Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhvatjet, mashtrimet, prostitucioni shtetëror publik, krimi po shtetëror publik, blerja e votës, burgosjet publike..., të gjitha u harruan mjaft të dalë një kontratë parash karshi emrit Berisha se të gjitha monstruitetet 12-vjeçare qeveritare harrohen... Nuk ka më rëndësi se çfarë dëmi kolasal i ka sjellë Shqipërisë, për shembull lali Eri me shumat që u jepte VIP-ave narkotikë, fenomeni "Berisha" i mund të gjitha dhe po në emër të këtij fenomeni, çdo kaste krimineli qeveritar shqiptar i lind e drejta “e shenjtë” të vjedhë me shifra tre a katërfish më shumë.
Për shembull kur bën marrëveshje Berisha me Greqinë, ta zëmë për kufirin detar, e quajnë tradhtar. Kur bën marrëveshje Edi Rama, po me Greqinë, po për kufirin detar, askush nuk flet. Madje edhe kur shet territore strategjike si porti i Durrësit apo Ishulli i Sazanit, prapë askush nuk flet. Sikur t’i bënte Berisha, do ulërinin, tradhtari, krimineli etj.
Po assesi kur i bën Edi Rama. Assesi kur Gjykatat në Amerikë nxjerrin zbuluar se si qeveria shqiptare përmes një ish-agjenti të Sigurimit ka blerë po një agjent të korruptuar, i cili ka lobuar për të shpallur "non grata" ish-liderin e opozitës. Këtu askush nuk flet, madje e quajnë normale dhe të merituar. Ashtu sikur edhe tani me këtë faturën e 6 milionë dollarëve ku gjoja shqiptarët apo Partia Demokratike po paguajnë si lobim për heqjen e "non grata"-s së Sali Berishës, kanë ndezur motorët e propagandës mbi gjoja shpërdorimin e taksave të shqiptarëve.
Thuajse 99% e shtypit shqiptar, një mekanizëm thuajse 99% informal, pasi nuk është fitimprurës, nuk mbahet me të ardhurat e veta, por sponsorizimet e tipit të lali Erit, një ekonomi prototip i vjedhjes publike dhe hapur, po tymos gjithë shqiptarinë me një kontratë lobimi 6 milionëshe. Pavarësisht se sipas atyre pak informacioneve mbi faktin se janë një grup shqiptarësh me emër dhe mbiemër të cilët po paguajnë, prapë mediat e propagadës ua ngjeshin taksapaguesve shqiptarë.
Kur Shqipëria e qeverisë Rama humb gjyqin e Arbitrazhit dhe si përfundim i duhet të paguajë një dëm kolosal prej 120 milionë eurosh, për shkak të një mase absurde të mbylljes së një televizioni, askush nuk flet, heshtin. Megjithatë sot po vlojnë grerëzat, të bindur se 6 milionëshi është më i madh se 120 milionëshi.
Pra, për një shifër 6-milionëshe mbi një lobim me para të deklaruara, e gjitha e suportuar në atë farë feje sa bufi, këneta, çyryku, krimineli po pastron figurën e tij. Madje korit të propagandës i janë bashkuar edhe ish-berishistët të cilët humbën peshën e karriges, humbën postin e të të ndenjurave.
Në fund të fundit, edhe pse asgjë të kundërligjshme nuk ka derisa nuk ka shkelje ligjore të legjislacionit si amerikan edhe atij shqiptar, derisa paratë janë të deklaruara, prapë shqetësimi nuk është te transparenca, por te një mllef, i cili i ka mbajtur në pushtet kastën më antikombëtare, më antidemokratike, më antisociale, kastën Rama.
120 milionë dëm shtetëror nuk janë asgjë përballë 6 milionë të lobimit të Sali Berishës. Por le të sqarojmë së pari se ky 6-milionësh në valutë është produkt i po një lobimi meskin qeveritar, me qëllim afatgjatë për likuidimin e opozitarizmit në vend.
Dhe së dyti, në gjithë këto vite Sali Berisha e ka trajtuar "non grata"-n me një përgjegjësi gati prindërore, dhe, mirë ka bërë. Ai prind që nuk lufton të qartësojë pozicion kristal përballë familjes së vet, mos qoftë prind. Por Saliu ka gabuar shumë dhe vazhdon të gabojë në këmbënguljen si çështje personale. Mund të distancohet si person, mund të distancohet si intelektual, por jo si misionar, pasi "non grata" nuk i përket më atij, por historisë së demokratëve, kalvarit gati kristian në përndjekjen dhe persekutimin sa social aq edhe politik të shtetit. Persekutimit politik të lidershipit me metoda kremliniste aq sa mjafton të përmendësh Berishën, firmat piramidale, Gërdecin apo 21 janarin e "Top Channel"-it dhe ke të drejtën të fshish nga faqja e dheut krimet 45-vjeçare të diktaturës së proletariatit.
Përse sot Berisha ka kaq përfitim elektrizues për regjimin neokomunist të Tiranës, arsyeja është e thjeshtë... e filloi 78 vjeç me një foltore derë më derë dhe sot nuk shikon më një opozitë të dobët, pa ngjyrë, pa frymë dhe pa program. Nuk shikon më një opozitë gjoja republikë të re, por një opozitë puro si ajo e '92 kur shqiptarët kishin vetëm një ëndërr, të çiltër dhe të madhe, ta bënin Shqipërinë një demokraci perëndimore. Sigurisht këtë nuk mund t’ia falin askujt, mund të heqin qafe këdo. Berisha nuk bën përjashtim.
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...