
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën me drejtësinë edhe atë në parti. Ai mbeti në burg pa mbështetje nga PS-ja dhe njerëzit e tij nuk do t'i shohim më në kuvendin e ardhshëm.
Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë njëra tjetrës në kalendar, e konfirmuan këtë.
E para ndodhi në sallën e apelit të Gjykatës së Posaçme.
Tek dyert e saj, nuk u mblodhën më as militantë rilindas, as nënpunës bashkie, për të shprehur mbështetjen për idhullin apo punëdhënësin e tyre. Shefi i madh u’a pengoi me ferman duke shpallur se ajo që kishte ndodhur një muaj më parë ishte e gabuar. Pranvera e vetmisë së madhe të Lalit vijoji me braktisjen e mbështetjes nga deputetët socialistë. Pasi Edi Rama bëri shembull një status të Etjen Xhafajt, askush nuk guxoi të shprehe më solidaritet politik me të burgosurin e Durrësit.
Në këtë atmosferë braktisjeje u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së arrestit. në apel, ku SPAK pretendoi se kishte sjellë disa përgjime, si prova të reja. Po a është e mundur që Veliaj u la padashur të binte në kurth dhe askush nuk e njoftoi për to, nga drejtoria e burgjeve apo Ministria e drejtësisë? Nëse këto institucione kontrollohen nga partia-shtet, si ka mundësi që nuk u gjend një njeri i vetëm që ta paralajmëronte kryebashkiakun në detyrë se sa rrezikonte me porositë që jepte nga qelia? Mos vallë e kanë lënë në rënie të lirë?
Sa do hipotetik apo real të jetë ky dyshim një gjë është e qartë, gjyqtari Pëllumbi, që ruajti vijimësinë e kolegut të tij të shkallës së parë, Bani, konfirmoi se akti i prangosjes nuk ishte një rastësi dhe se marëdhënia e Veliajt me qelinë do të jetë më e gjatë sesa mendohej.
Paradoksalisht, në harkun e të njëjtave ditë kur Erioni goditej nga drejtësia, u bënë publike edhe listat me të cilat PS do të konkurojë në Tiranë. Një nga konkluzionet e para që mund të nxirret pasi ke parë emrat e reshtuar aty, është se në parlamentin e ardhshëm, ndryshe nga ky që po mbyllet, nuk do të ketë asnjë mbështetës të atij që deri pak kohë më parë ishte drejtues politik i këtij qarku.
Po të shohësh listën e mbyllur, pra ata që e kanë të sigurtë rizgjedhjen, aty nuk gjen asnjë përkrahës të Lalit. Ndërsa në pjesën e hapur të saj kanë mbetur 5-6 kandidatë, më shumë për tu shtrydhur, për ato që kanë fituar në të shkuarën, sesa si premtime të së ardhmes. Zor se ndonjëri prej tyre do ti’a dalë të hyjë në kuvend.
Me përjashtim të Fatmir Xhafës, që më tepër i përket partisë sesa aleancave të përkohëshme që ndërton për të mbijetuar aty, asnjë nga mbështetësit e dikurshëm të kryebashkikut nuk do të jetë pjesë e grupit të PS-së në kuvendin e ri.
Pra, në harkun e dy tre ditëve Veliaj ka dalë i humbur edhe në raport me drejtësinë edhe në raport me partinë. Karriera e tij është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, për çudinë e të gjithë atyre që u iluzionuan për një kohë të gjatë se ai ishte pasardhësi i paracaktuar i Ramës.
Në atë parti, të ngritur vetëm për lavdinë, përfitimet dhe pushtetin e pamatë të një njeriu, nuk ka pasur as dje dhe nuk mund të kishte kurësesi numër 2.
Mënyra se si e flakën Lalin është dhe shembulli më i pakundërshtueshëm për të gjithë ata që duan ti rezistojnë kësaj të vërtete. / CNA
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...