Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!
Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pr...

Më 27 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, një nga nenet e ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Thënë ndryshe, ligjin mbi të cilin funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion.
Dhe për këtë, gjykata ka një precedent. Bëhet fjalë për rastin e gjyqtarit Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, i cili kandidoi për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme pasi kishte kaluar me sukses procesin e vetingut. Hoxha nuk u emërua në këtë detyrë, pasi Komisioni i Posaçëm, që përbëhet nga dy prokurorë të SPAK-ut, një gjyqtar i Posaçëm dhe dy hetues të BKH-së, e skualifikoi. Shkak, sikurse pretendon Gerd Hoxha, aktualisht zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës, ishte një foto e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Fotoja, sipas Hoxhës, ishte një rastësi, pasi ai ishte i ftuar në një aktivitet të ambasadës britanike në Tiranë, ku u shkrep dhe imazhi që komisioni përdori si argument kundër tij. Por a ishte fotoja i vetmi argument që i çoi anëtarët e komisionit të votojnë kundër tij? Me gjasë, fotoja me Erion Veliajn është vetëm një indicie që ka çuar në vendimin ndaj gjyqtarit Hoxha, i cili, në funksionin e tij aktual, por dhe në atë që synon, e ka të qartë se integriteti i figurës është një element i rëndësishëm dhe herë-herë vendimtar për të qenë pjesë e GJKKO.
Pas vendimit për të mos e pranuar në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Hoxha vuri në lëvizje Gjykatën Administrative të Tiranës, dhe kjo e fundit investoi Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenin 6, pika 5 të ligjit nr. 95 të vitit 2016.
Ky nen parashikon shprehimisht:
“Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga:
a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
c) një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;
ç) një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Ligji i jep të drejtë Komisionit të kryejë verifikimet e nevojshme për pasurinë dhe figurën e kandidatëve për në SPAK dhe GJKKO. Ky komision i dorëzon institucionit të emërtesës brenda 120 ditëve një raport të hollësishëm që bëhet pjesë e dosjes së kandidatit.
Pikërisht brenda kësaj jave, Kushtetuesja do të shqyrtojë nëse ky nen bie ose jo ndesh me aktin themeltar të shtetit. Si palë të interesuara në këtë proces janë Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave.
Vendimi për çështjen në fjalë paraqet interes tejet të lartë, në kohën kur si mazhoranca ashtu edhe opozita janë investuar për të dobësuar SPAK-un, ndërkohë që ky institucion po kryen hetime penale ndaj njerëzve të rëndësishëm të politikës nga të gjitha krahët.
Gjyqtari Hoxha, padiskutim që është në të drejtën e tij legjitime të kundërshtojë në çdo shkallë të gjyqësorit vendimin që e ndaloi t’i bashkohej trupës së gjykatës antikorrupsion.
Por duket se vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese lidhet me interesa më madhore, që kanë në fokus dobësimin e strukturës së posaçme antikorrupsion. Sidomos në kontekstin e një Gjykate Kushtetuese, integriteti i së cilës është vënë në dyshim nga lëvizjet e fundit për zgjatjen e paligjshme të mandateve apo ndërhyrjeve për të çmontuar vendimin për përgjimet e…/ CNA
Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pr...
Përpara disa kohësh kam botuar një shkrim me titull: “Tre ...
Pasi u zbardhën përgjimet e bisedave me familjarët, Veliaj...
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si n...
Nuk e kam zgjedhur rastësisht titullin e filmit të regjiso...
Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të ...
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Dy muaj para votimit Edi Rama e ka shpalosur hapur strateg...
Para disa ditësh lexova se rastet e dhunës në familje ...
(Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën T...
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...