Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më rrallë, disa për fat të keq e kemi
të pamundur sepse janë tretur përgjithnjë nga kjo jetë, të tjerët se janë larg e të harruar në
hallet e tyre.
Dhe më paradoksalja është fakti që sebep i takimit në të shumtën e rasteve janë çunat a gocat
që vijnë nga jashtë, bie celulari, shkruhen mesazhet dhe grumbullohemi.
Kjo ndodhi para ca ditësh!
Më marrin në telefon dhe më thonë se ka ardhur Turi nga Italia e do të mblidhemi në filan
vend.
Shkova me mall dhe shumë dëshirë se kisha vite në mos dekada pa e parë.
Pasi u përqafuam zumë vend në tavolinën e madhe e po pyesnim njeri-tjetrin, për njeri-tjetrin.
Në të tilla sebepe, dhe jo vetëm, më shumë bisedat bëhen për ata që s’janë prezent; që ndjesë
paçin nuk jetojnë më, ose ata që nuk vijnë dot prej largësisë e halleve që kanë.
Pa e zgjatur shumë këtë hyrje, pra për ta lënë tek stadi i nxehjes dhe jo mërzitjes, u hap
muhabeti e po silleshin kujtime me qyfyre të kohës së rinisë. Po flitej për Tomin, mikun tonë që ka emigruar në Kanda dhe ushtron edhe atje zanatin e
inxhinierit, ishte i zoti dhe normal që i’a doli mbanë edhe në ‘botën e egër’.
Tomin student i dhjetës, pas mbarimit të fakultetit e emëruan në një institut, dhe ja hyri
studimeve të cilat i kishte pasion që në gjimnaz.
Ne vazhdonim të mblidheshim tek ura e Lanës para se të fillonim xhiron e darkës, ndërsa
shoku jonë filloi t’i rrallonte qefet e moshës dhe kjo binte në sy për herë e më shumë.
Kur dikush na pyeste filluam të shakatojmë.
-Ore ku është Tomi, se nuk po e shohim!!
-Aaaa, i’a kthenin sipas rradhës shokët, Tomi ka fillu një studim shkencor me vlera shumë të
larta për ekonominë socialiste.
-Eshtë në grupin e punës ke insituti...që po përgatit transformimet genetike për t’i formuar
shalqinët nga të rrumbullakët në katror.
Pyetësi normal që nginte supet, sepse ‘përgjigjia’ ishte aq e aktruar sa kapte nivele të larta
besueshmërie.
-E pse duhen të bëhen shalqinët katror kur natyra i ka krijuar mrekullisht si sfera, aq të
bukura!
-Këtu është vlera shkencore dhe ekonomike e studimit, futej në rol shoku tjetër, sepse rritet
rentabiliteti i transportit, ‘Albaniat’ që eksportojnë jashtë shalqinat ngarkojnë më shumë mall,
ulet kostoja, kursehet nafta, gomat, rritet fitimi.
Të gjitha këto tregoheshin aq besueshëm sa pas një farë kohe nuk po na dukej as ne më si rrenë, por e vërtetë.
Nga mesi i qyfyreve Turi prej padijes dhe kuriozitetit shoqëror m’u drejtua mua.
-Shoku, po ti je në punë apo ke dalë në pension!
-Jo jo, në krye të detyrës jam, s’më lenë të dal i thashë, sepse kam në dorë një studim dhe
duhet ta dorëzoj së paku vitin e ardhshëm.
Ngriti pak supet, me pak mosbesim në buzë me mendimin se unë mbetem ai që kam qenë dhe
i kaloj gjërat me shaka.
-Çfarë studimi është ky, ngriti vetullat me habi!!
-Po merrem me hulumtime të elementëve të hershme të kodit rrugor në Kanunin e Lek
Dukagjinit.
Kur hodha në tavolinë temën e ‘kërkimit shkencor’ të gjithë ndërprenë bisedat dhe u kthyen
nga ne të dy që po dialogonim qetësisht.
-Shtrëngoje imagjinatën, i dhashë kurajo vetes dhe m’u desh të bëja një farë ‘prezantimi’ si
para komisionit për mbrojtje të titullit.
Kuptohet aktrimi dhe faktet historike duhet të ishin sa më të besueshme sepse ‘auditori’
tavolinë i shoqërisë ishte me mesatare të lartë, nuk e hanin pa djathë.
-Dëgjoni...!
