Zgjidhje Adhamudh
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...

Nga Ilir Levonja
Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin ca pamje të shëmtuara se si një grup të rinjsh godisnin pa mëshirë një moshatarin e tyre. Mirëpo akoma më e shëmtuar ishte indiferenca e atyre mjeteve në varg nga pas që rrinin e vështronin. Mund të kishin protestuar duke u rënë fort borive, mund të kishin telefonuar policinë, mund edhe të zbrisnin nëse vërtetë ishin burra ata që qëndronin në timon, por askush nuk e bëri.
Një indeferencë sociale e tillë ndodh vetëm në vendet e botës së tretë. Dhe akoma më e shëmtuar ishte logjika që në ato pak studio ku edhe u përmend, se, pse në vendet e huaja nuk ndodhin gjëra të tilla? Tashmë në Shqipëri është bërë mjet shfajësimi, mënyrë lehtësimi për të dalë nga laku dhe për t'i dhënë të drejtë vetes se meqë ndodhin diku tjetër është normale edhe te ne. Na lind kjo e drejtë, të rrahim edhe ne. Ato tabale plastike i thyheshin kokës një robi të gjallë, pavarësisht shkakut, pavarësisht postulatit shqiptar përse më shikon?

Prapë gjindja i kënaqej shfaqes. Problemi në Shqipëri nuk janë më vdekja e mirësjelljes, respekti social, të drejtat e njeriut, por si e si ta poshtërojmë sa më ulët shoqi-shoqin. Dhe kjo i ka arsyet e veta dhe ato janë të shumta. Mirëpo sociologët zënë vend në periferi të emisoneve publike pasi adrelina që ndron tek politika. Dhe vdekja jonë sociale ka zënë fill bash aty tek gjimanzistët, të cilët sot nuk kanë më ideale por i kënaqen supremacisë së dhunës. Kjo ndodh e gjitha për shkak të vdekjes së pushtetit të arsimit. Sado të nxjerrim duhmën kolektive rrjeteve sociale për respektin e figurës së mësuesit, e vërteta është ndryshe, mësuesin a mësuesen si figurë i kemi varur në litar, kurse arsmin e kemi pushkatuar.
Faji është kolektiv, nga prindi, nga shteti por edhe nga vet mësimdhënësi. Nga prindi pasi pajtohet dhe jep lek për të marrë diplomën apo për të rehatuar me një vend punë fëmijën. Nga shteti po e po, pasi i ka mbushur zyrat me burokratë partish, aq sot pavarsisht staturës dalin dhe bëjnë protesta publike në favor të iks shefi. Nga mësimdhënësi, pasi janë shtuar me shumicë pedagogët që për një drekë me mish qengji, për një grusht eurosh, i firmosin librezat pa gajle fare. Koridoret e fakulteteve i ka mbytur poltika aq sa sot sekretaret bëjnë kërdinë qoftë nga bindjet, qoftë si seksere, qoftë si këshilluese arsimore.
Kështu është edhe tek shëndetësia, kështu edhe tek fuqia shtetërore ku justifikimi bajat se, kam fëmijët për të ushqyer, është sot dorëzimi total publik i shqiptarit. Dhe mbi të gjitha, hallka më vrastare e shqiptarëve në demokraci, është politika, ku vetëm në Shqipëri njerëzit e konsiderojnë a e konceptojnë aderimin aty, njësoj si mercenari zanatin e vet. Si përfundim, ne rrahim sepse edhe në vende të tjera rrihen. Vjedhim pasi edhe përpara nesh kanë vjedhur. Mjaft të justifikohemi. Kaq. Të tjerat i di Zoti./CNA
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedur...
Pozicioni i Engjëll Agaçit ishte deri dje ai nëpunësi më i...
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin glob...
Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...