Rrahjet publike dhe vdekja publike
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...

Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! Asgjë që nuk e dinim dhe asgjë që nuk e kishim parashikuar nuk u përgënjeshtrua.
Si nga kampi socialist, ashtu edhe nga demokratët.
Në fakt, sot u vërtetuan katërcipërisht të gjitha ato parashikime tonat, të cilat i jepnin Ramës mandatin e katërt pavarësisht 12 viteve në pushtet, pas një pushteti të konsumuar e të korruptuar, pavarësisht gjysmës së kabinetit pas hekurave apo nën hetime.
Sikundër u vërtetua edhe parashikimi që PD është në ditën e saj më të keqe, për shkak të mungesës së strategjisë, ose më saktë, të strategjisë që e donte lideri i saj në opozitë dhe veten e vet lider të monopolit “opozitar”.
Kushdo që e pa sot uljen në krye të mbledhjes së kryesisë së PD, ku në krah të Berishës qëndronin Vokshi dhe Noka, të cilët kanë bërë kërdinë në manipulimin e votave në proceset e PD, e kuptoi se si do të shkonte situata.
Ngelej vetëm të shihnim se si do të ishin listat përfundimtare; cilët do të zhgënjeheshin, largoheshin përfundimisht apo çfarë pozicionesh do të kishin deputetët, që iu bashkuan Berishës muajt e fundit dhe që u “bënë” me të, thjesht për një vend në parlament. Sepse për një vend në parlament "luftuan" vitin e fundit.
Paçka se "u bashkuan në diversitet", shkuan atje ku ishte shumica e demokratëve; flisnin në emër të opozitarizmit, parimeve, demokracisë e të tjerë termave të bukur. Paçka se dogjën karrige e u “përleshën" me gardën, ndezën flakadanë, dogjën e përmbysën karrige dhe kërcënuan me një revolucion që nuk nisi kurrë...
Edhe një herë Berisha i përdori, i keqpërdori dhe i flaku; i gënjeu, u tall dhe i nëpërkëmbi, duke i hedhur në kërkim të votës me shpresën pothuajse të shuar se mund të hyjnë në parlamentin e ri, pavarësisht se në fundvit e kishin përdredhur belin duke kërcyer me këngën e tij...
Dhe jo se është ndonjë humbje e madhe mosqenia në parlament e deputetëve që kaluan pas sharjeve ndaj Berishës tek lëpirja dhe demonstrimi i besnikërisë...
Berishës nuk i ka interesuar ndonjëherë fitorja. I ka interesuar vetëm një parti-bunker e interesave të tij, një pozicion komod në opozitë, një opozitë e kalcifikuar, me figura të stërprovuara, të stërkonsumuara, por besnike.
Prandaj listat e sotme ishin përballja e dy strategjive.
E strategjisë fituese të Ramës, i cili gardën e vjetër e zëvendësoi dhe e çoi në listën e hapur për të maksimalizuar votat dhe për të rritur numrin e mandateve dhe e strategjisë së Berishës për të ruajtur një opozitë të rrudhur, por verbërisht besnike ndaj tij. Dhe kjo strategji e Berishës dhe e besnikëve të tij është strategji humbëse, disfatiste dhe aspak elektorale.
Kërkesa për të qenë në “listat e sigurta” e të gjithë deputetëve besnikë ndaj tij, të cilët u shpërblyen dhe e poshtëballkonistëve “mbështetës” të Gaz Bardhit, të cilët u degdisën në listat e hapura dhe aspak të sigurta tregon se askush prej tyre nuk beson në fitoren e PD dhe se kalkulimet i kanë bërë vetëm në një karrige në parlament ngaqë asnjëri prej tyre nuk guxon të jetë në listën e hapur për të mbledhur vota me peshën dhe eksperiencën politike që ka. Në këtë kontekst nxitimi, këmbëngulja dhe presioni për të qenë të sigurtë për mandatin e tyre në parlamentin e ardhshëm dëshmon se PD po e nis në mënyrën më të gabuar garën elektorale të 11 majit.
Mentalitet tipik humbësi, mentalitet tipik pakice.
Dhe Berisha përpiqet t’u tregojë shqiptarëve se mund të bëjë garderobë të re me kostume të vjetra, të jetë inovator me të njëjtët emra këtu e 25-30 vjet, të duket që PD është rinovuar dhe rithemeluar me të njëjtët humbës kronikë, të tregohet elokuent me të njëjtën retorikë si të para 30 vite, të rrotullohet rreth vetes me të njëjtët njerëz, por tashmë më të plakur e më të pakët në numër dhe më jashtë kohe...
Në fakt po u paraqitet shqiptarëve të njëjtët njerëz, por pa ofruar asgjë të re, ata njerëz, të cilët kanë patur në dorë ta bënin Shqipërinë dhe s’e kanë bërë dot, se do të zgjidhë problemin me ata njerëz, që janë vetë problemi.
Dhe demokratët që kanë 12 vite që presin fitoren, do të shohin një mandat të katërt të Ramës, një tkurrje të PD, e cila vështirë se do ta marrë veten e të ringrihet...
Ndoshta PD-së i ka ardhur koha të ulë qepenin dhe të pranojë fundin se do të jetë një parti që mund të qeverisë ndonjëherë Shqipërinë.
Ndoshta duhet të pranojmë të gjithë, me dhimbje, por ta pranojmë ë PD e ka mbyllur ciklin e vet jetësor politik./ CNA
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedur...
Pozicioni i Engjëll Agaçit ishte deri dje ai nëpunësi më i...
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin glob...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...