Të agjërojmë apo të votojmë?
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo ...

Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. Shumë pak veta kanë qenë përjashtim i rregullit. Për sa i përket Berishës, kjo nuk vlen (sikundër pretendojnë disa analistë), sepse ai nuk u largua kurrë.
Humbi zgjedhjet, ngeli kryetar i partisë dhe i opozitës, i fitoi ato pas disa vitesh; i rifitoi; i humbi për t’u “larguar”, i humbi përsëri edhe pse ishte në hije dhe përsëri do t’i humbasë, pavarësisht se pretendon se do të fitojë e do ta bëjë Shqipërinë Madhështore...
Arsyeja?
Ka një milion arsye pse opozita duhet të fitojë, ashtu sikundër ka po një milion arsye pse duhet t’i humbasë...
Dhe arsyeja e parë dhe më kryesore është reformimi, ndryshimi, modernizimi dhe përshtatja e opozitës me epokën e re. Reformimi në ide, burime njerëzore, vlera, meritokraci, program, retorikë e veprim.
Por a mund të ndodhë? Vështirë!
E kapur me thonj e dhëmbë pas së kaluarës; në kulte, njerëz, ide, retorikë e mentalitet opozita jonë nuk e ka seriozisht marrjen e pushtetit. Të qenët në opozitë është më komode për të. E “ngrin” kohën atje ku e tek kush i intereson, pa llogaritur që bota përreth nuk “ngrin”, as qëndron e as pret bashkë me të. Dhe, sa kohë që ajo ngujohet në pritje në kullën e saj të fildishtë, bota e njerëzit jashtë ndryshojnë e evoluojnë vazhdimisht pa pritur të zgjohet e të ndryshojë opozita që “do të rikthehet”!
Ndërkohë përpjekja e organizuar e qeverisë për të investuar e për të mos lejuar ekzistencën e një opozite serioze e konkurruese përkohësisht i ka dhënë dorë, por në fund të fundit në një moment do t’i kthehet kundër. Sepse ky investim kundër opozitës nuk ishte gjë tjetër veçse rezultat i një qëndrimi arrogant, ngaqë te pozita mbizotëron perceptimi autoritar se, duke qenë se nuk kishte opozitë për të ushtruar presion, gjithçka do të “rregullohej” siç donte ajo.
Opozita si kundërshtare e qeverisë nuk i intereson shumicës së elektoratit, përveç opozitës dhe ndjekësve të saj.
Në të kundërt, opozita si “qeveri e ardhshme” na intereson të gjithëve.
Natyrisht fragmentarizimi dhe pamundësia rrugëtojnë bashkë në politikë. Sa më shumë të ngelet jashtë e larg pushtetit opozita, aq më shumë e ka të pamundur, dobësohet e zbehen karakteristikat e saj qeverisëse.
Dikur Xhulio Andreoti ka thënë: “Pushteti dobëson atë që nuk e ka!”
Dhe le të mos gënjejmë veten. Do të jetë e vështirë që të ketë ndryshim të qeverisë aktuale në 11 maj 2025.
Përveç se nëse “qeveria e ardhshme” do të jetë e sotmja me ndonjë shtesë: të ndonjërit apo disave nga opozita e sotme.
Vullnetarët? Janë të rrallë, por jo e pamundur të gjenden.../ CNA
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo ...
Historia e një kombi nuk është thjesht një renditje kronol...
Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të panda...
Më 27 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë ...
Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pr...
Përpara disa kohësh kam botuar një shkrim me titull: “Tre ...
Pasi u zbardhën përgjimet e bisedave me familjarët, Veliaj...
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si n...
Nuk e kam zgjedhur rastësisht titullin e filmit të regjiso...
Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të ...
Janë ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë. Kanë qenë më sh...
“Po këtë vit buxheti nuk ka reformë fiskale!” – pohoi gaze...
Në harkun e më pak se 24 orëve Veliaj e humbi dhe betejën ...
Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pam...
Botuesi italian Carlo Bollino, i cili është kallëzuar në S...
Listat e kandidatëve për deputetë të partive u publikuan! ...
Nga Ilir Levonja Ngjarja që dominoi internetin dje, ishin...
Problemet nuk na kanë mposhtur kurrë. I kemi mbijetuar si pu...
"Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit", pohoi para media...
Televizionet shqiptare trajtojnë tema politike (lajme, int...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...