“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një kafe të Bajram Currit me Kujtën, patronazhist i njohur i Rilindjes.
Sadiku kishte ardhë në qytet me shpresën mos kap ndonjë blerës vote. Ka 5 fëmijë, 3 prej të cilëve me të drejtë vote. Me vete kishte bërë një llogari për të kapë një 200-she minimumi (4 vetë nga 50).
Por kur dëgjoi thashethemin se ishte kapë një i PD-së që blinte vota me nga 500 Euro, një dritë gëzimi ia kaploi shpirtin. Tha me vete:
- “Do lidhem me Kujtën, djalin e tezes, patronazhistin. Po e pyes një herë atë. Kur PD e paska 500 këta duhet ta kenë edhe më mirë.”
I ndriti fati sapo u fut te Turizmi. Kujta e pa nga larg dhe e ftoi në tavolinë.
- “Hajde tezak, ke hupë krejt. Nuk të kam pa prej vitesh. Shqipnia po ecën para tezak, Rilindja ia zdriti faqen”
- “ O tybe mirë boll osht bo, veç njerëz nuk kanë mbetë se shkolla e ara djerrina boll ka. Edhe me hongër osht bo keq, nuk po kena ku me punue. Deshta me të pyetë, a dite gjo për ndonji votë, a ka gjo knej kah ju? Më thanë se ka shkue 500 Euro nga PD-ja”
Kujtimi: -“Ata e vodhën dhe e ropën kët vend tezak. Ne puno e vuaj, ata vidh e vrit. Duhet të jesh mirënjohës tezak. 5 miliardë Euro erdhën nga turistët vjet në Shqipni! Nga 2000 Euro për çdo banor i bjen.
Sadiku:- “Tybe me i pasë qato pare të turizmit që po thua ti, ose gjysmën e tyne, e kisha votue edhe Enver Hoxhën. Po s’ka mrri gjo te unë o lum tezaku. Prandaj të pyeta, a mos keni me nda gjo për ne”.
“Shiko tezak, Tropoja është pak larg, plus edhe jo mirënjohëse sa duhet. Por Kryeministri ynë nuk na harron kollaj. Ju ka sjellë vetë Shalësin, një kolonjar. Asht pasardhës i Nolit e Konicës ky Shalësi. Ky tash po i rregullo punët”.
Sadiku: -A këtij duhet me i thonë për paret e votës a”?
Kujta: “Jo tezak, ky është ideolog i Rilndjes. A të kujtohet që pat deklarue në Televizor: “Ne kurrë nuk do vjedhim si këta”?
Ju skeni pa ditë gjo hiç. Jepshi ndonjë pare nën dorë, kryej punë e hec matanë. Si në kohë t Zogit. Jo tezak. Shalsi u premtoi shqiptarëve modernizimin e vjedhjeve, shpikjen e sistemeve 5D, koncesionet, PPP-të, investitorët strategjikë dhe kanabisin. Ti e ke mbrenda dhe ske kuptue gjo hiç. Të vje ifar lezeti, nuk të bohet me lëviz hiç. Ose lëviz lehtë para mbrapa…”
Sadiku pa e kuptu e kishte fillu atë lëvizjen...
Kujta ishte veshë bukur, me një kostum të markës JP, këmishë më të bardhë se bora e alpeve, këpucë lustrafini të zeza dhe… I kishin mbirë flokë të reja! Sadiku u hutue. Vetë ishte dy tri vjet më i ri por iu duk vetja si baba i Kujtës.
- Kujte, pash zotin çka ka ndodhë me flokët e tu?
- Tezak, deputeti Shalsi e ka sjellë edhe në Tropojë transplantin e flokëve. Me një investim 10 mijë Euro të mbijnë flokët si me qenë beb. Tropoja ka pasë shumë nevojë për kët investim…”
- “Po për qat punën e votës me 500 Euro, a bohet gjo. Më kishi nderue. Marr 2,000 Euro, e shtyj vitin…”
- “Tezak, po çfarë vote 500 Euro more burrë, a je çmenë a. Po ai që kapi policia i joni o kanë. I dhamë një 10 she me bo nja 6 muaj burg e të deklarojë që jam i PD-së dhe po blej vota. Të kam thanë, këta jon pa fantazi, e hanë kallyp çka tu thuhet…”
- “Ani tezak, a bohet gjo me mi dhanë edhe mue do pare e po deklaroj që kam tentue me ble vota për PD-në. Me 10 mijë Euro shkoj kollaj në burg une.”
- “Ahhhh tezak, tash ke fillue me e kuptue si duhet. Kjo është drita që vjen nga Rilindja. Ndriçon edhe Bradozhnicën. Nesër po e rregullojmë kët punë”.
Sadiku u lumturua. Me 10 mijë euro e shtynte dy vjet jetesën në Bradozhnicë./ Marrë nga rrjetet sociale të Ermal Mulosmanit
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Në vitin e mbrapshtë ’97, ushtria shqiptare u zhbë brenda ...
Sot mbushen 40 vite që “Hitleri” i pasluftës së dytë botër...
Nga Beqir SINA "Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin d...
Propozimi i Agron Shehajt për të mbyllur RTSH-në (se është...
Në esenë e tij të mrekullueshme “Realitete shqiptaro-ameri...
Mero Baze është emër i spikatur në Shqipëri. Nëse para 10-...
Zdrromsi paska folur për Qytetin Studenti duke u mburrur s...
Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpall...
Në çdo vend normal kjo do të kishte ndodhur prej kohësh. ...
Heshtja e Jorida Tabakut rreth videos së publikuar 2 ditë ...
Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jetoni, brenda dhe jasht...
Në mëngjesin e qetë të Bajramit, sheshi përballë një p...
Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacio...
Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. S...
Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo ...
Historia e një kombi nuk është thjesht një renditje kronol...
Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të panda...
Më 27 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë ...
Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...