Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...

Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjullurdi kjo që çuditërisht nisi nga SPAK-u, dhe që u mbush pastaj me të vërteta dhe të rreme, me krahasime dhe hiperbolizime, më vendosi përpara faktit se duhet të shkruaj për të, në të mirë të informimit të publikut.
Unë jam një nga audituesit e fondeve të Partive Politike si në fushatë zgjedhore ashtu edhe të pasqyrave financiare vjetore, e në këto kushte mendoj se mund t’i lejoj vetes të prononcohem lidhur me kontratën që Partia Demokratike ka lidhur me subjektin “Continental Strategy” LLC.
Për të dhënë një opinion sa më të qartë i jam referuar Kodit Zgjedhor, Ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” si dhe Rregullore për financimet mbi të cilat unë dhe kolegët e mi mbështetemi për të dhënë opinionet tona në lidhje me mënyrën e përdorimit të fondeve.
Kodi Zgjedhor në Pjesën e tij të Shtatë (Pjesa VII), përcakton rregullat e financimit të subjekteve politike në Zgjedhje dhe Fushatë Zgjedhore, dhe në këtë seksion ligji vendos kufizime në lidhje me kufirin që individë persona juridikë ose privatë nuk duhet të kalojnë në financimet e tyre, por Kodi Zgjedhor në asnjë pjesë të tij nuk përcakton kufizim financimi të subjekteve politike në periudhat jashtë fushatave.
Ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” neni 17 përcakton:
Neni 17
Burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga kuotat e anëtarësisë, nga fondet publike, duke përfshirë edhe ndihmën financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit të miratuar me ligj nga Kuvendi, fondet jopublike, të cilat janë dhurimet financiare, dhurimet në natyrë, shërbimet, sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme, si edhe çdo transaksion tjetër financiar.
Si Kodi Zgjedhor po ashtu edhe Ligji për Partitë Politike, kanë një ndalim taksativ, i cili përcakton:
Ndalohet ndihma financiare dhe materiale nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, si dhe nga ente vendase publike ose me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror. Lejohen dhuratat dhe ndihmat që vijnë nga parti ose bashkime ndërkombëtare partish, nga organizata e fondacione politike, vendase e të huaja, si dhe nga individë, persona fizikë e juridikë privatë vendas.
Bazuar në sa kam sqaruar më sipër po vazhdoj me analizën e kontratës, e cila sipas gjykimit tim mbështetur në legjislacion, është një financim në natyrë, në favor të Partisë Demokratike nga një fondacion i përfaqësuar nga shtetasi Nuredin Seci.
Pasi e lexova kontratën e lidhur mes subjektit politik Partia Demokratike dhe subjektit “Continental Strategy” LLC, unë në rolin e një audituesi kontrollova dy përcaktime të cilat Kodi Zgjedhor dhe Ligji i Partive Politike i vendos si të ndaluara:
1-Që një individ, person fizik apo juridik, në Fushatë Zgjedhore, nuk mund të financojë më shumë se 1.000.000 lekë të rinj.
2-Që ndalohet ndihma financiare nga individë, qeveri apo ente të huaja.
Kontrata përcakton ofrimin e shërbimit përgjatë dy vjetëve të aktivitetit të subjektit politik Partia Demokratike, pra jo në fushatë zgjedhore, por në aktivitetin e saj dyvjeçar.
Në këto kushte pika e parë që bën pjesë te kriteret ndalesë të ligjit, NUK SHKELET.
Kontrata përcakton se subjekti politik Partia Demorkatike nuk ka detyrim financiar për pagesë, por se për të ka garantuar shtetasi Nuredin Seci. Ngelet vetëm të zgjidhet çështja nëse personi është me shtetësi shqiptare apo jo.
Në lidhje me mundësinë financiare të pagesës së kësaj kontrate, atë e shikon SHBA-ja, nuk besoj se SPAK-u ka aq aftësi duke qenë se nuk ka pasur aftësi të gjejë se ku kanë shkuar milionat e eurove të inceneratorëve, sterilizimit, checkup-it, "5D"-së etj., etj.
Kjo kontratë do të kishte problem nëse pasi të mbaronte viti 2025 dhe subjekti Partia Demokratike të mos e deklaronte në pasqyrat e saj financiare.
Në vazhdim të gjithë kësaj, kam një pyetje për SPAK-un, kot sa për kureshtje:
A ka kontrolluar ndonjëherë se si shpenzohen fondet tona publike nga partitë politike?
Po për kureshtje dhe një pyetje tjetër:
A ka hetuar SPAK-u se si i shpenzoi Luli 171.143.429 lekë domethënë 1 milion e 710 mijë euro, në vitin 2023 në zgjedhjet kur nuk kishte as kandidatë?/ CNA
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...