Lamtumirë Lal, ky ishte fundi
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...

“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gazetarja me ton kritik. “Sa mirë që nuk ka!” – ia ktheva unë. “Kur nuk ka ndryshime taksash e rregullash, është gjë e mirë për biznesin. Paparashikueshmëria e të ardhmes është pengesë për bizneset që të planifikojnë dhe investojnë. Është mirë kur taksat nuk ndryshojnë shpesh.”
Pasi u largova nga studioja, mendova për habinë e gazetares ndaj kundërshtisë sime për ‘reformat’.
Termi ‘reformë’ hyri vrullshëm në fjalorin tonë pas rënies së komunizmit si përshkrim i transformimeve që Shqipëria duhej të ndërmerrte për vendosjen e ekonomisë së tregut dhe demokracisë. Këto reforma kalimtare (tranzicioni) ishin jo vetëm të domosdoshme, por nënkuptonin edhe diçka të mirë. Kështu, qysh në fillim, ‘reforma’ u barazua me ‘të mirën’.
Tranzicioni tani ka mbaruar. Për çdo vit nën komunizëm, kemi pasur gati një vit në tranzicion për të çbërë pasojat e komunizmit. Çfarë mund të bëhej, u bë—tashmë kemi arritur stacionin e fundit, destinacionin, shtëpinë. Struktura politike, ekonomike dhe shoqërore që kemi është ajo që do të kemi përherë.
Në ‘shtëpinë’ ku kemi mbërritur nuk ndihemi të lumtur. Tranzicioni ishte më joshës: kur ishim të pakënaqur me gjendjen, i jepnim shpresë vetes duke menduar se ajo ishte e përkohshme, se sapo të përfundonin reformat e tranzicionit, do ishim më mirë. Ndaj, sa herë që qeveritë shpallnin reforma të reja, ndiheshim mire sepse besonim se ato do ta përshpejtonin arritjen e lumturisë në fund të tranzicionit. Kjo mund të ishte arsyeja pse gazetarja ndjente se diçka mungonte këtë herë që buxheti nuk shoqërohej me reformë fiskale.
Por reformat e deritanishme të tranzicionit kanë qenë shpesh sipërfaqësore, jo rrallë të gabuara dhe gjithmonë të nxitura nga pragmatizmi politik. Pavarësisht reformave ‘historike’, ‘rilindëse’, ‘transformuese’ që kemi ndërmarrë, institucionet themelore politike dhe ekonomike të vendit nuk kanë ndryshuar shumë nga forma që ato morrën menjëherë pas rrëzimit të komunizmit.
Kështu, përshembull, kemi bërë 9 reforma zgjedhore deri tani—shumë më shumë se çdo vend tjetër në botë—dhe prapë kemi një sistem zgjedhor që nuk garanton përfaqësimin dhe mirëqeverisjen. Kemi bërë një reformë të pashoqe në drejtësi, por drejtësia ende nuk funksionon siç duhet. Kemi miratuar një Kushtetutë të re dhe shumë amendamente të saj, por ajo nuk garanton as ndarjen e pushteteve dhe as kontrollin e balancimin e tyre, që është detyra kryesore e një kushtetute.
Paradoksalisht, pas shumë reformave, Shqipëria ende ka nevojë për reformim të sistemit politiko-ekonomik. Ka nevojë për reformimin e ‘reformimit’ të tranzicionit.
Por ndërsa për disa reforma të parëndësishme diskutohet shumë, disa reforma themelore, të domosdoshme janë lënë krejtësisht në heshtje. Më kryesoret po i përmend më poshtë.
Financimi i partive politike
Kam shkruar disa herë për mungesën e demokracisë së partive politike (shih këtu dhe këtu). Por problemi më i madh i partive është fakti se ato janë ricikluese parash të dyshimta dhe nga evazore të mëdha fiskale. 43 mijë euro, 18 mijë euro dhe 11 mijë euro janë dhurimet nga bizneset që deklaruan respektivisht tre partitë kryesore për fushatën parlamentare 2021. Në të vërtetë, ato marrin miliona euro—të gjitha të padeklaruara, si nga partitë ashtu edhe nga dhuruesit.
Financimi i paligjshëm dhe deklarimet e rreme financiare i korrupton dhe kompromenton partitë që para se ato të vinë në pushtet. Prandaj pa reformuar financimin e tyre, në Shqipëri do të ketë përherë korrupsion e klientelizëm në përmasa të mëdha dhe keqqeverisje kronike.
Menaxhimi financiar i bizneseve
Si partitë, bizneset në masë falsifikojnë raportet financiare, duke mbajtur bilance te dyfishta, për të shmangur taksat. Nuk është rastësi, që Shqipëria ka nivelin më të ulët në Evropë të raportit të ardhura tatimore—prodhimi i përgjithshëm.
Nga ana tjetër, raportimet e rreme financiare janë pengesë madhore për zhvillimin e sipërmarrjes dhe kapitalizmit në Shqipëri. Lindja, në fillim të Shekullit XVII, e shoqërive aksionere—si shkëputje nga bizneset familjare—është novacioni që solli lindjen dhe fuqizimin e kapitalizmit dhe transformimin e shoqërive perëndimore. Forma aksionere u mundësoi bizneseve burime të mëdha financimi (praktikisht nga çdo individ në shoqëri); shpërndau rrezikun e sipërmarrjes mes shumë personave; mundësoi menaxhimin profesional të bizneseve; dhe mundësoi gradualisht zëvendësimin e kapitalit me dijen si faktorin më strategjik të prodhimit.
