“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e rënda ndodhin përherë për ‘mustaqet e Çelos’!
Çdo ditë rëndom sheh në titra lajme me të tilla përmbajtje. ‘Viktimat ishin shokë, po pinin bashkë dhe u grindën për shkaqe banale’.
Kjo fjali ka zënë vend bukur mirë në fjalorin e justifikimit duke mos na shpjeguar asnjëherë se kush janë ‘zërat’ që i përfshin kjo frazë aq bajate.
Nga pija e mezja, shakaja dhe dollia ‘shokët’ e çojnë dorën fare lehtë te këmbëza e kobures dhe doreza e kamës.
Përfundimi dihet; plagosje, vrasje, gjakmarrje, burgosje, arratisje në drejtim të paditur, kërkim ndërkombëtar.
E kam menduar disa herë, edhe pse s’më ka ardhur për shtat se kjo sjellje duhet të ketë qenë tharmi yni, natyrë, temperament, moral a formim personaliteti nacional.
Me sytë mbi këto lajme të shkruara plot pasion e të përfolura gjithë oreks studiove nga analistë parathithës, vëzhgimi më treti te kënga çame që e interpreton aq bukur Maja, labja plot gjallëri.
Edhe personazhet e këngës çame të Majës te ky motiv e kanë fillesën e krimit!
Ka aty tavolinë, muhabete, raki, meze, duhan, këngë e valle e në fund edhe intriga, ngacmime, zbrazje të gojës, i cili vjell pikërisht atë vrer që ka brenda barku.
Si në titrat e 'news'-eve edhe teksti na ofron të njëjtin subjekt, aktorët janë miq e shokë, janë shtruar e pinë raki, konsumojnë ushqime e muhabete dhe për ‘shkaqe banale’ në fund ka një vrasje prej së cilës lindi kjo këngë.
Edhe kritikët më të aftë do ta kishin të zorshme në analizën e tyre të tregonin me gisht ‘heroin’ apo ta përcillnin në tekste mesazhin për brezat e ardhshëm.
Zhytur ndër ato vargje e në zërin plot kolorit të këngëtares të duket për një çast sikur po ‘noton’ në tragjeditë shekspiriane, skenat, personazhet e mjetet me të cilat shkrimtari ka sjellë te ne kryevepra me përmasa botërore të pashoqe.
Prek aty në tekst Otellon, Desdemonën, gruan e Resul Agës, Jagon ‘mikun’ në tryezë, intrigën, shaminë e dorës, thikën, xhelozinë e burrit dhe në mbyllje refrenin e çdo fundi fatal, vrasjen, gjakun, tragjedinë e një dashurie a martese të qetë.
Sherri edhe aty nis për ‘shkaqe banale’, një bisedë, një tejkalim kufiri, një prekje sedre burri...
-Të bukur grua që paske bre Resul Aga!
Kaq ka mjaftuar për të zgjuar ato instinkte që po flinin brenda qenies së një burri tavoline; xhelozinë, dyshimin, përmbysjen e çdo gjëje që deri atë ditë kishte jetuar në rrjedha normale.
Resuli ul gotën, ngre kokën dhe e sheh në sy njeriun që ka përballë, bashkëfshatarin, mikun.
-Ku ma pe, ku e ke parë që ma mollois!
Kaq ka mjaftuar që Jago, shoku i rakisë, të shpalosë intrigën e thurur dhe për ta bërë sa më të besueshme të ‘vërtetën’ e tij shkon më tej...
-E pashë një ditë në krua tek po mbushte ujë, i hodha nja dy-tri fjalë, ajo m’i pranoi, i dhashë shaminë e dorës, ajo ma pastroi.
E gjithë kjo ‘rekuizitë’ drame është e mjaftueshme për ta pranuar si të ngjarë atë që intriguesi e ka ngjyer me helm e ligësi, ndërsimin ‘motivin banal’ për një krim, vrasje.
Sensualitetin e gruas në krua, me bucelë në sup, me llërët e bardha përveshur e hiret e trupit, flokët që derdhen poshtë gjoksit si uji i ftohtë i burimit, si dhe duart e bukura e shamia e dorës.
Të gjitha këto kanë një përputhje gati-gati ‘plagjiature’ mes këngës çame e letërsisë shekspiriane, pa të cilat nuk mund të shkohet drejt aktit final, vrasjes.
Ashtu si Otello i zi edhe Resuli do binte lehtësisht pre e fantazisë dhe ‘provave’ të pakundërshtueshme, trazuar me avuj rakie e tym duhani në tavolinë të ashtuquajtur shoqërore.
‘Viktimat ishin shokë’, thuhet në titrat e lajmit sot, njëlloj si ‘miqtë’ në tekstin e këngës!
I fola m’u përgjigj, pra më pëlqeu... i dhashë shaminë e dorës, ma pastroi…
D.m.th.; Resul paske grua të bukur dhe e bukura gjithnjë ta dredh, nuk është besnike, e lakmojnë të gjithë, dorëzohet, tundohet, ta hedh.
Sepse dora, prekja kanë shumë sentiment, nuk mund t’i jepen gjithkujt, e pas saj me siguri vjen puthja, shtrati, akti fatal, tradhtia bashkëshortore.
Ndaj Resuli i këngës çame nuk vret shokun e tavolinës, por gruan, Desdemonën, qenien e pafajshme, e beson Jagon ashtu siç e ka besuar edhe Otello në dramën e Shekspirit.
-Resul Aga qe i pirë, vajti në shtëpi. Mori thikën dhe e theri o gruan e tij...
Fatkeqësisht jemi në të njëjtin qervull, e nesërmja në të dyja kohët sjell të njëjtin refren, pendimin, me të vetmin ndryshim:
Resulin e gjejmë të përlotur mbi varrin e Desdemonës së gjorë të sjellë në këngë që po e dëgjojmë nga Maja, ndërsa krimineli i sotëm qëndron pas hekurave, në titra lajmesh, skuthur brenda fjalisë së komunikatës zyrtare; ‘vrasje për motive banale’./ CNA
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...