyrimi që mund të keqkuptohej si sulm personal po zhvendosem edhe në kohë edhe në hapësirë.
Në librin e tij të vitit 1927 “La trahison des clercs”— "Tradhtia e intelektualëve" eseisti francez Julien Benda vëzhgoi dhe përshkroi njerëzit e veçantë që mbështetën autoritarizmin e kohës së tij i cili kishte marrë forma edhe të majta dhe të djathta në të gjithë Evropën. Ai përshkruan aty si ideologët e djathtë, ashtu edhe të majtë, duke i akuzuar të dy palët për tradheti ndaj detyrës qëndrore të intelektualit, e cila eshte kërkimi i të vërtetës dhe jo favorizimi i besimeve të veçanta politike. Në mënyrë sarkastike, ai i quajti këta intelektualë “nëpunës” të besimeve politike.

Njesoj si "nëpunësit" e përshkruar nga Benda, Terezina Marubi, përtej vlerave të saj personale apo cilësive të admirueshme qytetare , nuk ishte në kërkim të së vërtetës. Edhe po të donte, nuk mund ta bënte.
E zgjedhur nga partia, pavarësisht vlerave, ajo e kishte të vështirë, pothuaj të pamundur të ngrihej kundër dhunës apo represionit të shtetit të Diktaturës së Proletariatit. Ajo, si shumë te tjerë intelektualë, punëtorë apo kooperativistë ishte e detyruar të zezën ta bënte bardhë dhe të duartrokiste e të ngrinte dorën, te votonte e bindur siç e donte regjimi komunist i kohës.
Ne si shoqëri i përçmuam për gënjeshtën e madhe që na shitën, për konformizimin e tyre si dhe për mungesën e kurajos karshi autoritarizmit. Jehona e këtij përçmimi ka arritur deri tek brezi i ri, por me sa duket jo mësimi prej tij. Fakti që sot ka intelektualë që njësoj si znj. Marubi pranojnë të punësohen si "Përfaqësues të Poupullit" më shqetëson, sepse tregon se ne si shoqëri ose nuk kemi mësuar asgjë nga eksperienca jonë e hidhur e të shkuarës, ose më keq akoma, e kemi humbur mësimin.
Ne akoma vazhdojmë të ushqejmë besimin e gabuar se autoritarizmi i përket vetëm komunizmit. Autoritarizmi është qasje, jo një grup idesh. Autoritarizmi nuk ka asnjë lidhje të brendëshme me të majtën apo të djathtën. Ai thjesht është alergjik ndaj debatit dhe mendimit ndryshe brenda cdo ideologjie.
Që prej kohës se Çezarit, e më pas të Musololinit edhe Hitlerit , Stalinit edhe Enverit e deri në kohët të sotme të Orbanin, Erdo?anit edhe Edi Ramës autoritarizmi të ketë sukses ka nevojë të mbështetet në një grup elitash të cilët e kuptojnë që roli i tyre i vetëm është shërbimi ndaj udhëheqësit, sado i pandershëm të jetë ai e sado i madh të jetë korrupsioni. Ata nevojiten të argumentojnë se shkelja e kushtetutës apo shtrembërimi i ligjit është gjëja e duhur për te bërë. Ata duhet manipulojnë pakënaqësinë dhe të kanalizojnë zemërimin dhe frikën. Vetëm në regjime autoritaritare intelektualët punësohen nga partia si përfaqësues të popullit, pasi kjo është e vetmja mënyrë për te siguruar bindjen e tyre ndaj punëdhënesin dhe realizimin e objektivave të tij.
Ndaj sot regjimit autoritar personalist të Edi Rames, gjithçka i nevojitet janë paratë dhe kandidatët ose “nëpunësit e përfaqesimit ”. Parimet politike, planet për veprime specifike nuk kanë më asnje rëndësi. Rëndësi ka vetëm menyra sesi këta” nëpunës“ projektohen nga propaganda e tij. Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën e teknikave moderne të marketingut, segmentimit të audiencës dhe fushatave në media qofshin këto edhe të huaja.
Por punët janë edhe më zi sesa mund ti paramendojë Marjana e vetkënaqur në këto momente. Punësimi si Përfaqësues i popullit në partinë socialiste ku Marjana pretendohet se do te sjellë ndryshimin , tani ndryshe nga më parë, mund edhe te trashegohet. Po në Shkodër, në krah të Marjanës është trashëgimtarja e Babait deputet i cili pa asnjë marre ja trashëgon vajzës përfaqësimin.

Në kohën viktoriane ishte e padenjë të përmendje pantallonat në sy të një zonje. E ndoshta njësoj mund të duket e padenjë të përmendësh fenomenin Lenka tek të rinjtë si Marjana, të cilët kanë lindur në demokraci edhe ndoshta (jo për faj të tyre ) askund e askush nuk u’a ka mësuar historinë edhe fenomenet e saj .
Por një komb që harron mësimet e të kaluarës ka shumë gjasa ti përserisë ato madje ti perkeqesojë ato siç po ndodh sot në Shqipëri./CNA
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...