Kompanitë aksionere kanë të domosdoshme transparencën financiare dhe nuk mund të egzistojnë atje ku raportimet financiare fallsifikohen në masë. Ky është shkaku kryesor që sipërmarrja shqiptare është zhvilluar pak në këto 35 vjet: bizneset vendase vazhdojnë të mbeten kryesisht biznese me bazë familjare apo partneritete të pak individëve; bizneset nuk kanë ndarë pronësinë nga menaxhimi—vazhdojnë të kontrollohen e menaxhohen nga pronarët; dhe janë kufizuar kryesisht në tregti dhe sektorë ku kërkohet pak dije dhe përparim teknologjik.
Pa u zgjidhur problemi i bilancave të dyfishta (raportimeve të rreme) sipërmarrja shqiptare do të mbetet njësoj e pazhvilluar dhe ekonomia e vendit anemike.
Financimi i mediave
Një rast kritik i informalitetit financiar është ai i mediave. Në një sistem demokratik, media ka mision t’i shërbejë interesit publik duke informuar qytetarët për vendim-marrjen publike dhe duke i kërkuar llogari pushtetit. Por tek ne, mediat i shërbejnë pushtetit dhe interesave të tjera ekonomike, në dëm të interesit publik.
Shkaku është financimi—mediat financohen përgjithësisht në mënyrë informale, direkt ose indirekt, nga pushteti dhe grupe ekonomike të lidhura me pushtetin. Më keq, kohët e fundit shantazhi dhe gjobvënia janë bërë burim i rëndësishëm financimi për shumë media.
Informaliteti (shpesh kriminalizimi) i financimit dhe fallsifikimi i financave çon në kapjen e mediave nga pushteti dhe interesat private. Prandaj, nëse nuk do të zgjidhet problemi i transparencës financiare, mediat nuk do të marrin rolin e domosdoshëm e të pazëvendësueshëm që kanë në një shoqëri demokratike.
Administrata publike profesionale
Pa administratë publike profesioniste nuk mund të ketë as mirëqeverisje, as demokraci. Por në Shqipëri administrata më së shumti i shërben interesave të partisë në pushtet. Partitë politike janë para së gjithash struktura të punësimit në shtet dhe shpëndarjes së favoreve qeveritare për anëtarët, veprimtarët dhe financuesit e tyre.
Njerëzit mbështesin partinë të fitojë zgjedhjet për t’u bërë ose mbetur drejtorë, shefa, inspektorë e punonjës në administratë. Policët, mësuesit, mjekët, juristët, ekspertët, specialistët duhet të mbledhin vota për partinë në vend që të mbrojnë, edukojnë, shërojnë, ndihmojnë, zbatojnë ligjin, hartojnë politika të shëndosha publike.
Pasojat janë shkatërruese: korrupsion dhe klientelizëm të kudo gjendur; punonjës civilë mediokër dhe pa integritet; ndikim i paligjshëm në zgjedhje. Në këtë mënëyrë, politika pushon së qëni konkurencë programesh e interesash legjitime dhe kthehet në një ankand paraprak për plaçkën që do vidhet më pas.
Kjo është ndoshta sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme të gjithave: krijimi i një administrate profesioniste që i shërben ligjit e interesit publik dhe jo partisë.
Administrimi jopartiak zgjedhor
35 vjet pas rënies së komunizmit, zgjedhjet në të gjitha nivelet administrohen ende në mënyrë partiake. Kjo rrit koston e zgjedhjeve, krijon hapësirë për manovrime e manipulime partiake, çfavorizon partitë e vogla e të reja. Veçanërisht, numërimi i qendërzuar i votave krijon vonesa në nxjerrjen e rezultateve dhe shumëfishon mundësitë për manovra partiake.
Rezultati i këtij sistemi janë zgjedhje me probleme, kundërshtime të rezultatit zgjedhor dhe trazira politike. Prandaj, administrim jopartiak i zgjedhjeve, të paktën në nivelet e ulta, është domosdoshmëri për të përmirësuar zgjedhjet dhe për të hequr një nga shkaqet kryesore të mungesës së stabilitetit politik në vend.
Kjo reformë do të mundësojnë uljen e klientelizmit dhe trysninë e presioneve partiake, duke i çliruar partitë nga ‘nevoja’ për shpërblyer me punësim e favore mijëra komisionerë e numërues votash.
Listës së mësipërme të reformave të pafolura mund t’i shtohen të tjera, por do ishte një artikull më i gjatë. Thelbi i çështjes është se asnjë nga këto probleme themelore nuk do të preket nga asnjë prej partive as në këto zgjedhje.
Të gjitha partitë duket se preferojnë mosndryshimin, pavarësisht se shumë flasin për ndryshime të mëdha e reforma të thella. Por ndryshimet që ato kanë bërë deri tani nuk prekin thelbin e sistemit politik-ekonomik të vendit. Këto ndryshime i ngjajnë pohimit ‘sa më shumë ndryshon, aq më shumë mbetet njesoj’./ CNA
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...