-Njerëzit kanë qarkulluar që në lashtësi, brenda hapësirave urbane të banimit, ashtu edhe në
distanca të largëta, përmes rrugëve të kalldrëmta, udhëve kafshare, shtigjeve e rrëpirave.
Për pasojë edhe atëhere kanë ndodhur aksidente, rrëzime, karrambolime, zënka e deri në
gjakderdhje, plagosje e humbje jete.
Këto na i sjellin si ngjarje legjendat, baladat, këngët e rapsoditë, sepse në mesjetë nuk kishte
institucione të shtetit modern, ‘polici rrugore’ INSTAT, etj.
Nga ‘prezantimi’ plot pasion pata përshtypjen se në ato momente pushuan bisedat edhe në
tavolinat ngjitur.
-Mos më turpëro, e pickova veten dhe vazhdova.
Leka, ky konstitucionalit i madh duhej t’i parashikonte të gjitha në mënyrë që shqiptarët të
mos vriteshin pa shkak, jo ti jo unë, liro rrugë se..., pse parakalove, unë i pari ti i dyti, pse ti e
jo unë etj etj.
Aq më tepër se jemi në kushte e mungesës totale të sinjalistikës moderne.
Po të vini re me kujdes Leka në Kanunin e vet ka kapituj të tërë që flet për menyrën dhe
detyrimin se si duhet të qarkullojnë shqiptarët, bie fjala ‘karvani me krushq’ ‘karvanet me gjë
e mall’, si duhet të veprojnë dy burra të armatosur që shkëmbehen në udhë si dy makina me
marsh automatik, pikat e ndalimit, Pit Stop-et, hanet, ‘benzinatat’ me sanë, rradha e pirjes së
ujtit, parkimet, pushimi i kafshëve..etj etj.
Legjendat e ardhura me shumë kolorite deri në ditët e sotme flasin se pikërisht në këto raste kanë ndodhur ngjarje të përgjakshme dhe kemi në shumë krahina në vende të ndryshme objekte të emërtuara të cilat tregojnë pikërisht për këto ‘aksidente’.
Psh!
Shtegu i krushqëve, pusi i nuseve, vorri ashikut, etj etj.Ndala pak sa të ndërroja slides pasardhës dhe vazhdova më tutje.
-Pra!
Po ta vini re me kujdes Lek Dukagjini ka qenë shumë largpamës!
Jo vetëm që ka bërë të mundur disiplinimin e qarkullimit për kohën me mjetet dhe rrugët e
atëhershe, por ka ulur numërin e aksidenteve, të vrarëve e të plagosurve, e mbi të gjitha na ka
sjellë edhe tharmin e krijimit të një kodi modern që sot e quajm; ‘Kodi Rrugor i...’.
Ndala këtu ‘prezantimin’ tim për dy arsye:
Frika se mos ma kopjonte kush studimin dhe e paraqiste si të vetin.
Se pak plagjiatura ndodhin sot, hajde zgjidhe pastaj të drejtën e autorit!
Dhe e fundit, i bindur se i pata mbushur mendjen jo vetëm Turit të ardhur nga Italia, shokëve
shoqeve aty pranë, por edhe tavolinave rreth e rreth.
Ja ç’të bën fantazia!
Të hedh nga shalqinët katror të Tomit, tek elementët e kodit rrugor ne Kanunin e Lek
Dukagjinit.
Arsyeja takimi me shokë e miq pas kaq vitesh e dekadash!/CNA
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Në vitin e mbrapshtë ’97, ushtria shqiptare u zhbë brenda ...
Sot mbushen 40 vite që “Hitleri” i pasluftës së dytë botër...
Nga Beqir SINA "Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin d...
Propozimi i Agron Shehajt për të mbyllur RTSH-në (se është...
Në esenë e tij të mrekullueshme “Realitete shqiptaro-ameri...
Mero Baze është emër i spikatur në Shqipëri. Nëse para 10-...
Zdrromsi paska folur për Qytetin Studenti duke u mburrur s...
Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpall...
Në çdo vend normal kjo do të kishte ndodhur prej kohësh. ...
Heshtja e Jorida Tabakut rreth videos së publikuar 2 ditë ...
Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jetoni, brenda dhe jasht...
Në mëngjesin e qetë të Bajramit, sheshi përballë një p...
Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacio...
Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. S...
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo ...
Historia e një kombi nuk është thjesht një renditje kronol...
Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të panda...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...